Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut ka traditë të gjatë në edukimin joformal të të rinjve, sidomos me organizimin e të ashtuquajturës “Shkolla e të Drejtave të Njeriut”. Shkolla është mbajtur për 37 herë deri më tani dhe është menduar për nxënës të shkollave të mesme dhe/ose studentë nga Maqedonia e Veriut, me interes të deklaruar për fushën e punës së Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut.
Shkollat e të Drejtave të Njeriut kanë për qëllim zgjerimin e horizoneve të të rinjve dhe zhvillimin e ndërgjegjes së tyre për grupet e ndryshme të pakicave në shoqëri, si dhe për stereotipet, paragjykimet dhe diskriminimi. Gjatë ligjeratave, ushtrimeve dhe diskutimeve, pjesëmarrësit në shkollat inkurajohen të mendojnë në mënyrë kritike dhe të angazhohen aktivisht, me anë të gjetjes së zgjidhjeve konkrete dhe formësimit të qëndrimeve në lidhje me temat që po shqyrtohen.
Në kuadrin e shkollave, pjesëmarrësit kanë mundësi të punojnë në raste të vërteta, ku janë shfaqur shkelje të të drejtave të njeriut. Këto shembuj janë marrë nga puna e përditshme e Komitetit të Helsinkit në kuadrin e projekteve, duke përfshirë këtu diskriminimin në baza të ndryshme, gjuhën e urrejtjes dhe veprat e urrejtjes, stereotipet dhe paragjykimet, shkeljen e të drejtave të komunitetit LGBTI, aktivizmin rinor, e ngjashëm. Me anë të këtyre ushtrimeve praktike, pjesëmarrësit po nxiten që të mendojnë në mënyrë aktive dhe t’i identifikojnë shkeljet e të drejtave të njeriut në bazë ditore. Me anë të këtij modeli konkret, siç është prezantuar në të kaluarën, të rinjtë krijojnë lidhje të fuqishme dhe mësojnë për tolerancën, pranimin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë.
Me anë të Shkollave të të Drejtave të Njeriut, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut i Republikës së Maqedonisë po realizon lidhje afatgjate me të rinjtë që janë të interesuar në fushat e punës së Komitetit dhe kanë mundësinë ta vazhdojnë mësuarjen e vet, duke u inkuadruar në Grupin Rinor të Komitetit të Helsinkit. Grupi Rinor është një grup joformal i të rinjve, në moshë nga 16 deri 26 vjeç, të cilët kanë mundësi të inkuadrohen në disa nga aktivitetet aktuale të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut. Grupi Rinor numëron rreth 50 anëtarë, dhe gjithë të rinjtë e interesuar mund të marrin më tepër informacione në: mladinskagrupa@mhc.org.mk.