Corner Raporte

Raport mujor për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë 10 Prill 2009

Mars 2009

1.  NGJARJE PUBLIKE DHE SHKLELJE TË PARIMEVE DEMOKRATIKE

1.1. Zgjedhjet 2009

1.2. Gjykata Kushtetuese i shleu stimulimet kontestuese të natalitetit 

1.3. Hospitalizimi në Spitalin Psikiatrik “Skopje” në kufirin e legalitetit

1.4. Gabim sistematik ose....?

2. SHKELJE TË TË DREJTAVE EKONOMIKE DHE SOCIALE

2.1. Raste të punëtorëve të lënduar dhe që kanë humbur jetën në vendin e punës.

2.1. Rasti Vera Bogoeva

3. RASTE POLICORE DHE GJYQËSORE 

3.1. Rasti Vasil Gligorov

3.2. Rasti Jovica Janevski

--------------------------------------------------------------------------------------

1.  NGJARJE PUBLIKE DHE SHKLELJE TË PARIMEVE DEMOKRATIKE

1.1. Zgjedhjet 2009

Zgjedhjet lokale dhe presidenciale 2009 në shikim të parë kaluan ashtu siç dëshironin të gjithë që Republikën e Maqedonisë e shohin si pjesë të vendeve demokratike në botë dhe atyre të cilët (me të gjithë fuqinë) ndihmonin nga jashtë që kjo  të realizohet. “Zgjedhje në atmosferë të qetë, të përmbushura në pajtim me pjesën më të madhe të standardeve ndërkombëtare” është vlerësimi i OSBE/ODIHRIT-t. Pozitivisht janë vlerësuar edhe liria e shprehjes dhe të bashkuarit, retorika e kandidatëve, numërimi i votave, si dhe puna e medieve. Atmosfera në ditën e zgjedhjeve është vlerësuar si e qetë, pa raste të dhunës ose incidente më të mëdha dhe rrethi i dytë i zgjedhjeve është vlerësuar si më i mirë se sa i pari. Me vlerësimet e misionit vëzhgues pajtohet edhe ambasadori i SHBA në vendin tonë Filip Riker, i cili ju uroi qytetarëve të Maqedonisë për, siç theksoi ai, zgjedhjet përgjithësisht të mira. Të ngjashme ishin edhe vlerësimet e vëzhguesve më relevant edhe për rrethin e parë. Nuk kurseheshin lëvdatat[1].

Urime arritën edhe nga Brukseli. Edhe Departamenti amerikan i shtetit ju dërgoi urime dhe lëvdata qytetarëve dhe autoriteteve të Maqedonisë për rrumbullakimin e suksesshëm të zgjedhjeve presidenciale dhe lokale.

Prapëseprapë, me urimet na dërguan edhe vërejtje. Njeriu i parë i ODIHR-it Janez Lenarçiç, i cili arriti në vendin tonë që personalisht ta monitorojë rrethin e parë të votimit, deklaroi se zgjedhjet e qeta janë të rëndësishme, por edhe nuk mjaftojnë. “Ekzistojnë edhe aspekte tjera”, deklaroi Lenarçiç, duke e theksuar me këtë rast aspektin që e kishte Misioni i ODIHR-it të theksuar në dy raportet kalimtare për zgjedhjet,“ e këto janë deklarimet për frikësimin të cilat ishin shumë të shpeshtuara dhe me të cilat, shpresojmë Qeveria do të ballafaqohet dhe do t’i zgjidh në raundin e ardhshëm të dytë, të votimit”. Shefi i misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR-it bëri vërejtje për bërjen e presionit dhe të frikësimit gjatë tërë procesit zgjedhor (nga ana e nëpunësve shtetëror dhe aktivistëve partiak të partisë në pushtet), shqyrtimin e parashtresave në rrethin e parë jashtë afateve ligjore (jo gjithmonë ka pasur konsensus në Komisionin shtetëror të zgjedhjeve, proceset gjyqësore nuk kanë qenë transparente) në pikëpamje të mangësive të listës së zgjedhësve u shprehën edhe përfaqësuesit e ODIHR-it edhe ambasadori amerikan i cili kërkoi zgjidhje ligjore në pako për depolitizimin e administratës shtetërore; shpesh herë përmendej procedimi i ngathët dhe shterpë ligjor kundër personave të cilët janë akuzuar për shkelje zgjedhore në vitin 2008; fakti se zgjedhjet i përcollën 7.038 vëzhgues vendas dhe 544 të huaj flet vetvetiu ........

