Raport mujor për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë së Veriut janar 2020

February 14, 2020

PËRMBAJTJA

TË DREJTAT E PUNËTORËVE

  • Punëtori ka të drejtë në regres për pushim vjetor me kusht që të ketë punuar të paktën 6 muaj në vitin kalendarik te i njëjti punëdhënës në veprimtari ekonomike

MONITORIM I PROCESEVE GJYQËSORE

  • RastiTNT

DIKSRIMINIM

  • Diskriminim në librin shkollor të sociologjisë

DHUNË NË BAZË GJINORE

  • Çdo sjellje me karakter gjinor që e cenon dinjitetin e punonjësit, por që shkakton ndjenjë frike ose krijon siklet dhe poshtërim është e ndaluar.

MBIKËQYRJE INSPEKTUESE

  • Inspektorati Shtetëror i Arsimit nuk konstatoi se ish-drejtoresha e SHMQSHNIKOLLA KAREV” i kishte kërcënuar nxënësit.

janar 2020

TË DREJTAT E PUNËTORËVE

PUNËTORI KA TË DREJTË NË REGRES PËR PUSHIM VJETOR ME KUSHT QË TË KETË PUNUAR TË PAKTËN 6 MUAJ TE I NJËJTI PUNËDHËNËS në veprimtari ekonomike
Në muajin janar, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut ka ofruar ndihmë juridike në 30 raste të shkeljes së të drejtave të punëtorëve, respektivisht përafërsisht për 45 punonjës. Komiteti i Helsinkit i njoftoi punonjësit dhe ju dha këshilla juridike për:

  • Të drejtën e regresit për pushim vjetor;
  • Regjistrimin e punonjësve të palajmëruar;
  • Procedurën për mbrojtje nga shqetësimi në vendin e punës;
  • Realizimin e të drejtave te punëdhënësi dhe mundësinë për mbrojtjen gjyqësore të tyre; dhe
  • Afatet në proceset e mosmarrëveshjeve nga sfera e marrëdhënieve të punës.
  1. Regres për pushim vjetor për vitin 2019

Këtë muaj, Komiteti i Helsinkit ka regjistruar 16 raste të mospagimit të regresit për pushim vjetor dhe 3 raste të pagimit të regresit në shumë më të vogël se shuma e parashikuar minimale. Përveç kësaj, Komiteti i Helsinkit në 6 raste juridikisht i ka këshilluar punëtorët në lidhje me:

  • Përfitimin e të drejtës së regresit për pushim vjetor për punonjësit në sektorin publik,
  • Procedurën para Inspektoratit Shtetëror të Punës për denoncimin e mospagimit të regresit dhe afatet e veprimit,
  • Të drejtën e regresit për pushim vjetor për punonjëset dhe punonjësit që e kanë shfrytëzuar pushimin e lehonisë, dhe
  • Përjashtimet nga rregulli për pagimin e regresit për pushim vjetor.

Një pjesë e punonjësve i kanë denoncuar shkeljet e të drejtave të tyre punëtore në Inspektoratin Shtetëror të Punës, kurse në 9 raste ekipi juridik i Komitetit të Helsinkit i ka kërkuar Inspektoratit që të kryejë mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese. Nga Inspektorati, gjatë muajit janar nuk kanë arritur përgjigje në lidhje me denoncimet e parashtruara.
Në raport me rastet e pagimit të regresit në shumë më të vogël se shuma e parashikuar minimale, punëdhënësit te të cilët ka lindur vështirësi në punën e tyre, duke e vlerësuar gjendjen e tyre ekonomiko-financiare, mund të paguajnë regres për pushim vjetor nën shumën minimale të garantuar. Por, njëra ndër sfidat gjatë realizimit të të drejtës së regresit për pushim vjetor është mosekzistimi i kritereve të qarta për konstatimin nëse me të vërtetë kanë ekzistuar vështirësi objektive në punë dhe vlerësimin përkatës të madhësisë së problemeve. Kjo nga ana tjetër, sjell deri te mundësia e keqpërdorimit të nenit 35 të Marrëveshjes kolektive për sektorin privat nga ana e punëdhënësve. Problem shtesë është fakti që në rastet kur punëdhënësi ka vështirësi në punë, përsëri nuk ka kritere të qarta për uljen e shumës së regresit për pushim vjetor. Është plotësisht e paqartë se deri në çfarë shume nën minimumin e parashikuar lejohet punëdhënsi që ta paguajë regresin përkundër vështirësive në punë.
Rekomandim: Inspektorati Shtetëror i punës të vendosë kritere dhe procedura të qarta për konstatimin nëse, dhe në rastet kur kjo vlen, dhe në çfarë mase punëdhënësi vërtetë po ballafaqohet me vështirësi financiare në punën e tij.

