Institucionet të sanksionojnë nxitjen e dhunës dhe përhapjen e urrejtjes ndëretnike

June 6, 2019

Me rastin e festimit të djeshëm të klubit të hendbollit “Vardar” deri te Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut kanë arritur numër i madh i paraqitjeve për gjuhë të urrejtjes të regjistruar nga ana e grupeve të tifozëve në sheshin e qytetit dhe në mediat sociale. Gjithashtu, është vërejtur gjuhë e urrejtjes edhe në qytetet tjera në shtet. Të gjitha paraqitjet janë regjistruar në mënyrë të rregulltë nga ana Komitetit, me çrast do të vijojë reagimi përkatës deri te institucionet kompetente.

Numri më i madh i paraqitjeve të pranuara i referohen gjuhës të urrejtjes mbi përkatësinë etnike. Kështu për shembull, në sheshin e qytetit është brohoritut “Le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuar. Maqedoni e pastër. Dhomë gazi” dhe fjalim tjetër ofendues dhe diskriminues. Me këtë u shkaktua përçarje dhe mosdurim mbi bazë të përkatësisë etnike, të përcaktuar në nenin 319 të Kodit penal.

Komiteti i Helsinkit rreptësisht e dënon nxitjen e dhunës dhe shkaktimin e urrejtjes ndëretnike. I inkurajojmë të gjithë qytetarët të cilët gjatë ditës të djeshme ishin dëshmitarë dhe/ose viktima të fjalimit dhe/ose veprave të urrejtjes të paraqesin rastin e tyre në komitetin e Helsinkut dhe në www.govornaomraza.mk.

Dërgojmë një apel të veçantë deri te Ministria e punëve të brendshme dhe Prokuroria themelore publike të hetojnë këto raste dhe të ndërmarrin të gjithë masat në pajtim me dispozitat pozitive ligjore. Komiteti i Helsinkit edhe më tutje do të ndjek zhvillimin e ngjarjeve në lidhje me brohoritjet e djeshme ofenduese dhe diskriminuese dhe rregullisht do të informojë institucionet kompetente për veprimet e mëtutjeshme dhe sanksionimin e  këtij fenomeni jashtëzakonisht negativ.