Shtëpi e sigurt

Shtëpia e sigurtë është qendër strehimi për personat LGBTI+ viktima të dhunës në bazë të orientimit seksual dhe/ose identitetit gjinor të cilët janë në rrezik nga mungesa e strehimit. Shtëpia e sigurtë është ofrues i licencuar i shërbimeve sociale, qëndrim të përkohshëm në Qendër për viktima të dhunës në baza gjinore dhe funksionon me autorizimet nga ana e Ministrisë për Politika Sociale, Demografi dhe Rini të Republikës së Maqedonisë të Veriut.

Strehimorja është hapësirë e sigurtë ku përdoruesit janë të mbrojtur nga çdo lloj dhune, në të cilën ofrohet pako gjithëpërshirëse e shërbimeve për mbështetje dhe siguri, me cilësi adekuate.

Funksionimi i Shtëpisë së sigurtë kontribon në rritjen e sigurisë dhe fuqizimin e personave LGBTI+ në shoqëri, duke punuar vazhdueshëm në ndërprerjen e ciklit të dhunës dhe duke iu mundësuar përdoruesve strehim si dhe kushte për një jetë individuale dinjitoze.

Shtëpia e sigurtë ka kapacitet për 5 përdorues. Për përdoruesit e shërbimeve ofrojmë: akomodim, ushqim, medikamente, shërbime nga punonjës social dhe psikolog si dhe shërbime ligjore falas.

Programi i Shtëpisë së sigurtë përfshin organizimin e: punëtorive kreative, punëtorive edukative, punëtori për aftësi jetese, punëtori sportive-rekreative dhe shoqërime joformale.

Të gjitha shërbimet e Shtëpisë të sigurtë janë falas dhe konfidenciale.

Kërkesa për strehim mund të bëhet nëpërmjet thirjeve telefonike në linjën falas për ndihmë 0800 66 6 66, si dhe në adresën elektronike contact_safehouse@lgbti.mk