Asociacioni qytetar “Most” e vlerësoi rrethin e dytë të zgjedhjeve si të qetë dhe pa incidente, në dhe rreth vendvotimeve. Prapëseprapë gjatë votimit, 3750 vëzhguesit e “Most”-it kanë vërejtur raste të votimit familjar dhe në grup, lëshime në menaxhimin me listat e zgjedhësve, fshehtësinë e shkelur të votimit, e në më shumë vende – qytetarëve nuk u është lejuar që në mënyrë të pavarur të vendosin për cilat zgjedhje do të votojnë, por kanë qenë të detyruar të votojnë edhe për zgjedhjet lokale edhe për zgjedhjet presidenciale.

Për presionet në formë të represionit të fuqishëm politik u ankua edhe kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Vevçanit, për propagandë në baza fetare pati ankesa në Strugë nga njeriu i parë i PAE dhe kandidatit për kryetar të komunës. Komitetit të Helsinkit i arritën edhe ankesa me akuza serioze nga Berova  (Shtabi komunal zgjedhor i LSDM – Berovë) dhe Shuto Orizare (“Bashkë për Shuto Orizaren”). Për “finesa” të llojit vendosje në mënyrë sulmuese të gurrëthemeleve dhe fillimet e ndërtimeve, si gjatë gjatë fushatave dhe zgjedhjeve është jashtë ligjore, opinioni sikur u mësua, e për këtë Komisioni kompetent “Për antikorrupsion” ende hesht dhe nuk prononcohet.

Mbresëlënëse ishte edhe ajo që bashkë me lëvdatat, si argument për ato, pothuajse si sqarim kryesor shkonte konstatimi se nuk ka pasur incidente, dhe e tërë kjo disi rikujtonte se radhiten në ato zgjedhje jo shumë fer dhe demokratike nga ekzistimi i Maqedonisë së pavarur të cilat nga vëzhguesit ndërkombëtar vlerësoheshin si “Kryesisht fer dhe demokratike edhe përkundër disa parregullsive të caktuara”, madje edhe atëherë kur bëhej fjalë për vjedhje të votave madje edhe për zgjedhjet presidenciale.

Analistët, posaçërisht pas rrethit të dytë, pozitivisht e vlerësuan mos funksionimin e marrëveshjes maqedonase-shqiptare brenda koalicionit për përkrahje në rrethin e dytë i cili nuk filloi të funksionojë. Dhe mirë është që votuesit edhe në njërën edhe në anën tjetër etnike në shumicë të madhe refuzuan t’i vijojnë udhëzimet e liderëve të tyre partiak. Presidenti i porsazgjedhur është i pari, nga katër që i kemi zgjedhur, i cili nuk kontestohet për shkak të rregullsisë së procesit zgjedhor, por menjëherë filloi të kontestohet në sajë të dy linjave. E para se praktikisht e kanë zgjedhur 25 përqind nga votuesit dhe e dyta se Shqiptarët nuk e kanë dhënë votën e vet për të. Duke e pasur parasysh fushatën “e federalizuar” parazgjedhore (në të cilën çdokush ju drejtohej “të vetëve”) dhe pas zgjedhjeve deklarimi i ekspertëve nga radhët e shqiptarëve në mediat në gjuhën shqipe ishte tejet i qartë – ata presidentit të porsazgjedhur i ja kontestonin të drejtën t’i përfaqësojë edhe shqiptarët, dhe në sajë të kësaj mund të flitet edhe për paralelizmin e mëtejmë të shtetit të Maqedonisë në baza etnike gjë e cila nga aspekti i sundimit të të drejtës dhe respektimit të të drejtave të njeriut mund të jetë problem serioz.

Pra, edhe këto zgjedhje janë “pasqyrim dhe kopje” e asaj se çfarë e kemi shtetin.

