Shkup, 23 maj 2019 (MEDIAL) -Instituti i Politikave Evropiane dhe Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut organizojnë konferencë me temën “Kapitulli 23: Ankorimi apo lundrimi i Maqedonisë”, në kuadër të projektit Rrjeti 23 – Rrjetëzimi për ndikimin (NETWIT 23) nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Beograd dhe Fondi Ballkanik për Demokraci.
Qëllimi i konferencës, siç thonë organizatorët, është të inkurajojë debatin e hapur midis organizatave civile, institucioneve kombëtare dhe ekspertëve për zbatimin dhe rrjedhën e reformave në Kapitullin 23 – Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.