SITUATA ME TË DREJTAT E NJERIUT ‒ RAPORT MUJOR, korrik 2025

August 29, 2025

Muaji korrik u shënua nga disa reagime nga organizatat dhe platformat e shoqërisë civile. Në
fillim të korrikut, Grupi Blueprint për Reformën Gjyqësore shprehu shqetësime serioze në lidhje me
mënyrën se si Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KGJRMV) kreu zgjedhjen e
ushtruesit të detyrës të kryetarit të Gjykatës Themelore Penale Shkup.

Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi reagoi ndaj Projektligjit për Shkollat Fetare duke thënë se është
jokushtetues, në mospajtim me ligjet dhe një përpjekje e rrezikshme për të minuar karakterin laik
të shtetit.

Më 7 korrik, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut i bëri thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që të
përmbahet nga vendosja e kufizimeve joformale në punën e mediave dhe i inkurajoi gazetarët të
vazhdojnë të raportojnë profesionalisht, me etikë dhe me ndjeshmëri ndaj viktimave të tragjedisë në
Koçani, por me një ndjenjë të qartë përgjegjësie ndaj interesit publik, pasi çdo përpjekje për të kufizuar
këto parime përbën një kërcënim për të drejtat dhe liritë e të gjithë qytetarëve.

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dënoi ashpër sulmin fizik dhe verbal ndaj Kryetares së
Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, i cili ndodhi më 11 korrik, gjatë një inspektimi zyrtar të një kantieri
ndërtimi të paligjshëm.