1.2. Gjykata Kushtetuese i shleu stimulimet kontestuese të natalitetit

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë, në sajë të ingerencave të veta kushtetuese, në seancën e mbajtur më 18 mars të vitit 2009, solli vendim (U. N: 199/2008-0-1)[2] për shlyerjen e pjesës së nenit 24-a nga Ligji për sigurim shëndetësor sipas të cilit pagesë të posaçme në para për fëmijë të lindur të gjallë realizon nëna e cila ka vendbanim në komunat në të cilat shtimi natyror është nën 2.1 fëmijë të lindur të gjallë për grua, sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës të Republikës së Maqedonisë, të shpallur vitin paraprak. Pagesa në para për fëmijë të lindur të gjallë duhej të paguhej për periudhë prej nëntë muaj pa ndërprerë, e poqese lind më shumë fëmijë në të njëjtën kohë (binek, trinqë ose më shumë) një vit nga dita e lindjes në lartësi prej 30% nga paga e paguar mesatare për punëtor në Republikën e Maqedonisë e shpallur për muajin rrjedhës.

Gjykata Kushtetuese konstaton se “sigurimi shëndetësor, si element i të drejtës për sigurim social, si bazë të vetën themelore e ka përcaktimin e Kushtetutës sipas së cilës Republika kujdeset për mbrojtjen sociale dhe sigurinë sociale të qytetarëve në pajtim me parimin e drejtësisë sociale, si dhe të përcaktimit kushtetues se humanizmi, drejtësia sociale dhe solidariteti janë vlera themelore të rendit kushtetues.

Me këtë vendim Gjykata Kushtetuese u radhit në anën e atyre të cilët në opinion pohonin se neni i shlyer dhe stimulimet janë jo kushtetuese, e pikërisht për këtë edhe Gjykata përcaktoi: se “paraqet kufizim të realizimit të të drejtave nga sigurimi shëndetësor të personave – nëna që u takojnë komunave të cilat nuk janë të përfshira me dispozitën e kontestuar ligjore me çka shkelen parimet e barazisë së qytetarëve para Kushtetutës dhe ligjeve, drejtësia sociale dhe solidaritetit, mbrojtja e barabartë e amësisë dhe të fëmijëve, si dhe përcaktimi kushtetues për humanizëm, drejtësi sociale dhe solidaritet si vlera themelore të rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë”.

Do të rikujtojmë se edhe Komiteti i Helsinkit më 9 mars të vitit 2009 doli me analizën “A ka Qeveria strategji reale për luftën kundër “murtajës së bardhë”?”[3] në të cilën midis tjerash thuhet: “Komiteti i Helsinkit e pret rezultatin e procedurave të ngritura para Gjykatës Kushtetuese dhe tërheq vërejtjen se me ndryshimet ligjore drejtpërdrejtë bëhet diskriminimi i nënave varësisht nga ajo se në cilën komunë jetojnë, me përcaktimin se bartës i të drejtës është vetëm nëna, ndërsa babai vetëm në kushte të jashtëzakonshme, bëhet diskriminimi gjinor. Duke e shikuar listën e komunave të cilat i përmbushin kushtet, prej të cilave vetëm në 2 komuna (Zajas dhe Oslomej) pjesa më e madhe e popullatës është nga nacionaliteti shqiptar, fitohet ndjenja se ekziston edhe diskriminim etnik.”

Komiteti i Helsinkit e përshëndet këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë nga aspekti i dinjitetit të cilin ky institucion duhet ta ketë në shtetin tonë dhe si shprehje e jo gjithmonë kundërshtimit të lehtë ndaj pothuajse pushtetit absolut që u vendos në Republikën e Maqedonisë.

Tani për çdo gjë sërish fjalën e ka Qeveria që të vlerësojë nëse ka mundësi të sigurojë kushte për zbatimin e stimulimeve të parapara për tërë territorin e shtetit ose do të heq dorë nga të njëjtat duke e lënë dyshimin se edhe kjo masë është nga arsenali i ad hok masave propaganduese populiste tanimë të para.

1.3. Hospitalizimi në Spitalin Psikiatrik “Skopje” në kufirin e legalitetit

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut i Republikës së Maqedonisë deri tani disa herë reagonte për problemin me hospitalizimin e dhunshëm në spitalet psikiatrike.

Për fat të keq, pas incidentit me rreth pesëdhjetë aktivistë grek për të drejtat e njeriut, të cilët bashkë me psikiatër grek arritën për personin Vasil Gligorov që ta vizitojnë duke theksuar se ai është paraburgosur dhe hospitalizuar në mënyrë të dhunshme, arritëm në njohurinë se problemi me hospitalizimin i ka përhapur rrënjët e veta edhe në raport me hospitalizimin në pajtim me shërimin vullnetar.

