SITUATA ME TË DREJTAT E NJERIUT ‒ RAPORT MUJOR, Janar, 2025

May 5, 2025

Disa ngjarje në fushën e të drejtave të njeriut shënuan janarin e vitit 2025: Platforma e Organizatave të Shoqërisë Civile për Luftën kundër Korrupsionit reagoi ashpër ndaj përpjekjeve të deputetit Bojan Stojanoski për ta lidhur këtë platformë me ndikimet partiake. Me argumente serioze kundër ndryshimeve të Ligjit për Prokurim Publik, të përkrahura nga KSHPK-ja dhe BE-ja, Platforma kërkoi nga Kuvendi që ta dënojë sjelljen e deputetit Stojanoski.

Mosndëshkimi, i pranishëm për dekada të tëra, ka çuar edhe një herë në tragjedi – Në janar të vitit 2025 humbi jetën 22-vjeçarja Frosina Kulakova. Autori, i cili ka pasur disa vepra të rënda penale, ka vazhduar të marrë pjesë në trafik pa patentë shofer, gjë që tregon për mangësi të rënda nga ana e institucioneve.

Qytetarët ballafaqohen me pasiguri juridike dhe mosbesim në sistem. Shteti duhet të marrë masa të menjëhershme kundër korrupsionit dhe të sigurojë drejtësi dhe siguri