Torturë dhe veprim jo human
Veprimi i policisë
Komiteti i Helsinkit e mbikëqyr veprimin policor dhe siguron ndihmë juridike në raste individuale të tejkalimit të autorizimeve policore dhe mbrojtjen e viktimave nga brutaliteti policor. Komiteti do të vazhdojë të angazhohet për profesionalizimin e shërbimeve të sigurisë, mbikëqyrje të forcuar mbi punën e tyre dhe sensibilizim gjatë veprimit me grupet vunerabile të qytetarëve.
Institucione të mbyllura dhe torturë, veprim dhe dënim jo human dhe degradues
Komiteti i Helsinkit e mbikëqyr gjendjen në institucionet e mbyllura dhe vende të tjera në të cilat kufizohet ose hiqet liria e lëvizjes, ku qytetarët janë vënë në pozitë më të cenueshme dhe rrezik për shkeljen e të drejtave të tyre në pajtim me standardet nacionale dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Komiteti vepron në lidhje me të gjitha parashtresat të cilat kanë të bëjnë me kushtet, trajtimin, mbrojtjen shëndetësore, ri socializmin dhe realizimin e të gjitha të drejtave të tjera në institucionet e tipit të mbyllur, në pajtim me standardet dhe parimet ndërkombëtare.