Shfrytëzimi i punëtorëve të dëshpëruar nuk duhet të shndërrohet në ‘normalitet të ri’, thotë eksperti i KB

August 17, 2020

GJENEVË (30 korrik 2020) – Shfrytëzimi i pacipë i punëtorëve të rrezikuar, përfshirë shumë gra dhe fëmijë është rritur në mënyrë alarmante gjatë kohës së pandemisë KOVID-19 dhe ka nevojë për masa të reja urgjente në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar për të ndihmuar në çrrënjosjen e këtij fenomeni, tha sot një ekspert i KB.

Ata që kanë humbur vendet e punës dhe që kanë arritur në gjendje urie – për shembull në turizëm ose punë shtëpiake janë detyruar të pranojnë kushte edhe më eksploatuese, tha Raportuesi special për trafikimin e njerëzve, Maria Grazia Giammarinaro. Ajo e ka dhënë këtë deklaratë me rastin e Ditës ndërkombëtare kundër trafikimit të njerëzve:

„Njerëzit që punojnë në sektorë që konsiderohen thelbësorë gjatë kohës së pandemisë KOVID-19, siç janë bujqësia ose transporti dhe dërgesat, ishin të detyruar të punojnë nën presion, madje edhe jashtë orarit të punës dhe pa masa përkatëse të sigurisë. Fëmijët në raste urgjente janë në veçanti të rrezikuar ndaj formave më të këqija të angazhimit të fëmijëve në punë. Njerëzit që shfrytëzohen në prostitucion dhe në industrinë e seksit, kryesisht gra dhe vajza, kanë mbetur në uri nga tregtarët dhe eksloatuesit e tyre gjatë kohës së karantinimit dhe pas përfundimit të tij kanë qenë të ekspozuara ndaj një shfrytëzimi më të dhunshëm dhe më ekstrem.

Sa i përket krizës aktuale dhe situatës që ballafaqohen miliona punëtorë, ndikimi i pandemisë konfirmon se kjo prirje ekziston akoma – madje edhe sot – drejt rritjes së eksloatimit të rënduar, përfshi edhe shfrytëzimin në kontekst të trafikimit të njerëzve.

Përkundër kësaj, jam e bindur se ka nevojë për një ndryshim rrënjësor sa i përket parandalimit dhe luftës kundër trafikimit të njerëzve, i cili ndyrshim duhet vërtet të frymëzohet nga një axhendë e të drejtave të njerit, për të qenë me të vërtetë efektive.

Këtë vit është 20 vjetori i “Protokollit të Palermos” të KB-së që plotëson Konventën e KB kundër krimit të organizuar transnacional, instrumenti kryesor ndërkombëtar për trafikimin, por veprimet kundër trafikimit mbeten të kufizuar në një sferë të veçantë të aktiviteteve të autoriteteve të zbatimit të ligjit, ndërsa shfrytëzimi në masë të madhe po ndodh në shumë sektorë ekonomikë duke kaluar pa u vënë re dhe po bëhet një pjesë sistemore e ekonomive tona, në të gjithë botën.

Është koha të shkojmë përtej Protokollit të Palermos dhe nevojës për një vizion të ri. Protokolli duhet të interpretohet dhe zbatohet në këndvështrimin e të drejtave të njeriut, në linjën e ligjit të butë, siç janë Parimet dhe Udhëzimet e rekomanduara të OHCHR për të drejtat e njeriut dhe trafikimin e njerëzve dhe praktikat gjyqësore të gjykatave për të drejtat e njeriut; qeveritë duhet të ndarrmarrin ndryshime të thella në legjislacionin kombëtar kundër trafikimit të njerëzve dhe akteve nënligjore, të cilat duhet të harmonizohen me standardet për të drejtat e njeriut. Sidoqoftë, kjo ndoshat nuk do të jetë e mjaftueshme dhe shtetet duhet të mendojnë drejt miratimit të një instrumenti të ri ndërkombëtar në lidhje me eksloatimin, nga një qasje e bazuar në të drejtat e njeriut.

Me qëllim të promovimit të qasjes së bazuar në të drejtat e njeriut për luftën kundër trafikimit të njerëzve, legjislacioni ndërkombëtar dhe kombëtar duhet të ndryshohet në 5 drejtime:

1) Shtetet dhe bizneset duhet të obligohen, veçanërisht në sferën e parandalimit, të sigurojnë qasje në ilaçet efektive, përfshi edhe zinxhirët e furnizimit dhe masat afatgjata drejt inkluzionit social të viktimave të trafikimit të njerëzve dhe personave të ekploatuar, përfshi edhe masat bazuar në të drejtat e fëmijëve;

2) personat e trafikuar dhe të shfrytlzuar duhet të lejohen të apelojnë vendimet refuzuese për ndihmën dhe statusin e tyre të qëndrimit;

3) parimi i mosndëshkimit duhet të zbatohet për çdo veprimtari të paligjshme ku përfshihen persona të trafikuar si pasojë e drejtpërdrejtë e trafikimit të tyre;

4) fondet e nevojshme duhet t’u sigurohen organizatave joqeveritare për t’u përballur me një zonë më të gjerë të personave të shfrytëzuar;

5) Ligjet dhe rregulloret për imigracion duhet të ofrojnë në dispozicion kanale të rregullta, mur mbrojtës midis shërbimeve sociale, inspektorëve të punës dhe procedurave gjyqësore, kontrolleve të imigracionit dhe rregulloreve të agjencive për punësim dhe ndërmjetësim.

