Barazia gjinore

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut i Republikës së Maqedonisë ka një përvojë afatgjate të punës në fushën e avancimit të të drejtave të gruas dhe luftimin e diskriminimit në bazë të seksit dhe gjinisë. Veprimi i Komitetit të Helsinkit po zhvillohet me anë të intervenimeve në disa nivele, e sidomos nëpërmjet të:

  • Përfaqësimit;
  • Mbështetjes së drejtpërdrejtë juridike të viktimave;
  • Bashkëpunimit me institucionet (trajnime, punëtori dhe pjesëmarrje në grupe pune);
  • Sigurimit të hapësirës së sigurt digjitale për shprehjen e zërit, teorive dhe edukimit feminist.

Komiteti i Helsinkit vë një fokus të posaçëm në punën e vet mbi kategoritë e cenueshme të grave viktima të dhunës në bazë të gjinisë ose dhunës në familje, me sigurimin e drejtpërdrejtë të ndihmës juridike falas, shoqërimit në institucionet dhe përfaqësimit juridik në gjykatë (përfaqësimi kryhet vetëm në raste të caktuara strategjike, ku janë regjistruar shkelje serioze të të drejtave të gruas).

Kështu, Komiteti i Helsinkit bashkëpunon drejtpërsëdrejti me institucionet e edukimit dhe sensibilizimit të stafit profesionist në lidhje me standardet që dalin nga instrumentet juridike ndërkombëtare, të cilat përfshijnë të drejtat e gruas, mbrojnë nga diskriminimi ose janë orientuar drejt eliminimit të dhunës në bazë të gjinisë dhe/ose dhunës në familje. Veç kësaj, Komiteti zbaton dhe hulumtime në këtë fushë, me qëllim rezulatet dhe gjetjet të shfrytëzohen si bazë për krijimin e politikave. Si organizatë, ne bëjmë dhe përfaqësim dhe lobim, përmes pjesëmarrjes në grupe pune dhe rrjete formale dhe joformale të organizatave, aktivitete për ndërgjegjësimin rreth gjendjes së të drejtave të gruas dhe (jo)barazisë gjinore në vend, me qëllim ngritja e statusit të gruas në shoqëri dhe arritja e barazisë gjinore.

Video

Без дискриминација! - видео 1 од кампањата ,,Дали знаеш?''

Родов јаз во платите - видео 2 од кампањата ,,Дали знаеш?''

Дискриминација кај вработувањето на жените - видео 3 од кампањата ,,Дали знаеш?''

Дискриминација во образованието - видео 4 од кампањата „Дали знаеш?“

Семејно насилство - видео 5 од кампањата „Дали знаеш?“

Здравствена заштита - видео 6 од кампањата „Дали знаеш?“

Брак - видео 7 од кампањата „Дали знаеш?“

Жени во политиката - видео 8 од кампањата „Дали знаеш?“