Komiteti i Helsinkit kërkon zgjedhje të shpejtë dhe transparente të Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi
October 28, 2020
Komiteti i Helsinkit e mirëpret miratimin e Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi dhe kërkon zgjedhjen e shpejtë dhe transparente të një Komisioni të ri, të pavarur, profesional për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi. Për atë qëllim, ata i bëjnë apel Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut pas hyrjes në fuqi të ligjit, të publikojë shpallje publike për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit sa më shpejt të jetë e mundur.