April 29, 2020

Të drejtat e punëtorëve në kohën e virusit korona 3

Në gjysmën e dytë të muajit,  filloi të zvoglohet numri i pushimeve nga puna, por numri i raporteve për uljen e pagave për 50 përqind si dhe mospagesë filloi të rritet, pasi punëdhënësit jan referuar ilegalisht institutit “forca madhore”. Në periudhën prej 15 deri më 28 prill 2020, Komiteti i Helsinkit ka pranuar 24 denoncime për shkelje të të drejtave të punëtorëve, që përfshijnë gjithsej 552 punëtorë. Të dhënat mbi largimet kolektive nga puna, ndërprerjet e detyruara me marrëveshje të kontratave të punësimit, mospagimin e pagave dhe/ose uljen e pagave për dy javët e kaluara si dhe shkeljet e tjera i keni në disozicion në këtë Infografik.

Infografiku është hartuar në kuadrin e projektit “Rritja e produktivitetit nëpërmjet përmirësimit të kornizës ligjore mbi marrëdhëniet e punës në Maqedoni e Veriut”, financuar nga Fondi i Qeverisjes së Mirë të Britanisë. Mendimet dhe qëndrimet e shënuara në këtë përmbajtje nuk i reflektojnë çdoherë mendimet dhe qëndrimet e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar

Dokumentet