Komiteti i Helsinkit: Vitin e kaluar janë regjistruar 123 raste të urrejtjes – numri është në rritje
July 22, 2019
Në konferencën e sotme për shtyp të Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut me rastin e Ditës Evropiane të viktimave të krimeve të urrejtjes, u prezantua raporti vjetor për krimet e urrejtjes në vitin 2018. Nëpërmjet projektit aktual “Parandalimi i diskriminimit dhe përballja me krimin dhe gjuhën e urrejtjes”, që shtatë vjet me radhë mbështetet financiarisht nga Misioni i OSBE-së në Shkup, Komiteti i Helsinkit në periudhën prej vitit 2013 deri në fund të vitit 2018 ka regjistruar 508 incidente të kryera për shkak të urrejtjes, njofton Portalb.mk.
Në vitin 2018 është regjistruar numër rekord incidentesh (123) krahasuar me të gjitha vitet paraprake. Tendenca e rritjes së incidente të regjistruara, të kryera nga urrejtja, vazhdon edhe në vitin 2019, përkatësisht deri në fund të qershorit të këtij viti, janë regjistruar gjithsej 109. Të gjithë incidenteve mund të shihen në internet portalin tonë interaktiv për regjistrim të incidenteve www.zlostorstvaodomraza.com.
Numri i incidenteve në bazë të përkatësisë etnike është alarmant dhe arrin 64% të të gjitha incidenteve të regjistruara. Pothuajse të gjithë kanë ndodhur në mes anëtarëve të bashkësisë etnike maqedonase dhe shqiptare, dhe më shqetësuese është fakti se pjesa më e madhe e viktimave dhe kryerësve janë të mitur/të rinj.
Drejtoresha ekzekutive e Komitetit të Helsinkit, Uranija Pirovska theksoi se Komisioni është subjekti i vetëm në vend, i cili me mbështetjen e Misionit të OSBE po e monitoron këtë fenomen, ndërsa Republika e Maqedonisë së Veriut është i vetmi vend në rajon ku shteti nuk e bën regjistrimin në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike. Shteti vazhdon të mos ndërmerr masa për të parandaluar krimet e urrejtjes, por edhe gjuhën e urrejtjes që është faktori kryesor në shkaktimin e incidenteve të dhunshme. Sipas Pirovskës, vërejtja kryesore është për Prokurorinë publike, e cila nuk i përpunon kallëzimet (asnjë kallëzim, nga numri i madh i kallëzimeve të dorëzuara nga Komiteti i Helsinkit, nuk ka përfundim). Gjykatat gjithashtu nuk i trajtojnë këto akte siç duhet, përkatësisht nuk dërgojnë mesazh se shteti përballet me këto akte.
Hajdi Shterjova Simonoviq theksoi se për 123 incidente vitin e kaluar, janë parashtrua vetëm 24 kallëzime penale edhe atë për raste në të cilat janë të përfshira figura publike dhe politikanë, por jo për ato ku kryesit dhe viktimat janë të mitur. Ajo tha se Shkupi është qyteti më i pa sigurt, duke pasur parasysh se numri më i madh i incidenteve ka ndodhur në komunat Gazi Baba, Qendra dhe Çairi.
Lidhur me parandalimin dhe sanksionimin e akteve të urrejtjes, Komiteti i Helsinkit i dha këto rekomandime:
- Të shqyrtohet përvoja e shteteve anëtare të BE-së në zgjerimin e legjislacionit të tyre penal në spektrin/vëllimin e krimeve të dënueshme penale të urrejtjes dhe përfshirjen e motiveve tjera të animit pas këtyre krimeve;
- Të sigurohen hetime të shpejta, të menjëhershme dhe efektive të krimeve të urrejtjes, duke garantuar që motivet e njëanshme të merren parasysh edhe gjatë procedurës penale;
- Të ndërmerren masat e duhura për të ndihmuar raportimin e akteve të urrejtjes nga viktimat, duke përfshirë masat për të ndërtuar besimin në polici dhe institucionet tjera;
- Të mblidhen dhe publikohen të dhëna të plota dhe të krahasueshme të rasteve të urrejtjes sa më shumë që të jetë e mundur, duke përfshirë edhe numrin e incidenteve të tilla të raportuara nga publiku dhe të regjistruara nga organet e zbatimit të ligjit, numri i të dënuarve, motivet e njëanshme prapa krimeve dhe dënimet që u janë shqiptuar autorëve;
- Të sigurohet që viktimat e krimeve të urrejtjes të mbështeten dhe të mbrohen;
- Të avancohet trajnimi i praktikantëve përkatës të cilët vijnë në kontakt me viktimat e krimeve të urrejtjes, duke i mundësuar atyre që në mënyrë efikase t’u ndihmojnë këtyre viktimave;
- Të forcohen masat parandaluese, ndër tjera, përmes reflektimit të edukimit për të drejtat e njeriut, kurrikulën shkollore të historisë dhe trajnimin përkatës, duke marrë hapa për edukimin e publikut për vlerat e diversitetit kulturor dhe përfshirjes, veçanërisht i fëmijëve dhe të rinjve.