Në fakt, ashtu siç është arsyetuar më poshtë në mënyrë të detajuar rasti i personit Vasil Gligorov dhe përgjigja e cila arriti tek ne nga ana e personave përgjegjës në entin në pyetjen për mënyrën e hospitalizimit, bëhet e qartë se në kuadër të të njëjtës shkelet edhe dispozita me të cilën është e rregulluar procedura për shërimin me pajtim vullnetar.  

Personat përgjegjës, të vetëdijshëm për shkeljen, në përgjigjen na informojnë se për shkak të mos aplikueshmërisë së nenit 59 paragrafi 2 nga Ligji për procedurë jashtëgjyqësore u janë drejtuar një numri të madhe të institucioneve[4]. Sipas kësaj dispozite ligjore krahas pëlqimit me shkrim të dhënë para personit të autorizuar nga ana e personit që pranohet, janë të nevojshëm edhe dy dëshmitarë me cilësi të caktuara, e poqese kjo nuk sigurohet, personi i autorizuar është i obliguar që në afat prej 48 orësh t’i parashtrojë fletëparaqitje gjykatës për vendimmarrje të mëtejme. Si arsyetim, i cili në asnjë mënyrë nuk mund ta arsyetojë shkeljen e ligjit, theksojnë se me dispozitën e tillë rrezikohet e drejta e personave të cilat pranohen në entin, përkatësisht se pranimi i tyre ka qenë diskriminues në raport me pranimin e personit në cilin do qoftë spital tjetër. Sikur cili do qoftë spital të jetë i barazuar me spitalin psikiatrik dhe sikur të mos ketë dallim në raport me llojin dhe mënyrën e trajtimit të pacientëve midis spitaleve, është konkluzioni habitës i ekspertëve në spitalin psikiatrik i cili i ka shtyrë që ta kërkojnë ndryshimin e nenit.

Më tej, me qëllim që arsyetimi të mund të fitonte në peshë, si shtojcë na ishin dërguar përgjigjet e Ministrisë së drejtësisë, Organizatës botërore shëndetësore dhe të Avokatit të popullit. Sipas deklarimeve, personat përgjegjës, në lidhje me këtë çështje i janë drejtuar edhe Komitetit të Helsinkit por nuk ka pasur përgjigje nga ana jonë, gjë e cila nuk korrespondon me të vërtetën për shkak se nuk kemi pranuar kurrfarë përkrahje në lidhje me këtë çështje, gjë e cila sërish e vë në pah sjelljen e pa përgjegjshme të personave përgjegjës në spitalin psikiatrik. Aq më tepër që gjatë vizitës sonë në datën 30.10.2008 dhe gjatë bisedës së realizuar që zgjati disa orë, të njëjtit nuk përmendën se ballafaqohen me problem në lidhje me hospitalizimin me pajtim për shërim vullnetar. Përkundrazi, në pyetjen tonë, e konfirmuan vetëm problemin me hospitalizimin me dhunë, më saktë,  procedimin e vonuar të gjykatës, në rast të nevojës për shërim pa pajtimin e pacientit.

Drejtori dhe zëvendës drejtori i entit na informuan se gjykata nuk procedon në afatin prej tre ditësh që është paraparë me ligj. Gjykata nga ndonjëherë vendimin e vet e ka sjellë edhe pas 3 deri 4 muaj nga dita e parashtrimit të fletëparaqitjes. Në rastin e këtillë nëse personi është në gjendje të keqe shëndetësore, prapëseprapë hospitalizohet edhe pa vendim gjyqësor, për shkak se personat përgjegjës nuk dëshirojnë të ndërmarrin aktivitete për pasojat të cilat do të mund të krijohen si rezultat i lëshimit të tij nga spitali. Disa herë ka ndodhur që pacienti të ketë qenë i mbajtur, të shërohet dhe lëshohet nga spitali para se gjykata të sjell vendim lidhur me fletëparaqitjen. Por, prapëseprapë ata nuk kanë marrë asgjë në këtë fushë, e as që publikisht  e kanë aktualizuar problemin, përkundrazi, për shërim janë mbajtur edhe nga disa muaj pa kurrfarë vendimi të gjykatës.

Pra, me arsye parashtrohet pyetja, në entin gjatë pothuajse në të gjitha rasteve, gjatë pranimit të pacientëve për shërim, vallë a bëhet shkelje e dispozitave nga Ligji për procedurë jashtëgjyqësore, të cilat e rregullojnë procedurën për këtë qëllim?

