Përgjigje Sistemike ndaj Gjuhës së Urrejtjes Bazuar në Orientimin Seksual dhe Identitetin Gjinor
December 20, 2023

Gjuha e urrejtjes bazuar në orientimin seksual dhe identitetin gjinor mbetet një nga format më të përhapura të gjuhës së urrejtjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Pavarësisht raportimit të vazhdueshëm nga organizatat e shoqërisë civile, raste të tilla rrallë
rezultojnë në procedura efektive prokuroriale. Ky dokument nxjerr në pah trendet kryesore për periudhën 2019 – 2023, identifikon pasojat e pandëshkueshmërisë për gjuhën e urrejtjes dhe propozon masa konkrete për veprim proaktiv nga organet e zbatimit të ligjit.