  1. Zgjidhje urgjente e mosmarrëveshjeve nga sfera e marrëdhënies së punës

Në muajin nëntor 2018, Trajan Stojçevski te Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut ka denoncuar se pas ndërprerjes së kontratës së punësimit me dakordësim me punëdhënësin e tij është inicuar proces gjyqësor kundër tij. Punëdhënësi ka inicuar procedurë për kompensim të dëmit për shkak të shkeljes së klauzolës konkurruese nga ana e punonjësit. Gjykata Themelore Civile Shkup e ka pranuar kërkesën e padisë së punëdhënësit, në dëm të punonjësit, edhe pse në përputhje me Ligjin e marrëdhënies së punës, klauzola konkurruese mund të kontraktohet vetëm nëse Kontrata e punësimit ndërpritet me fajin ose vullnetin e punonjësit. Në rastin konkret bëhet fjalë për vullnet të shprehur dypalësh, prandaj është e paqartë se mbi çfarë baze Gjykata e ka sjellë këtë vendim. Gjykata Themelore e ka obliguar punonjësin që ti paguajë punëdhënësit 600 000 denarë, si dhe rreth 90 000 denarë për shpenzime gjyqësore.
Trajani e ka ankimuar këtë aktgjykim në Gjykatën e Apelit Shkup në muajin nëntor 2018, por Gjykata e Apelit Shkup akoma nuk ka sjellë vendim ndaj ankesës së punonjësit, edhe pse kanë kaluar më tepër se një vit e dy muaj, në kundërshtim me afatin e parashikuar ligjor.1
Rekomandim: Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut për disa herë ka intervenuar që Gjykata e Apelit Shkup ta respektojë afatin prej 30 ditëve në proceset nga fusha e marrëdhënieve të punës dhe të sjellë sa më shpejtë aktgjykim pas ankesës së punonjësit.

  1. Çregjistrim nga sigurimi i detyrueshëm social në rast të ndërprerjes së marrëdhënies së punës

Para disa kohësh, një punonjëse u drejtua me kërkesë për ndihmë juridike falas sepse pas ndërprerjes së marrëdhënies së punës, punëdhënësi nuk e kishte çregjistruar nga sigurimi i detyrueshëm social. Në përputhje me nenin 13 paragrafi 11 të Ligjit për marrëdhënien e punës, nëse punëdhënësi pas ndërprerjes së marrëdhënies së punës, në afat prej tetë ditëve nga ndërprerja e marrëdhënies së punës, nuk e çregjistron punonjësin nga sigurimi i detyrueshëm social, atëherë çregjistrimi i punonjësit mund të kryhet me kërkesë të punonjësit.2 Edhe pse punonjësja ka kërkuar procesverbal nga Inspektorati Shtetëror i Punës – Shkup, që t’i shërbejë për çregjistrimin nga sigurimi i detyrueshëm social, Inspektorati akoma nuk i ka dhënë përgjigje kërkesës së saj.
Rekomandim: Në kësisoj raste, Inspektorati duhet ti përgjigjet kërkesës në afat prej 30 ditëve nga dita e parashtrimit të saj. Komiteti i thërret inspektorët e punës që në raste të tilla të reagojnë edhe para skadimit të këtyre 30 ditëve. Realisht, ky afat është joadekuat sepse bëhet fjalë për mbrojtje të të drejtave në lidhje me marrëdhëniet e punës e që është e lidhur drejtpërdrejt me statusin ekzistencial të punonjësve dhe një mbrojtje e tillë kërkon urgjencë dhe përparësi të veçantë.

