Dokument përmbledhës i politikave publike Situata Me Gjuhën e Urrejtjes në Maqedoninë e Veriut në vitin 2024

January 25, 2025

Në vitin 2024, platforma e Komitetit tëHelsinkit www.govornaomraza.mk regjistroi 1,391 raportime për gjuhë urrejtjeje. Gjuha e urrejtjes bazuar në përkatësi kombëtare dhe etnike ishte më e zakonshmja, veçanërisht në kontekstin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, deklaratave politike dhe
ngjarjeve publike.

Një rritje e konsiderueshme u vu re edhe kundër komunitetit LGBTIQ+, veçanërisht gjatë Skopje Pride 2024 dhe ngjarjeve të tjera shumë të dukshme. Pavarësisht numrit të lartë të raportimeve, reagimi institucional mbetet i dobët, me asnjë nga ankesat penale të paraqitura nga Komiteti i Helsinkit
që nuk rezultoi në ndjekje penale.