Parada e krenarisë në Shkup, 24 qërshor 2023: Të zëshëm dhe krenar
Parada e katërt me radhë – Shkupi Pride, këtë vit do të mbahet më 24 qershor nën moton “Të zëshëm dhe krenarë”!
Rrjeti Kombëtar Kundër Homofobisë dhe Transfobisë mbajti një konferencë për shtyp kushtuar edicionit të sivjetmë të Paradës së Krenarisë, e cila do të zhvillohet më 24 qershor 2023. Fillimi, si edhe më parë, do të jetë në parkun “Gruaja Luftëtare”, ku në orën 17:00 do të fillojë grumbullimi i pjesëmarrësve dhe në orën 19:00 pas fjalimeve të shkurtra përshëndetëse, do të fillojë marshimi protestues rrugëve të Shkupit sipas të njëjtës traektore si në vitet e kaluara. Do të përfundojë me programin kulturo-muzikor në stadiumin e ARM-së në Parkun e Qytetit.
Progresi në fushën e të drejtave për personat LGBTI nuk ka qenë i mjaftueshëm dhe është vazhdimisht nën sulmin e forcave që kundërshtojnë të drejtat universale të njeriut. Kjo është arsyeja pse Prajdi mbetet një formë e rëndësishme e protestës së komunitetit LGBTI kundër stigmës, paragjykimeve dhe dhunës.
Irena Cvetkoviq trajtoi kontekstin aktual dhe mobilizimin shqetësues të fortë e negativ të komuniteteve fetare, politikanëve dhe partive konservatore dhe populiste, si dhe lëvizjeve anti-gjinore kundër komunitetit LGBTI, “veçanërisht kundër pjesës më të cenueshme dhe më të margjinalizuar të komunitetit, vëllezërit e motrat tona trans”.
“Në një mjedis kaq armiqësor, kur gjuha e urrejtjes dhe dhuna janë në rritje, dhe homofobia dhe transfobia bëhen pozita dominuese e atyre që janë në pushtet, të qenit të zëshëm dhe krenar përfaqëson rezistencën dhe protestën kundër sistemit shtypës. Komuniteti LGBTI ka kaluar periudha shumë të vështira, këtë do ta kalojmë me kokën lart, krenarë dhe me zë të lartë në realizimin e vizionit tonë për një botë me barazi dhe prosperitet”, tha Cvetkoviq.
Parada e Krenarisë në Shkupit është një ngjarje në të cilën prania të rinjve është në rritje. Kjo tregon se të rinjtë kanë nevojë më shumë se kurrë për dukshmërinë e identiteteve të tyre.
“Në Paradën e Krenarisë së Shkupit, të paktën për një moment dhe për një ditë, të rinjtë mund të ndjejnë kujdes, mbështetje, bashkim dhe festim të identitetit të tyre në një shoqëri që vazhdimisht u thotë atyre se nuk kanë vlera të mjaftueshme, se janë të hutuar apo se janë nën ndikimin e kontrollit të dikujt. Pjesëmarrja e madhe e të rinjve në Paradë tregon se ka ende shpresë që brezat e ardhshëm të kenë një qëndrim politik të qartë dhe se ata janë këtu dhe janë të zëshëm.
Në Paradat tona në vitet e kaluara, ne mund të shihnim edhe prindër që me krenari qëndruan pranë fëmijëve të tyre LGBTI dhe marshuan për të drejtat e tyre. Me këtë ata u dërgojnë një mesazh prindërve të tjerë të cilët ende mund të kenë frikë ose nuk dinë t’i pranojnë fëmijët e tyre – se një realitet tjetër është i mundur për ta. Këta hapa të guximshëm janë bazë se si duam të ndërtojmë shoqëri të barabartë”, tha Angel Dimitrievski.
Lajmin rreth programit të Shkupi Pride e bëri të ditur Koço Andonovski, i cili theksoi se Parada hapet si platformë për shumë kauza të tjera. “Jemi të hapur për grupe të tjera që duan të përcjellin mesazhin e tyre tek publiku. Ka pasur shumë grupe që kanë qenë prezent edhe në vitet e kaluara, por nuk ka pasur organizim dhe disi kanë humbur të gjitha ato mesazhe dhe pankarta, kështu që këtë vit ftojmë të gjithë ata që kanë fushatat e tyre, aktivitetet e ndryshme dhe duan të njihen me mesazhet dhe simbolet e tyre në na thërrasin”, tha Andonovski. Ai falënderoi Ministrinë e Mbrojtjes për mbështetjen e dhënë, si dhe Ministrinë e Brendshme për vendosjen e standardeve të reja në rajon për mënyrën sesi sigurohet kjo ngjarje.
Paradat e krenarisë në mbarë botën janë një recetë e provuar dhe e dëshmuar për festa të mira dhe të paharrueshme. Shkupi Pride 2023, sipas organizatorëve, do të ofrojë një program të pasur kulturor dhe argëtues, me performanca muzikore live, performanca nga drag queens nga vendi dhe rajoni dhe DJ set.