MONITORIM I PROCESEVE GJYQËSORE

RASTI „
TNT


Një pjesë e ekipit mbrojtës në rastin gjyqësor publikisht të njohur siTNTiu drejtuan Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut për shkak të shkeljeve thelbësore të procedurës nga ana e këshillit të gjykatësve.

Arsyeja e adresimit të tyre para Komitetit ishte njoftimi i publikuar nga Gjykata Themelore Shkup më 31.12.2019. Me këtë njoftim informohet publiku se për shkak të efikasitetit të procedurës së lëndës e cila është në fazën përfundimtare, respektimi i përpiktë i parimit të gjykimit në afat të arsyeshëm, do të mundësojë që mbrojtja të jetë e përgatitur të procedojë për rastet e tjera, si dhe respektim i të drejtave të të pandehurve dhe të dëmtuarve, këshilli i gjyqtarëve ka përcaktuar termine të reja kohore për vazhdimin e seancës dëgjimore për çështjen “TNT”, çdo ditë pune për periudhën 13.01 – 17.01 dhe çdo ditë pune për periudhën 20.01-27.01.2020.

Mbrojtja sqaron se në fillim është planifikuar vetëm një seancë për datën 17.01, dhe më pas janë prenotuar seanca për çdo ditë pune. Një dinamikë e tillë e gjykimit intensiv e çmundëson pjesëmarrjen efektive në gjykim, përgatitjen e mbrojtjes për çështjen dhe njëherit i ndalon edhe përfaqësuesit e mbrojtjes që t’i përfaqësojnë të pandehurit pasi seancat për rastin “TNT” përputhen me seancat të tjera gjyqësore tashmë të planifikuara ku janë angazhuar avokatët në fjalë.

Edhe pse është e rëndësishme që procedura të vazhdohet shpejt, kjo nuk duhet të jetë në dëm të palëve. Përkatësisht, gjykimi brenda një afati të arsyeshëm është një kategori relative dhe varet nga disa faktorë të tillë si sasia e provave materiale dhe numri i personave të përfshirë në procedurë. Gjykimet nuk duhet të zhvillohen me një intensitet të madh, por duhet të zhvillohen në një kohë të arsyeshme që do ishte mjaftueshëm shpejt, por edhe mjaftueshëm gjatë me qëllim që të mundësohet përgatitje përkatëse të të gjithë pjesëmarrësve në procedurë.

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut paralajmëron se neni 6 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut u referohet të drejtave të përcaktuara minimale të secilit të pandehur në proces, duke e përfshirë sigurimin e kohës dhe kushteve përkatëse për përgatitjen e mbrojtjes. Ky nen ka të bëjë me mundësinë që mbrojtja të jetë e përgatitur për çdo veprim që planifikohet të merret në seancën kryesore, veçanërisht në fazën e procedurës së provave në raste kur propozohet një numër i madh i provave materiale dhe dëshmitarëve.

DISKRIMINIM

DISKRIMINIM NË LIBRIN SHKOLLOR TË SOCIOLOGJISË

Komiteti i Helsinkit së bashku me anëtarët e tjerë të Rrjetit për mbrojtje nga diskriminimi dokumentuan një rast diskriminimi në bazë gjinore, orientimit seksual, statusit familjar dhe martesor, statusit shëndetësor dhe përkatësisë së komunitetit të margjinalizuar në librin shkollorSociologjia” për vitin e dytë të arsimit të reformuar gjimnazor, nga autorët Nellko Stojanovski, Mileva Gjurovska dhe Zoran Matevski.

