Koronavirusi, të burgosurit ankohen për kushtet
November 26, 2020
Ankesat e të burgosurve për keqtrajtim gjatë shërbimeve shëndetësore nuk kanë të ndalur. Ata që kanë simptome të dyshimta shprehin shqetësimin se nuk marrin mjekimet e duhura anti-kovid.
Aktualisht, në izolim të plotë mbeten 58 të burgosur nga pavijoni i 6 në burgun e Idrizovës për të parandaluar përhapjen e virusit Covid-19. Nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut thonë se trajtimi shëndetësorë të burgosurve duhet t’u bëhet në kohë.
Me rëndësi është që kenë qasje të pandërprerë në mbrojtjen shëndetësore. Me kohë të kontrollohen nga mjekët nëse iu paraqiten simptome, me kohë të testohen dhe nëse e kanë të nevojshme t’ju sigurohet terapia e duhur shëndetësore duke mbrojtur shëndetin e tyre dhe të të burgosurve të tjerë’ deklaroi Ina Dzugumanova, Juriste në “Komitetin e Helsinkit” – Shkup.
Nga drejtoria e burgut mbetën në qëndrimin e dhënë një javë më parë se askujt nuk i shkelet e drejta e marrjes së shërbimeve mjekësore. Drejtori Jovica Stojanoviq kishte thënë se i posedojnë të gjitha pajisjet higjienike sanitare dhe personelin mjekësor nga QSHP Shkup, për t’iu dhënë terapitë ditore të sëmurëve me COVid-19.
Absolutisht respektohen protokollet, nëse ndonjërit i përkeqësohen simptomet menjëherë transferohet në Klinikën Infektive siç preferohet për të gjithë qytetarët. Me këtë dua t’ju them se personat që qëndrojnë në këtu i kanë të gjitha të drejtat siç i kanë të gjithë qytetarët jashtë. Për këtë Drejtoria për zbatim të sanksioneve paguan sigurim shëndetësor që të burgosurit të kenë atë trajtim’ pohoi Sinkron – Jovica Stojanoviq, Drejtor i Burgut të Idrizovës.
Që nga fillimi i pandemisë në burgun e Idrizovës ku aktualisht vuajnë dënimin 1,065 të burgosur, ka pasur së paku 6 raste të infektimit me CoVis-19. Kurimi brenda qelive zbatohet sipas protokollit për kurim shtëpiak. Në rast se iu përkeqësohet gjendja shëndetësore, ata transferohen në Klinikën infektive të Shkupit, të cilëve nuk iu bëhet roje policore për shkak të rrezikut të infektimit.
Përgatiti: Adnan Qaili