SITUATA ME TË DREJTAT E NJERIUT ‒ RAPORT MUJOR, Qershor 2025

July 31, 2025

Në fillim të qershorit, një projektligj që shpall zonën përreth Kuvendit zonë sigurie u dorëzua për
shqyrtim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky projektligj është dorëzuar me
procedurë të shkurtuar.

Me atë rast, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut paralajmëroi se përpjekja e Kuvendit për të
kufizuar të drejtën për tubim publik, protestë ose demonstrata para dhe pranë ndërtesës së Kuvendit
do të ketë pasoja të dëmshme për të drejtat dhe liritë e njeriut. Komiteti kërkoi tërheqjen e
menjëhershme të këtij teksti të projektligjit, kurse përfaqësuesit e qytetarëve në legjislaturë, kur
miratojnë ligje, t’i kushtojnë gjithmonë vëmendje gëzimit të papenguar dhe të garantuar të të
drejtave dhe lirive të njeriut.