September 19, 2020

Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi kërkon zgjedhje transparente të anëtarëve të KPMD

Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi e dënon ashpër vendimin e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me të cilin refuzohet propozimi i organizatave qytetare për procedurë transparente dhe inkluzive për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi (KPMD). Me këtë vendim, nga njëra anë, Qeveria tregon se synon të caktojë kandidatë partiak në trupin, që sipas ligjit duhet të jetë i pavarur, me çka përsëri do t’i privojë qytetarët nga mbrojtja efikase dhe efektive e të drejtave të tyre. Nga ana tjetër, heqja jo transparente dhe paushallë e neneve të ligjit, të propozuara nga shoqatat e qytetarëve dhe ekspertëve të fushës, pa kurrfarë debati dhe arsyetimi, vetëm të kënaqen interesat jo legjitime partiake, flet për raport jo demokratik dhe poshtërues ndaj shoqatave të qytetarëve, ndërsa hedh hije edhe mbi premtimet për sundimin e të drejtës dhe avancimin e barazisë.

Mënyra e këtillë e veprimit dhe vendimmarrja, ishte cilësi për pushtetin paraprak, ndërsa nga qeveria e tanishme u përshkrua si veprim i regjimit dhe jo demokratik. Por, është e dukshme, se problemi kryesor në shoqërinë tonë, ndikimet politike në çdo pore ku gjenerojnë pabarazi dhe varfëri për disa, ndërsa privilegje dhe sjellje korruptuese për të tjerët, akoma nuk ka vullnet që të zgjidhen.

Pas miratimit të Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi (2019) i cili ishte në fuqi deri më 14 maj 2020, organizatat qytetare e ndiqnin veprimin e Parlamentit gjatë zbatimit të procedurës për zgjedhje të anëtarëve të KPMD.  Janë konstatuar lëshime të shumta, e veçanërisht mosrespektimi i afateve ligjore për publikimin e konkursit dhe zgjedhjen e anëtarëve, publikimi jo konsekuent i shpalljeve për zgjedhje, si dhe vendosja e praktikës së mospublikimit të biografive personale të kandidatëve, e as publikimin e dokumenteve nga vendimmarrja pas verifikimit fillestar të kandidaturave.

Në bazë të kësaj përvoje, propozuam deri te Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, të bëjë ndryshime të dispozitës, me të cilën rregullohet zgjedhja e kandidatëve, me qëllim që të garantohet transparenca e procedurës, gjatë zgjedhjes të inkuadrohen të gjitha palët dhe të zgjidhen profesionistët më të mirë në fushë. Ministria e pranoi propozimin dhe bashkarish konstatuam se procedura për zgjedhje mund të avancohet shumë dhe të afrohet drejt mënyrës së zgjedhjes së anëtarëve të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit, që u tregua si praktikë më e mirë. Në bazë të konsultimeve të cilat i kishim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, bashkërisht vendosëm që t’i përgatisim dispozitat ligjore, me të cilat rregullohet procedura për zgjedhje e anëtarëve të Komisionit për parandalimin dhje mbrojtjen nga diskriminimi, pas çka Ministria e informoi opinionin se propozim-ligji, me dispozitën e ndryshuar për zgjedhje të kandidatëve, është dorëzuar në procedurë qeveritare.  Megjithatë, propozim-dispozita e ndryshuar e cila ka të bëjë me zgjedhjen e kandidatëve, nuk ekziston në shkresat të cilat janë publikuar në ueb faqen e Parlamentit.

Dispozita të cilën e propozuam, mes tjerash, parasheh që lista e kandidatëve për anëtarë të komisionit dhe biografitë e tyre personale të publikohen në ueb faqen e Parlamentit, ndërsa në afat prej 5 ditëve nga shpallja e listës, të organizohet intervistë me kandidatët, që do të emitohet në kanalin e Parlamentit, ndërsa do ta zbatojë Komisioni për seleksionim, në mbledhje publike të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në mënyrë plotësuese, ndryshimet parashohin që anëtarët e Komisionit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi t’i propozojë Komision i veçantë për seleksionim, i përberë prej shtatë anëtarëve – nga dy deputetë nga pushteti dhe nga opozita, nda dy përfaqësues të shoqërisë civile dhe nga një përfaqësues i Trupit koordinues kombëtar për jo diskriminim.

Të përkujtojmë se pavarësia e KPMD është parakusht për ndërtimin e sistemit efikas dhe efektiv për jo diskriminim, standard ndërkombëtar dhe kërkesë fondamentale e direktivave të BE. Të paralajmërojmë se në këtë mënyrë përsëri do të ballafaqohemi me kritika nga ana e Komisionit Evropian dhe përsëri nuk do të arrijmë ta harmonizojmë legjislacionin dhe praktikat me të drejtën e BE.

Kërkojmë nga të gjithë deputetët nga Parlamenti, të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ta mbështesin amendamentin me ndryshime të nenit 18, lidhur me procedurën për zgjedhje të anëtarëve të Komisionit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi. Po ashtu, kërkojmë që Parlamenti ta miratojë këtë Ligj në afat më të shpejtë, pa anulim shtesë dhe të zbatojë proces transparent dhe inkluziv për zgjedhje të anëtarëve të KPMD.

 

Shkup, 18.09.2020

Personi për kontakt:
Rosana Bogatinova: 071/464-019
Dragana Drndarevska: 078/200-675