Në lidhje me arsyetimin për kërkesën për ndryshimin dhe plotësimin e nenit 59 paragrafi 2 se këto persona kanë qenë të diskriminuar me kushtin e paraparë për dy dëshmitarë të cilët do të duhet ta konfirmojnë pajtimin e tij, do të mund të tërheqim vëmendjen në nenin 12[5] nga Ligji për shëndet mental, që shpien drejtë konkluzës së vetme se pacientët në spitalet psikiatrike nuk do të mund t’i krahasonim me pacientë të cilit do qoftë tjetër spital, në të kundërtën për ata do të vlenin dispozitat e përgjithshme të Ligjit për mbrojtje shëndetësore. Thënë më konkretisht, në atë rast nuk do të kishte nevojë për Ligjin për shëndet mental, e posaçërisht nuk do të kishte nevojë nga dispozita 12. Dhe e tërë kjo në drejtim të mbrojtjes nga pranimi jo vullnetar të individëve.

E tërë kjo vë në pah faktin se nuk zbatohet deri në fund asnjë dispozitë ligjore dhe obligim i përcaktuar për procedurën për pranimin për shërim në spitalin psikiatrik, që e tregon ekzistimin e problemit real dhe të thellë në këto ente nga aspekti i respektimit të të drejtave të njeriut. Për shkak të vështirësive në zbatimin e Ligjit për procedurë jashtëgjyqësore, në ato mbahen persona për shërim duke mos pasur bazë ligjore për këtë. Ndërkaq, personat përgjegjës të entin janë nisur në rrugën që fajin për njërin problem ta transmetojnë tek gjykata, ndërsa për problemin tjetër grupit që e ka përgatitur ligjin për shkak se kanë përpiluar një ligj diskriminues dhe të pa aplikueshëm në praktikë. Pra pse reagojnë kur më lehtë e kanë që ligji të shkelet?!

1.4. Gabim sistematik ose....?

Muajin e kaluar Maqedonia ishte e tronditur me disa raste të pedofilisë të cilat përveç trishtimit nga lajmi e hapin edhe çështjen e përgjegjësisë së institucioneve publike. 

Domethënë, në pajtim me Ligjin për familje, qendra për punë sociale është e obliguar të ndërmerr masa të posaçme për mbrojtjen e personalitetit, të drejtat dhe interesat e fëmijës[6], dhe me këtë rast kryen mbikëqyrje mbi të drejtën prindërore[7]. Nëse vlerësohet se është e nevojshme dhe nëse këtë e kërkojnë interesat e fëmijës, qendra për punë sociale ua tërheq vërejtjen prindërve për mangësitë në edukimin dhe zhvillimin e fëmijës[8] për të mund të caktojë edhe mbikëqyrje të përhershme të zbatimit të të drejtës prindërore[9].

Prindit i cili e ka keqpërdorur kryerjen e të drejtës prindërore, në çka hyn edhe kryerja e dhunës fizike dhe emocionale mbi fëmijën si dhe shfrytëzimi i tij seksual pas marrjes së mendimit nga qendra për punë sociale, i merret kryerja e të drejtës prindërore[10].

Ndërmarrja e masave të këtilla nënkupton rol aktiv të qendrave për punë sociale dhe përcjellje të vazhdueshme të gjendjes, posaçërisht të fëmijëve, me çka ndërtohet sistem i mbrojtjes parandaluese gjë e cila me ngjarjet e fundit është vënë nën pikëpyetje.

Në situatën kur dy fëmijë në Shkup dhe një në Kërçovë kanë qenë objekt i abuzimit seksual dhe maltretimit fizik dhe psikik në një periudhë më të madhe kohore e me të njëjtit deri atëherë kanë punuar ekipet profesionale nga qendrat për punë sociale, për shkak se janë fëmijë nga martesat e divorcuar, logjikisht parashtrohet pyetja si është e mundshme që të bëhet lëshim aq i madh, viktima të të cilit me pasoja të përhershme do të mbeten fëmijët?

Jemi të vetëdijshëm se edhe vetë qendrat ballafaqohen me probleme të llojit të mbi popullimit me lëndë dhe obligime të ndryshme si dhe me resurse dhe pajime të pamjaftueshme, prapëseprapë konsiderojmë se e njetja nuk mund të jetë arsyetim përkatës.

