Boshllëku institucional në adresimin e gjuhës së urrejtjes në Maqedoninë e Veriut

December 14, 2023

Pavarësisht legjislacionit ekzistues, institucionet në Maqedoninë e Veriut përballen me dobësi serioze në
regjistrimin, monitorimin dhe sanksionimin e gjuhës së urrejtjes.

Mungesa e koordinimit, bazave të të dhënave të përshtatshme shtetërore, të dhënave dhe burimeve rezulton në trajtimin joefektiv të rasteve të tilla. Ky dokument nxjerr në pah boshllëqet kryesore institucionale dhe propozon hapa konkretë për të përmirësuar sistemin kombëtar.