RAPORT NGA VIZITA MONITORUESE NË SHTËPINË EDUKUESEPËRMIRËSUESE TETOVË – VOLKOVIJA
August 5, 2026

Ky raport u përgatit në kuadër të projektit “Forcimi i të drejtave të njeriut dhe shërbimeve për fëmijët dhe personat vulnerabël në rrezik në institucione të mbyllura”. Objektivi kryesor i projektit është të kontribojë në përmirësimin e shërbimeve për grupet e synuara përmes një qasjeje të bazuar në të drejtat e njeriut. Objektivat specifike synojnë përmirësimin e kushteve dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, forcimin e kapaciteteve të stafit dhe inkurajimin e bashkëpunimit midis institucioneve dhe komunitetit.
Në kuadër të aktiviteteve të projektit, një vizitë monitorimi u zhvillua në Shtëpinë Edukuese-Përmirësuese Tetovë – Volkovija më 5 gusht 2025.Gjatë vizitës, u zhvilluan diskutime me menaxhmentin dhe stafin e institucionit, duke përfshirë përfaqësues të policisë së burgut, ekipin e ekspertëve dhe stafin administrativ, si dhe me fëmijët që vuajnë masa Edukuese-Përmirësuese. Vizita u krye bazuar në një metodologji të zhvilluar më parë, dhe qëllimi i monitorimit ishte të merrej një pamje gjithëpërfshirëse e kushteve të akomodimit, trajtimit dhe kujdesit për fëmijët, kujdesit shëndetësor, aksesit në arsim, komunikimit me botën e jashtme, si dhe respektimit të të drejtave të tyre.
Përveç kësaj, monitorimi synonte të identifikonte sfidat në funksionimin e institucionit dhe të jepte rekomandime për përmirësimin e kushteve dhe shërbimeve në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare.