Komiteti i Helsinkit rikujton edhe në rastet tjera kur institucionet nga sfera e mbrojtjes sociale dështojnë në punën ndërsa viktimat e fundit janë fëmijët. Domethënë, verën e kaluar ishim dëshmitarë të një akti kur babai i një familje shumë anëtarëshe e varrosi foshnjën e vetë të tetë në oborrin e shtëpisë familjare, mandej dy fëmijë nga Shtëpia për përkujdesjen ndaj fëmijëve “11 Oktomvri” të cilët kanë ikur nga Shtëpia u bënë viktima të maltretimit seksual, e jo aq moti edhe dy fëmijë të tjerë ikën nga e njëjta Shtëpi por për fat të mirë kanë arritur me sukses të mbërrijnë në qytetin në të cilin jetojnë e pas kësaj radhiten rastet e pedofilisë.

Nga kjo që u paraqit më lartë në mënyrë të qartë paraqitet gabimi eventual sistemor, por për fat të keq kompetentët në shtet sikur nuk mendojnë kështu e për të qenë ironia më e madhe Ministria e punës dhe e politikës sociale, në mënyrë të vazhdueshme, del me deklarata arrogante se nuk ka faj tek institucionet.

Rikujtojmë se në pajtim me Konventën për të drejtat e fëmijës të Kombeve të Bashkuara, Republika e Maqedonisë është obliguar si shtet anëtar që t’i ndërmarr të gjitha masat legjislative, administrative dhe sociale për mbrojtjen e fëmijëve nga të gjitha format e dhunës fizike ose mentale, keqpërdorimet ose eksploatimet duke e përfshirë edhe abuzimin seksual[11].

Legjislativi vendas përcakton se kompetente që të bëjë mbikëqyrje mbi punën e qendrave për punë sociale dhe organeve tjera nga sfera e mbrojtjes sociale është Ministria e punës dhe e politikës sociale, e njëjta ajo vazhdimisht përjashton veten nga përgjegjësia për shkak të të cilës e pyesim veten, nëse jo ajo atëherë kush është i obliguar për mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të fëmijëve?

Komiteti i Helsinkit vazhdimisht vë në pah lëshimet në punën e institucioneve të përmendura më lartë por deri tani nuk ka informacion për atë se dikush nga përgjegjësit ka ndërmarr përgjegjësi ose se ka çfarë do qoftë ndryshimi në sistemin e punës dhe të organizimit, dhe për shkak të kësaj deklaron se është kohë e fundit që institucionet të fillojnë me përgjegjësi t’i realizojnë obligimet e ndërmarra që të mos sjellemi në situatën qentë lehin, karvani kalon e viktima më të mëdha sërish janë fëmijët!

2. SHKELJE TË TË DREJTAVE EKONOMIKE DHE SOCIALE

2.1. Raste të punëtorëve të lënduar dhe që kanë humbur jetën në vendin e punës

Në tremujorin e parë të vitit 2009 ishim dëshmitarë të një numri më të madh të rasteve të punëtorëve të lënduar dhe të vrarë në vendin e punës, më saktësisht, gjatë kryerjes së detyrave të veta të punës. Kështu, në këtë periudhë kemi punëtor që e humbi jetën në rrethin e fabrikës “Karposh” në lagjen Vllae të Shkupit në aksident në datën 12 shkurt të vitit 2009; dy minatorë të lënduar në fatkeqësinë në minierën Dobrevë më 17 shkurt; dy minatorë më rëndë të lënduar gjatë fatkeqësisë në minierat afër Kriva Pallankës në datën 4 mars, me ç’rast njëri nga të lënduarit të nesërmen ju nënshtrua lëndimeve që i kishte marrë dhe vdiq; punëtor i “Beton kom” i cili e humbi jetën në minierën “Suvodoll” në “REK Bitolla” më 01 prill. Poashtu është fakt se gjatë vitit të kaluar 2008, por edhe në vitin paraprak 2007 kishim një numër të madh të punëtorëve që e humbën jetën dhe që janë lënduar.

Në mënyrë të pashmangshme parashtrohet pyetja çka duhet më tepër dhe më frikësuese të ndodh, që t’i iniciojë institucionet kompetente shtetërore më në fund të fillojnë të kujdesen për zbatimin e Ligjit për siguri dhe shëndet në punë?