I njëjti libër shkollor shkaktoi reaksion nga publiku disa vjet më parë kur një pjesë të përmbajtjes së saj thuhej se “anëtarët e klasave më të larta po i shtyjnë fëmijët e tyre të arsimohen në shkollat elitare edhe pse nuk kanë arsye ekonomike ta bëjnë këtë dhe se ata mund ti punësojnë fëmijët e tyre, madje pa përfunduar ndonjë shkollë të veçantë”. Ky tekst është problematik sepse i paraqet situatat përsëri në mënyrë të njëanshme dhe jokritike.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës as atëherë nuk ndërmori asnjë masë dhe veprim për ta tërhequr këtë libër nga përdorimi, duke lejuar që tashmë 17 gjeneratarinjve ta përdorin sot këtë libër. Studentëve u mësohen trajtimi jo i barabartë ndërmjet grave dhe burrave, vlerat patriarkale, stereotipet dhe paragjykimet ndaj grupeve të margjinalizuara dhe mësohen ta zhvlerësojnë dhe etiketojnë gruan dhe rolin e saj në shoqëri. Në vend të promovohet barazia, mosdiskriminimi dhe përfshirja e grupeve të margjinalizuara, nëpërmjet librit shkollor shkaktohet ngacmim, si një formë diskriminimi i drejtpërdrejtë ndaj grave, familjeve me një prind, komuniteteve jashtëmartesore, njerëzve LGBTI, njerëzve që përdorin drogë dhe alkool, punëtoreve të seksit, qytetarëve të varfër, njerëzve lypsarë etj.

Komiteti i Helsinkit së bashku me anëtarët e Rrjetit për mbrojtje nga diskriminimi, për këtë rast kanë parashtruar kundërshti te Avokati i Popullit dhe te Inspektorati Shtetëror i Arsimit.
Rekomandim: Ne i bëjmë thirrje Avokatit të Popullit dhe Inspektoratit Shtetëror të Arsimit të fillojnë një proces për t’i mbrojtur të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve dhe parimin e mosdiskriminimit dhe të miratojnë një opinion dhe rekomandim Ministria e Arsimit ta tërheqë nga përdorimi librin shkollor “Sociologji”, për vitin e dytë të arsimit të mesëm të reformuar gjimnazor në pajtim me nenin 26 paragrafi 2 të Ligjit për Librat shkollorë për arsimin fillor dhe të mesëm dhe të fillojë një procedurë për lëshimin e një libri të ri i cili do ta promovojë dhe respektojë barazinë gjinore, në përputhje me ligjet pozitive të vendit dhe standardet ndërkombëtare mbi të drejtën për arsimim.

DHUNË NË BAZË GJINORE

ÇDO SJELLJE ME KARAKTER GJINOR QË E CENON DINJITETIN E PUNONJËSIT, POR QË SHKAKTON NDJENJË FRIKE OSE KRIJON SIKLET DHE POSHTËRIM ËSHTË E NDALUAR
Gjatë muajit nëntor, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut ka regjistruar një rast të dhunës në bazë gjinore nga ana e nëpunësve policorë, dhunë që ka zgjatur për më tepër se një vit. Policet femra kanë qenë të ekspozuara ndaj ngacmimeve seksuale dhe veprimeve të pahijshme me kërcënime dhe maltretime të vazhdueshme psiqike, poshtërimin dhe cenim të dinjitetit të tyre me anë të presioneve mbi vendin e punës nga një oficer i lartë i polici. Policet e kanë raportuar rastin në Ministri, disa prej tyre gojarisht, ndërsa disa prej tyre janë adresuar edhe me shkrim, por pavarësisht kësaj, oficeri ka vazhduar t’i ngacmojë seksualisht edhe më tutje.

