CELULARËT TË KOMPENSOJNË VIZITAT, Komiteti i Helsinkit porosit burgjet

April 3, 2020

Komiteti i Helsinkit dhe Shoqata e juristëve të rinj të Maqedonisë, kërkojnë që të parashihen hapësira të posaçme për vetizolimin e personave të cilat tregojnë simptoma nga COVID-19

Omer XHAFERI
Shkup, 4 prill – Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Shëndetësisë, të përgatisin plan të përbashkët për ballafaqimin me COVID-19, në të gjitha burgjet, me qëllim mbrojtjen e personave që vuajnë dënimin me burg dhe të punësuarit në këto institucionet.

Ky është njëri prej rekomandimeve të cilat Komiteti i Helsinkit dhe Shoqata e juristëve të rinj të Maqedonisë, ia drejtojnë institucioneve përkatëse, ku mes tjerash thonë se Institucionet Ndëshkuese Përmirësuese (INP), duhet të parashohin hapësira të posaçme për vetizolimin e personave të cilat tregojnë simptoma nga COVID-19.

“Hapësira për vetizolim në të gjitha institucionet në të cilat privohen persona nga liria, si dhe në karantinat shtetërore, doemos t’i plotësojnë standardet e Komitetit evropian për parandalim nga tortura dhe veprimi jo njerëzore apo të nënçmuar, të dënuar në raport me hapësirën e mjaftueshme, dritën e natyrshme, ventilimin, dyshekun e pastër, batanijet e kështu me radhë”, thonë nga Komiteti i Helsinkit. Megjithatë, shqiptimi eventual i kësaj mase për vetizolim, sipas Komitetit të Helsinkit, nuk duhet t’i ngjajë masës disiplinore – vetmi dhe nevojitet të mundësohet që personat e privuar nga liria në kohë t’i denoncojnë simptomat me çka do të arrihet produktivitet nga masa, gjegjësisht parandalim të zgjerimit të virusit mbi të provuarit tjera nga liria. Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut, lidhur me masat parandaluese për mbrojtje nga COVID-19, Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve (DES), mori vendim për ndalesë të vizitave në burgje. Në këtë drejtim nga Komiteti i Helsinkit, rekomandojnë që kufizimi i takimeve me familjarët dhe të afërmit, gjegjësisht botën e jashtme, institucionet të burgosurve duhet t’ua kompensojnë me leje për shfrytëzimin e celularëve apo internet komunikimit.

“Institucionet kompetente të veprojnë në bazë të neni 223 nga Ligji për ekzekutimin e sanksioneve dhe deri te gjykatësi për ekzekutimin e sanksioneve të dorëzojnë propozim për ndërprerjen e vuajtjes së dënimi për personat e dënuar të cilat janë të ndejshëm ndaj COVID – 19. Ky vendim të merret në pajtim me Listën për sëmundje kronike me diagnozë me të cilën janë të liruar nga marrëdhëniet e punës nga Ministria e Shëndetësisë, me çka sipas dokumentacionit përkatës mjekësore të dënuari përkohësisht do të lirohet nga burgu në afat jo më të gjatë se 30 ditë”, theksojnë nga Komiteti i Helsinkit. Ndryshe, nga DES-i kërkohet që në bashkëpunim me drejtorët INP-ve, të dorëzohet propozim deri te gjykata përkatëse për lirim më kusht të personave që kanë treguar rezultate gjatë periudhës së probacionit. Rekomandimi në fjalë, sipas Komitetit të Helsinkit, synon zvogëlimin ngarkesës së INP-ve, me këtë edhe zbatimin më efikas të masave për mbrojtje nga COVID-19.

Përpos institucioneve që drejtpërdrejtë udhëheqin dhe mbikëqyrin gjendjen ne burgjeve, nga ky Komitet, apel iu dërgohet edhe gjykatësve, prej të cilëve kërkohet që masa e paraburgimit të shqiptohet në situatë të posaçme dhe si masë e fundit. Mes tjerash nga atje thonë se gjykatësit, pas propozimit të prokurorit publik në vend të dënimit me burg për vepra penale, aty ku ekziston mundësi duhet të shqiptojnë masa alternative – punë për dobi të përgjithshme, arrest shtëpiak derisa ekziston pandemia, ndërprerje me kushte të zhvillimit të procedurës penale e kështu me radhë. (koha.mk)