Diskriminimin

Të gjithë njerëzit janë të barabartë para kushtetutës dhe ligjit dhe kanë të drejtë në trajtim dhe mbrojtje të barabartë, pa diskriminim. Shteti duhet të ofrojë mbrojtje efektive nga të gjitha format e diskriminimit dhe akses të barabartë në drejtësi për të gjithë njerëzit. Qëllimi kryesor është avancimi i legjislacionit në drejtim të implmentimit të plotë të standardeve ndërkombëtare në këtë fushë. Objektivi strategjik i Komitetit të Helsinkit është përforcimi i mëtutjeshëm i mekanizmave të mbrojtjes dhe krijimi i parakushteve praktike për identifikimin, parandalimin dhe sanksionimin e rasteve të diskriminimit dhe mundësimin e aksesit në drejtësi.

Komiteti i Helsinkit është duke e mbikëqyrë punën e institucioneve për barazi, gjykatave dhe institucioneve të tjera për mbrojtje nga diskriminimi. Në vazhdimësi janë duke u ndërmarrë aktivitete lidhur me diskriminimin e komunitetit LGBTI, diskriminimin për shkak të përkatësisë etnike, besimit fetar, seksit dhe gjinisë, pengesave fizike dhe intelektuale, përkatësisë dhe besimit politik dhe të gjitha diskriminimeve të tjera. Përveç marrjes së veprimeve për denoncime individuale dhe kolektive, Komiteti i Helsinkit bën edhe përfaqësimin para gjykatave vendore dhe ndërkombëtare dhe aktivizon mekanizma të tjerë për mbrojtje nga diskriminimi.

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut është pjesë e Rrjetit për mbrojtje nga diskriminimi, i cili është themeluar në dhjetor të vitit 2010, me qëllim që të zhvillojë përfaqësim strategjik në rastet e diskriminimit.

Video

Diskriminimi Përfundon Me Mua!

Diskriminimi Përfundon Me Mua!

Diskriminimi Përfundon Me Mua!