Komiteti i Helsinkit kërkoi që autoritetet kompetente ta marrin çështjen seriozisht dhe me urgjencë të ndërmarrin veprime të menjëhershme për ta vendosur përgjegjësinë e të gjithë personave të përfshirë në këtë ngjarje. Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminale dhe Standardeve Profesionale në janar 2020, na informoi se pas kryerjes së kontrolleve direkte, janë konfirmuar pretendimet e shkruara në raportimet e policeve. Përkatësisht, sipas Raportit të Departamentit të Kontrollit të Brendshëm, Komandanti i Stacionit të Përgjithshëm të Policisë Gazi Babë i ka ngacmuar seksualisht oficeret e policisë për një periudhë të gjatë kohore, duke e keqpërdorur pozicionin e tij zyrtar. Ai vazhdimisht ju ka ofruar sugjerime dhe oferta të pahijshme në lidhje me përmbushjen e nevojave të tij seksuale, të cilat përfundimisht kanë rezultuar me kërcënime ndaj oficereve të policisë për shkak të refuzimit dhe mospranimit të aktit seksual.
Pas konstatimit të kësaj gjendjeje, Departamenti i Kontrollit të Brendshëm ka inicuar një procedurë disiplinore për konstatimin e përgjegjësisë disiplinore për cenim të rëndë të rendit dhe disiplinës së punës kundër komandantit të SP Gazi Babë dhe është urdhëruar që të largohet nga vendi i punës deri në përfundimin e procesit për përgjegjësi disiplinore. Për më tepër, Departamenti na informoi se ata kanë dorëzuar një njoftim me shkrim në Prokurorinë Themelore Publike për hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit – Njësia për hetimin dhe ndjekjen e veprave penale të kryera nga persona me autorizime policore dhe përfaqësues të policisë së burgjeve, për veprim të mëtutjeshëm.
Rekomandim: Dhuna ndaj grave nënkuptohet si shkelje e të drejtave të njeriut dhe një formë e diskriminimit ndaj grave. Konventa e Stambollit kërkon që shtetet të udhëhiqen nga parimi i kujdesit të duhur, që do të thotë, të sigurojë që shtetet të përmbahen nga përfshirja në çfarëdo akt dhune ndaj grave dhe të sigurohen që autoritetet publike, funksionarët, nëpunësit, institucionet dhe barrësit e tjerë që veprojnë në emër të shtetit, të veprojnë në përputhje me këtë obligim. Komiteti i Helsinkit e mirëpret veprimin e Departamentit të Kontrollit të Brendshëm në këtë rast të veçantë dhe pret që të gjitha institucionet përkatëse të veprojnë me kujdesin e duhur në rastet e dhunës me bazë gjinore, me rastin e konstatimit të përgjegjësive të personave të përfshirë.

MBIKËQYRJE INSPEKTUESE

INSPEKTORATI SHTETËROR I ARSIMIT NUK KONSTATOI SE ISH DREJTORESHA E shmqshNIKOLLA KAREVI KA KËRCËNUAR NXËNËSIT

Nxënësit e shkollave të mesme nga disa qytete në të gjithë vendin, më 20.12.2019 me bojkot të mësimit vendosën ta shprehin revoltën e tyre ndaj institucioneve për mosmarrjen e masave kundër ndotjes së ajrit. Disa nxënës revoltën e tyre e shprehën lirshëm, kurse disa prej tyre u ballafaquan me kërcënime nga arsimtarë dhe drejtorë se do të dënohen nëse i lëshojnë klasat.

Në rrjetet sociale qarkullonte një video regjistrim nga shkolla e mesmeNikolla Karevnë Shkup, në të cilin regjistrim tashmë ish drejtoresha i kërcënonte nxënësit se nuk garantonte për pasojat e tyre për shkak të protestës paqësore3, kurse te Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut arritën edhe disa kundërshti nga ana e nxënësve të shumë qyteteve të vendit në të cilat ankoheshin se drejtorët japin urdhra për mbylljen e dyerve të shkollave për mos t’i lejuar nxënësit që të dalin për pushim, siç ishte rasti në shkollën e mesmeGoce Dellçevnë Kumanovë.

