May 10, 2015

Raport vjetor për të dejtat e njeriut në vitin 2014

Një nga aktivitetet kryesore të Komitetit të Helsinkit është monitorimi gjyqësor I procedurave në të gjithë vendin, veçanërisht në sferën penale dhe civile. Gjatë vitit 2014 u monitoruan dhjetëra raste mbi disa qindra seanca gjyqësore. Për më tepër, nëpërmjet programit të tij juridik I cili është falas, Komiteti I Helsinkit ishte në gjendje të konsideronte dhe të vepronte në një shkallë më të gjërë të numrave në çështjet gjyqësore, përfshirë edhe ata para gjykatës administrative.

Si në vitin e kaluar, ashtu edhe në vitin 2014 e karakterizoi drejtësinë selektive nëpërmjet ndërhyrjes së dukshme të qeverisjes ekzekutive në gjyqësor dhe persekutimit të disidentëve dhe kritikuesëve ndaj qeverisë.  Gjyqësori nuk arriti të ngrihet më lart ndaj presioneve të tilla dhe në raste të caktuara urdhëroi paraburgim aty ku mundeshte të krijohen masa alternative, dhe vetë kontribuoi për të krijuar një ndjenjë se disa procese gjyqësore janë vetëm një fund zyrtar nga skenari I paramenduar nga qeverisja ekzekutive. Kjo ishte veçanërisht e dukshme në çështjet gjyqësore kundër Jovan Vranishkovskit dhe antëtarëve të Kishës Ortodokse, Kryepeshkopatës të Ohrit, gazetarit Tomisllav Kezharovski, mjekut Dejan Stavriç, Kryetarit të komunës së qendrës Mirosllav Shipoviq, drejtorëve të disa shkollave në Gostivar dhe dhjetërave ish-zyrtarë të lustruar dhe bashkëpunëtorë të supozuar të regjimit komunist.

Ekziston dyshim për paanësinë dhe pavarësinë e gjyqtarëve në pothuajse të gjitha gjykatat në vend, përfshirë Gjykatat administrative dhe kushtetuese. Gjykatat themelore dhe gjykatat e apelit  në shumë raste nuk e respektuan parimin për të gjykuar në një kohë të caktuar të arsyeshme, sidomos duke vonuar publikimin e aktgjykimeve, dhe në disa raste edhe duke I tejkaluar afatet ligjore mbi pesë here. Gjykata administrative vazhdoi me dyer të mbyllura për të konfirmuar vendimet e lustrimit të komisionit për verifikimin e fakteve, dhe gjykata kushtetuese mbylli dyert e saj për kamerat e mediave edhe pse sipas regullores së gjykatës seancat e gjykatës janë publike. Një shqetësim I veçantë është se fakti që në disa prej gjykimeve të saj përbërja e re e gjykatës kushtetuese ka marrë vendime që janë diametralisht të kundërta me pjesën praktike të gjykatës të mëparshme.

Dokumentet