Ndërsa Shtetet kanë për obligim që ta ndëshkojnë trafikimin e njerëzve për shkak të shfrytëzimit seksual në përputhje me Protokollin e Palermos të KB-së, prostitucioni si i tillë duhet të dekriminaliziohet kudo në botë, në mënyrë që t’u mundësohet viktimave të trafikimit të paraqiten dhe të denoncojnë shfrytëzimin pa frikë se do të privohen nga liria ose të paditen për shërbime seksuale. Për më tepër, asnjë masë kundër trafikimit të njerëzve nuk duhet t’i dëmtojë të drejtat e njeriut të personave të shfrytëzuar – kryesisht gra dhe vajza – që t’i përkeqësojnë kushtet e tyre të jetës ose të ndikojnë negativisht mbi aftësinë e tyre për të shmangur shfrytëzimin edhe më serioz.

Të gjitha masat kundër trafikimit të njerëzve duhet të jenë të ndjeshme ndaj gjinisë. Sa i përket parandalimit, shkaqet kryesore siç janë pabarazitë gjinore dhe diskriminimi gjinor, përfshi edhe qasjen e kufizuar të grave në resurset materiale dhe kulturore, dhuna në familje dhe ajo seksuale dhe dhuna seksuale e shoqëruar me konflikte duhen të trajtohen në mënyrë efektive. Sa i përket inkluzionit social të viktimave të trafikimit të grave dhe vajzave, masat afatgjata duhet të kenë karakter transformues dhe të mos formësohen mbi bazat e stereotipeve gjinore. Raporti domethënës midis grave që japin dhe marrin kujdes janë thelbi i fuqizimit të grave dhe duhet të konsiderohen si burim i praktikave të bazuara në të drejtat e njeriut, kudo në botë. “

Eksperti: z. Maria Grazia Giammarinaro – Raportuese speciale për trafikimin e njerëzve, në veçanti të grave dhe fëmijëve

Maria Grazia Giammarinaroështë Raportuese speciale për trafikimin e njerëzve, në veçanti të grave dhe fëmijëve, ka qenë një gjykatëse që nga vitit 1991. Ajo ka shërbyer si gjykatëse paraprake në Gjykatën Penale në Romë dhe aktualisht shërben si gjykatëse në Gjykatën Civile në Romë. Në shkurt të vitit 2019, ajo u emërua profesor ndihmës i të drejtave të njeriut në Qendrën irlandeze për të drejtat e njeriut, Shkolla e drejtësisë, Universiteti Kombëtar i Irlandës, në Galway.Më herët, ajo e ka hartuar Direktivën e BE-së për parandalimin dhe luftën kundër trafikimit të njerëzve dhe mbrojtjen e viktimave të tij, kurse paraprakisht e kishte hartuar edhe legjislacionin italian mbi trafikimin e njerëzve, aktiviteteteve gjyqësore kundër diskriminimit dhe urdhëresave për mbrojtje nga dhuna në familje.

Raportuesit specialë janë pjesë e asaj që quhet si Procedura speciale të Këshillit për të drejtat e njeriut. Procedurat speciale, organi më i madh i ekspertëve të pavarur në sistemin e KB-së për të drejtat e njeriut është emri i përgjithshëm i mekanizmave të pavarur për zbulimin e fakteve dhe monitorimin e Këshillit, që përfshijnë situata specifike në vend ose çështje tematike në tërë viset e botës. Ekspertët për procedura speciale punojnë në mënyrë vullnetare; ata nuk janë personel i punësuar në KB dhe nuk marrin paga për punën e tyre. Ata janë të pavarur nga cilado qeveri ose organizatë dhe shërbejnë nën kapacitetin e tyre individual.

Për më shumë informacion dhe kërkesa nga mediat, ju lutemi të kontaktoni z. Clara Pascual de Vargas cpascualdevargas@ohchr.org ose z. Roberta Serrentino mserrentino@ohchr.org )

Për hulumtime të mediave në lidhje me ekspertët e pavarur të KB, ju lutemi kontaktoni Renato de Souza (+41 22 928 9855 / rrosariodesouza@ohchr.org) dhe Kitty McKinsey (kmckinsey@ohchr.org)

Ndiqni lajmet në lidhje me ekspertët e pavarur të KB për të drejtat e njeriut në Twitter@UN_SPExperts.

A jeni të shqetësuar për botën në të cilën jetojmë?
Atëherë NGRIHUNI për të drejtat e dikujt sot.
#Standup4humanrights
dhe vizitoni faqen e internetit 
https://www.standup4humanrights.org