September 7, 2017

Reagimi lidhur me ksenofobinë ndaj refugjatëve

Në prag të debatit publik të nxitur nga struktura të caktuara politike lidhur me Strategjinë e propozuar për Integrimin e Refugjatëve dhe të Huajve 2017-2027, e cila u shoqërua me një shfaqje të konsiderueshme të gjuhës së urrejtjes drejtuar refugjatëve, Komiteti i Helsinkit e ndjen të nevojshme ta prezantojë gjendjen aktuale me refugjatët në Republikën e Maqedonisë.

Domethënë, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, në periudhën nga qershori 2015 (kur filloi regjistrimi zyrtar i refugjatëve) e deri në mbylljen e “Rutës së Ballkanit” në mars 2016, nëpër Republikën e Maqedonisë kanë tranzituar gjithsej 472.437 refugjatë. Duke ditur se vetëm në këtë periudhë janë regjistruar refugjatët, numri real i refugjatëve që kanë tranzituar ka qenë shumë më i lartë. Sipas të dhënave statistikore të Komisionit Evropian, nëpër Republikën e Maqedonisë në vitin 2015 kanë tranzituar më se 815.000 refugjatë, ndërsa në 4 muajt e parë të vitit 2016, 89.197 refugjatë.[1]

Sipas informacioneve të marra nga Ministria e Punëve të Brendshme në bazë të kërkesës për qasje në informacione me karakter publik, Komiteti i Helsinkit konstatoi se gjatë 3 viteve të fundit, apo më saktësisht në periudhën nga viti 2015, përfundimisht me muajin qershor të vitit 2017, në Republikën e Maqedonisë janë parashtruar gjithsej 2.243 kërkesa për njohjen e së drejtës së azilit nga 2.717 persona. Nga ata, vetëm 5 personave u është dhënë statusi i refugjatit të pranuar, dhe vetëm 11 personave u është ndarë ndihma subsidiare. Në vazhdim po ofrojmë një prezantim grafik të përgjigjeve të marra.

Nga numrat e prezantuar, mund të konstatohet se vetëm 0.275% nga gjithë refugjatët që kanë kaluar nëpër Republikën e Maqedonisë kanë parashtruar kërkesë për njohjen e së drejtës së azilit, ndërsa vetëm 0.22% nga ata u është pranuar statusi i refugjatit. Kjo tregon se Republika e Maqedonisë paraqet vetëm vendin e tranzitimit të refugjatëve të krizës së fundit të refugjatëve, dhe në asnjë rast nuk paraqet vendin e destinacionit të fundit.

Në kundërshtim me këtë, në publik u ngrit një nismë e bazuar në të dhëna të rrejshme, sipat të cilave Republika e Maqedonisë është dashur të përgatitet për sistemimin dhe integrimin e refugjatëve.Debati publik i cili u përhap u shoqërua me një nivel të lartë të gjuhës ksenofobike të urrejtjes ndaj refugjatëve, duke i barazuar ata me terroristë, me mesazhe fyese dhe poshtëruese të cilat ftojnë për parandalimin e popullimit të tyre në vend. U ngritën disa nisma qytetare, të menduara për grumbullimin e nënshkrimeve të qytetarëve kundër popullimit të migrantëve, të cilat vazhdimisht nxisnin dhe provokonin gjuhën e urrejtjes. Veç kësaj, në dy komuna të vendit (në komunën e Gjevgjelisë dhe në komunën e Aerodromit të Shkupit) tanimë janë sjell vendime për mbajtje të referendumit gjatë të cilit qytetarët do të deklarohen për ose kundër popullimit dhe integrimit të refugjatëve në këto komuna. Edhe pse ngritja e nismave qytetare dhe shpallja e referendumit për ekzaminimin e mendimit të qytetarëve janë mekanizma demokratikë dhe të lejuara me ligj, është e domosdoshme që ato të mos provokojnë dhe nxisin gjuhë drejtuar një grupi të caktuar qëllimor, në këtë rast – refugjatët.

Komiteti i Helsinkit paralajmëron se përhapja e vazhdueshme dhe nxitja e gjuhës së urrejtjes ndaj refugjatëve mund shumë lehtë të çojë drejt kryerjes së veprave nga urrejtja. Për rikujtim, që nga fillimi i vitit 2015 e deri më sot, Komiteti i Helsinkit ka regjistruar 34 vepra nga urrejtja të kryera ndaj refugjatëve ose migrantëve në territorin e Republikës së Maqedonisë.[2]

Ftojmë Ministrinë e Punëve të Brendshme që me kujdes ta ndjek shfaqjen e gjuhës së urrejtjes dhe të ndërmerr masa përkatëse ndaj personave që përhapin dhe promovojnë urrejtje në bazë të kombësisë, përkatësisë etnike dhe bindjes fetare. Ata domosdoshmërisht duhet të persekutohen në mënyrë përkatëse dhe të denohen me qëllim parandalimi i përhapjes së mëtejshme të gjuhës së urrejtjes dhe kalimit të saj në vepra nga urrejtja. Në të njëjtën kohë, ftojmë gjithë subjektët politikë dhe figurat publike të mos mbjellim panik dhe shqetësim të panevojshëm tek qytetarët me nxjerrjen e gjetjeve të rrejshme për popullimin dhe integrimin e refugjatëve.


[1]http://ec.europa.eu/echo/files/aid/countries/factsheets/fyrom_en.pdf

[2]http://www.zlostorstvaodomraza.mk/reports#