Reagim: Platforma e Organizatave Civile për Luftë Kundër Korrupsionit reagon ndaj qëndrimeve të shprehura nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në njoftimin për mediat
Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftën kundër korrupsionit reagon ndaj njoftimit
të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, i cili paraqet pikëpamjet mbi punën e përbërjes
së mëparshme të komisionit dhe kualifikohen si sipërfaqësore dhe populiste.
Platforma e përkujton komisionin se në bazë të nenit 17 të Ligjit për parandalimin e korrupsionit
dhe konfliktit të interesave, paragrafët 18 dhe 19, KSHPK-ja ka kompetencë të marrë pjesë në aktivitete që
synojnë forcimin e integritetit dhe edukimit për efektet e korrupsionit. Kjo përfshin paraqitjet në media
dhe deklaratat që komentojnë ngjarjet dhe proceset që lidhen me dyshimet për korrupsion ose rreziqet e
dukshme, të cilat deklarata mund të krijojnë kushte për të ndaluar veprimet negative.
Prandaj, Platforma i bën thirrje KSHPK-së, të theksojë rastet specifike në të cilat përbërja e
mëparshme ka shkuar përtej kësaj kompetence, në të kundërt të përmbahet nga minimi i besimit dhe
praktikës së mirë që ka ndërtuar përbërja e mëparshme.
Sa i përket pjesëmarrjes së KSHPK-së në debatin publik rreth ngjarjeve dhe proceseve, jo më kot
ekzistojnë standarde vendore dhe ndërkombëtare për antikorrupsionin, integritetin, etikën dhe qeverisjen
e mirë, të cilat i udhëzojnë anëtarët gjatë dhënies së deklaratave dhe vlerësimeve në lidhje me gjendje të
caktuara. Prandaj, Platforma është e shqetësuar se nëse KSHPK-ja merr përsipër të bëjë deklarata vetëm
pasi të jenë marrë vendime, do të humbasë një mundësi të rëndësishme që institucioni të marrë pjesë në
parandalimin ose përqendrimin e publikut drejt proceseve të korrupsionit më të lartë, të cilat të vështira
dëshmohen, por mund të parandalohen nga veprimi i presionit kolektiv.
Në të njëjtën kohë, Platforma me keqardhje pranoi vendimin për t ‘i dhënë pasaportë diplomatike
Kryetares së KSHPK-së dhe kërkesat e paraqitura nga gjashtë anëtarët e tjerë të Komisionit për të njëjtën
të drejtë.
Pavarësisht ekzistencës së nenit 10 në Ligjin për dokumentet e udhëtimit, të cilit i referohen
anëtarët e KSHPK-së, e njëjta e drejtë njëkohësisht edhe mbrojtje rregullohet në nenin 50 të të njëjtit ligj
ku konkludohet se kjo e drejtë do të rregullohet me rregullore nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe
Ministria e Punëve të Jashtme. Pikërisht kjo Rregullore për procedurën e lëshimit të pasaportave
diplomatike dhe zyrtare dhe vizave dhe për listën e mbajtësve të pasaportave diplomatike dhe zyrtare, nuk
e përmend Kryetarin dhe anëtarët e KSHPK-së në listën e mbajtësve të pasaportave diplomatike. Nga këtu,
habit fakti që kryetarja dhe anëtarët e komisionit kanë paraqitur kërkesë të veçantë për këtë lloj pasaporte.
Mbasi kanë kërkuar pasaporta diplomatike për veten e tyre, pse nuk e kanë bërë këtë për të punësuarit në
Sekretariatin e KSHPK-së, të cilët gjithashtu kanë udhëtime zyrtare jashtë vendit. Vëmë re se pasaporta
diplomatike nuk është vetëm një dokument i kërkuar për shkak të rritjes së vëllimit të udhëtimeve zyrtare,
por gjithashtu ofron mbrojtje diplomatike për personat që e posedojnë atë, së këndejmi shtrohet pyetja
se për çfarë lloj mbrojtje kanë nevojë komisionarët e KSHPK-së kur bëjnë udhëtime zyrtare jashtë vendit.Dëshirojmë të theksojmë se në këtë listë ka persona të tjerë të zgjedhur dhe të emëruar që janë tëмpërjashtuar nga kjo e drejtë, ndërkaq janë zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut. KSHPK-ja duhet të përpiqet të zvogëlojë përdorimin e kompetencave diskrecionale nga personat e
zgjedhur dhe të emëruar, dhe të mos i përdorë për nevojat e veta me kërkesa të tilla.
Lidhur me automjetet zyrtare, Platforma kërkon zbardhjen e rastit, duke pasur parasysh deklaratat
kontradiktore të KSHPK-së dhe Agjencisë për Menaxhim me Pronë të Konfiskuar, si dhe Qeverisë së
Republikës së Maqedonisë së Veriut. Mbetet e paqartë se sa është rritur nevoja e komisionit në muajt e
fundit, krahasuar me pesë vitet e mëparshme, për të kërkuar automjete zyrtare. Presim në mënyrë
transparente të sqarohet justifikimi i kësaj kërkese, nëse është kërkuar.
Së fundi, Platforma i bën thirrje KSHPK-së që t’i kushtojë më shumë vëmendje paraqitjeve publike dhe
komunikimit me mediat dhe publikun në mënyrë që të ruajë praktikën e mirë të vendosur më parë të
pranisë së anëtarëve të KSHPK-së në debatin publik. Vetëm në këtë mënyrë përbërja e re e KSHPK-së do
të ketë mbështetjen e publikut në rastet kur do të jetë e nevojshme t’i rezistohet rrjeteve të fuqishme të
korrupsionit që e kanë kthyer vendin në një nga vrimat e zeza të Evropës në dekadat e fundit.