Pasqyrë e shkurtër e legjislacionit maqedonas të punës

November 4, 2019

Kjo pasqyrë i përmbledh konstatimet më të rëndësishme të ligjeve për mbrojtjen e punëtorëve dhe ka për qëllim nxitjen e opinionit të gjerë, që të njihen me të drejtat e garantuara me Kushtetutë dhe të operacionalizuara në më shumë zgjidhje ligjore.

Pasqyra fillon me të drejtat absolute dhe të patjetërsueshme personale të garantuara me Kushtetutën e shtetit prej të cilave qytetari nuk mund të heq dorë. Më tutje, i shqyrton zgjidhjet e ofruara me Ligjin për marrëdhënien e punës, Ligjin për siguri dhe shëndet në punë, Ligjin për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë, Ligjin për mbrojtje nga shqetësimi në vendin e punës  dhe Ligjin për nëpunës administrativ. Për të kompletuar gamën e tërë  të ligjeve, kjo pasqyrë dhqyrton edhe Ligjin e të punësuarve në sektorin publik, Ligjin për punësim të personave me invaliditet, Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor, Ligjin për mbrojtje shëndetësore, Ligjin për siguri shëndetësore, Ligjin për punësim dhe punën e të huajve dhe Ligjin për mbrojtje sociale.  Për fund, pasqyra fokusohet dhe në Konventat relevante nga kjo fushë, të ratifikuara nga ana e shtetit.

Kjo pasqyrë e shkurtër e analizës është përgatitur në kuadër të projektit ,,Rritja e produktivitetit përmes përmirësimit të kornizës ligjore për marrëdhëniet e punës në Maqedoninë e Veriut” i financuar nga Fondi për qeverisje të mirë i Britanisë së madhe, me mbështetje nga Ambasada britanike në Shkup. Opinionet dhe qëndrimet e kësaj përmbajtje nuk i reflektojnë gjithmonë opinionet dhe qëndrimet e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.