Mbrojtja nga diskriminimi në praktikë: nyja midis kuadrit ligjor dhe aksesit real në drejtësi
July 15, 2026

Mbrojtja nga diskriminimi është një nga parakushtet kryesore për të siguruar gëzimin e barabartë të të drejtave dhe lirive të njeriut. Pavarësisht ekzistencës së një kuadri ligjor dhe institucional relativisht të zhvilluar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, gratë nga komunitetet e margjinalizuara vazhdojnë të përballen me pengesa të shumta në aksesin në mekanizmat për mbrojtje nga diskriminimi dhe drejtësinë në përgjithësi.
Gjetjet tregojnë se ekzistenca formale e të drejtave dhe mekanizmave institucionalë nuk është e mjaftueshme për të ofruar mbrojtje efektive. Gratë nga komunitetet e margjinalizuara, duke përfshirë gratë nga zonat rurale, gratë që i përkasin komunitetit LGBTI, gratë që përdorin drogë, punonjëset seksuale, të dënuarat dhe gratë e pastreha nga Rajoni Planifikues i Shkupit, përballen me diskriminim të shumëfishtë dhe ndërsektorial, varësi ekonomike, mosbesim në institucione, frikë nga pasojat dhe njohje të pamjaftueshme të formave specifike të diskriminimit në bazë të gjinisë.
Ky dokument politikash u zhvillua në kuadër të projektit “Barazia Tani – Forcimi i Komuniteteve të Margjinalizuara për Përfshirje Sociale dhe Mosdiskriminim”, i mbështetur nga Qeveria e Zvicrës përmes Civica Mobilitas, i zbatuar nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, HOPS – Mundësi për një Jetë të Shëndetshme dhe Koalicioni MARGINI, i
cili synon të kontribuojë në përmirësimin e aksesit në drejtësi dhe forcimin e mekanizmave për mbrojtje nga diskriminimi për grupet më të cenueshme në shoqëri.

