Forcimi i kapaciteteve të oficerëve të policisë për të vepruar në rastet e gjuhës së urrejtjes
September 26, 2025

Në periudhën qershor – korrik 2025, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut zhvilloi shtatë trajnime njëditore për oficerët e policisë dhe punonjës të tjerë të Ministrisë së Brendshme, me qëllim forcimin e
kapaciteteve të tyre për të njohur, dokumentuar dhe vepruar në rastet e gjuhës së urrejtjes.
Fokusi ishte në harmonizimin me standardet evropiane dhe ndërkombëtare, zbatimin e duhur të kuadrit ligjor kombëtar, mbledhjen dhe analizën e provave materiale dhe elektronike, si dhe përmirësimin e
bashkëpunimit ndërsektorial dhe ndërkombëtar.