Në përputhje me nenin 21 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut:Qytetarët kanë të drejtë që paqësisht të mblidhen dhe të shprehin protestë publike pa njoftim paraprak dhe pa leje të posaçme. Shfrytëzimi i kësaj të drejte mund të kufizohet vetëm në kushte lufte dhe gjendje të jashtëzakonshme.

Kërcënimet dhe presionet nga drejtoreshat e shkollave dhe kufizimi i të drejtës për protestë paqësore të nxënësve paraqet shkelje të Kushtetutës dhe akteve pozitive ligjore.

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut ka kërkuar nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit që seriozisht dhe me urgjencë të merret me zgjidhjen e këtij rasti, menjëherë të konstatojë përgjegjësi për të gjithë personat e përfshirë dhe t’i ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet me qëllim që nxënësit të mund lirshëm ti gëzojnë të drejtat e tyre për protestë të qetë.

Pasi inspektorati kreu një inspektim të jashtëzakonshëm në shkollën e mesme Nikolla Karev, na informoi se nuk ka pasur sukses në gjetjen e një video që e tregon drejtoreshëni ka kërcënuar studentët, kurse drejtori i ri dhe stafi i shkollës kanërë deklarata me shkrim se ata nuk kanë pasur dijeni për kërcënimet e ish-drejtoreshës ndaj nxënësve. Prandaj, Inspektorati Shtetëror i Arsimit nuk ka mundur të konstatojë se ish drejtoresha i ka kërcënuar nxënësit, me çrast e ka ndërprerë edhe procedurën e inspektimit.

Në radhë të parë, Inspektorati ka kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektimi vetëm në shkollën e mesme “Nikolla Karev” në Shkup, por jo edhe në shkollën e mesme “Goce Delev” në Kumanovë për të cilën Komiteti ka dorëzuar prova materiale (printskrin) që tregojnë se një person nga shërbimi profesional i shkollës urdhëron që dyert e shkollës të mbyllen dhe nxënësit të mos lejohen të dalin për pushim.

Për më tepër, është e paqartë se si Inspektorati nuk ka arritur ta gje videon nga shkolla Nikolla Karev, e cila ishte e njohur për publikun, dhe Komisionit nuk iu kërkua as ta siguronte. Nuk pati asnjë bisedë me nxënësit të cilët u prekën drejtpërdrejt nga këto ngjarje, përkundrazi, deklarata me shkrim u kërkuan vetëm nga stafi i shkollës dhe drejtori aktual.

Qëllimi i Inspektoratit Shtetëror të Arsimit është të kryejë mbikëqyrje ndaj zbatimit të ligjeve, akteve të tjera dhe akteve të përgjithshme nga fusha e edukimit dhe arsimit dhe mbikëqyrje ndaj cilësisë së procesit arsimor përmes vlerësimit të punës së institucioneve edukativo-arsimore.

Inspektimi i kryer në këtë mënyrë përmban një sërë lëshimesh dhe ka pasur një veprim tendenciozInspektoratit Shtetëror të Arsimit, i cili me sa duket, tërë procedurën e ka kryer kuturu. Inspektorati nuk duhet ta mbyllë një procedurë të tillë pa folur me nxënësit, në veçanti një procedurë për të cilën ka prova të qarta në mediat sociale.

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut do të kërkojë hetim të punës së Inspektoratit Shtetëror të Arsimit, respektivisht vallë procedura në këtë rast konkret ishte zbatuar në mënyrë ligjore dhe profesionale.

1 Në procedurën e mosmarrëveshjeve nga marrëdhëniet e punës, gjykata e shkallës së dytë është e obliguar të sjellë vendim ndaj ankesës kundër vendimit të gjykatës së shkallës së parë në afat prej 30 ditëve nga dita e pranimit të ankesës, respektivisht në afat prej dy muajve nëse në gjykatën e shkallës së dytë mbahet seancë.
2 Mbi bazën e procesverbalit paraprakisht të dorëzuar nga inspektori i punës në Agjencinë për punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut.