Komiteti i Helsinkit publikoi raportin mujor

October 7, 2020

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut sot e ka publikuar Raportin Mujor për të Drejtat e Njeriut. Sipas raportit, të sëmurët kronik janë lënë në mëshirën dhe pamëshirën e virusit, kurse madje 50 punonjëse të tekstilit, në Shtator, kanë denoncuar shkelje të të drejtave të punëtorëve.

Sic kanë njoftuar nga Komiteti i Helsinkit, masat për parandalimin dhe mbrojtjen nga COVID-19 janë dnërprerë me cka të sëmurët kronikë janë lënë në mëshirën dhe pamëshirën e virusit, kurse ekziston edhe diskriminimi gjinor në MPB, prej se një zyrtare policore ishte penguar të përparojë në vendin e punës.

Në këtë raport përfshihen edhe temat e tortuës dhe veprimeve johumane ku përmednet se ekzistojnë privime të pabazuara nga liria dhe përdorim të tepruar të forcës.

Komiteti I Helsinkit dënon edhe veprimin brutal të policisë duke bërë thirrje për sjellje jodiskriminuese ndaj romëve.

Në raport thuhet se janë të domosdoshme masa urgjente për përballje me gjuhën e urrejtjes.  

Në linkun e mëposhtëm mund ta gjeni Raportin e plotë mujor të Komitetit të Helsinkit në gjuhën shqipe.

https://mhc.org.mk/wp-content/uploads/2020/10/mesechen-izveshta%D1%98_septemvri-2020_al.pdf