Situata me gjuhën e urrejtjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2023
January 27, 2024

Në vitin 2023, në platformën www.govornaomraza.mk u regjistruan 1171 raportime për gjuhë urrejtjeje.
Shumica e raportimeve lidhen me përkatësinë etnike (646), orientimin seksual dhe identitetin gjinor (248), kombësinë (275), bindjet politike (149) dhe gjininë dhe seksin (80). Gjuha e urrejtjes është intensifikuar veçanërisht gjatë ngjarjeve me dukshmëri të lartë, siç ështëSkopje Pride, garat sportive dhe deklaratat publike nga aktorët politikë. Përkundër raportimeve të shumta, reagimi institucional mbeti i dobët – prokuroria pothuajse nuk merr fare veprime/aktivitete në bazë të kompetencave zyrtare.


