June 11, 2020
Rezultate nga monitorimi i zbatuar për gjuhën e urrejtjes, 01.01. – 30.04.2020
Fokus në 3 komuna pilot: Shtip, Manastir dhe Tetovë.
Për këtë periudhë prej 4 muajsh në platformën e internetit govornaomraza.mk janë raportuar gjithsej 298 raportime në kategori të ndryshme. Është shënuar se ndryshe nga viti 2019, në fillim të vitit 2020 është rritur gjuha e urrejtjes të raportuar në platformë. Duke e ndjekur gjuhën e urrejtjes në periudhën e kaluar veçanërisht pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme nga ana e Qeverisës ës Republikës së Maqedonisë së Veriut, u shfaq nevoja që fokusi nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare që ishin të shpallura për në datën 12 prill, të transferohet mbi situatën me virusin KOVID-19 dhe të ndiqet gjuha e urrejtjes në bazë të kategorisë së re të mbrojtjes – gjendjes shëndetësore.