Mos veprimi sistematik dhe i vazhdueshëm i Inspektoratit shtetëror të punës, si dhe Ministrisë së punës dhe politikës sociale rrjedhimisht vetëm merr jetë të njerëzve ose atyre ju merr aftësinë punuese si rezultat i lëndimeve të rënda gjatë punës. Mos veprimi i tyre vetëm shkon në favor të trendit të përgjithshëm të shmangies së çfarë do qoftë përgjegjësie dhe mbyllje e rasteve si fatkeqësi ose si fuqi natyrore, karakteristik për të gjithë ato. Sjellja e këtillë komode e institucioneve kompetente të cilat duhet të ta sigurojnë zbatimin e ligjeve të këtij lëmi, edhe më tepër i shtyn punëdhënësit t’i plotësojnë vetëm kushtet elementare për zbatimin e detyrave punuese në dobi të profitit të tyre. E tërë kjo në tërësi sjell në konkluzën se ligjet për mbrojtjen e punëtorëve gjatë punës paraqesin vetëm tekst i rëndomtë dhe i pa zbatuar ligjor.

Punëdhënësi patjetër duhet të ndërmarr masa të nevojshme për sigurinë dhe shëndetin të të punësuarve gjatë procesit të punës, duke e përfshirë mbrojtjen nga rreziqet profesionale, sigurimin e informacioneve dhe trajnimit dhe sigurimit të organizimit përkatës dhe të mjeteve të nevojshme. Punëdhënësi ka obligim të aplikojë masa të atilla mbrojtëse dhe të zgjedh metoda punuese dhe prodhuese të cilat do ta përmirësojnë nivelin e sigurisë dhe të shëndetit gjatë punës, e do të përfshihen në të gjitha veprimtaritë e punëdhënësit dhe në të gjitha nivelet e organizatës.

Për fat të keq, konstatim i pamohueshëm është se punëdhënësit nuk i përmbushin obligimet e veta ligjore për organizimin e mbrojtjes gjatë punës në pajtim me procesin teknologjik, nuk sigurojnë që çdo punëtor të ketë kushtet e parapara të sigurisë në vendin e punës në të cilin është i radhitur, nuk i përmbushin normativat dhe standardet për mbrojtje gjatë punës së punëtorëve dhe lokalet ndihmëse si dhe të veglave të punës, e nga ana tjetër Ministria e punës dhe e politikës sociale dhe Sekretariati Shtetëror i punës nuk i përmbushin obligime e veta ligjore që të jenë korrektuesi i tyre dhe zbatues i ligjeve.

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut sërish rikujton se Ligji për siguri dhe shëndet gjatë punës, si dhe instrumentet e shumta ndërkombëtare të cilat e obligojnë edhe Republikën e Maqedonisë për këtë problematikë nuk duhet të paraqesin vetëm stoli e kësaj shoqërie. E rikujtojmë sërish Inspektoratin Shtetëror të punës se ka në dispozicion mjete dhe mënyra  ligjore të definuara qartë për sanksionimin e punës jo të ligjshme dhe të rrezikshme të punëdhënësve, për zvogëlimin e dëmshmërisë për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve, e me këtë edhe zvogëlimin e përshkallëzuar, madje edhe për tejkalimin e tragjedive të këtilla.

2.1. Rasti Vera Bogoeva

Vera Bogoeva, në sajë të vendimit të plotfuqishëm gjyqësor[12] për kthyerje të punëtorit në punë[13] më 3 qershor të vitit 2005 është kthyer në punë në “Knigoizdatelstvo Mislla” ShA Shkup. Bogoeva me Vendim ka qenë e radhitur në vendin e punës – shitës – agjent tregtie, përfaqësues për brendësinë e Republikës së Maqedonisë. Punëdhënësi ka nënshkruar Kontratë për punësim me punëtoren, por nuk i ka dhënë ekzemplar të të njëjtës por i ka dorëzuar lajmërim për vendin e punës dhe për ndarje të detyrave punuese.

Në arsyetimin e lajmërimit është theksuar se “të hyrat dhe pagesat për punën e kryer do të jenë ekuivalente në shkallën e fitimit të realizuar për shkak se llogaria e punëdhënësit disa vjet me radhë është e bllokuar”. Më tej, në pajtim me pohimet e palës, punëdhënësi nuk i ka siguruar kurrfarë kushte e as mjete të punës dhe e njëjta pasi është kthyer në punë nuk ka marrë as rrogë, as pagesa tjera dhe as që i janë paguar kontributet për rrogën. Për shkak të gjendjes së këtillë, pala në datën 17 tetor të vitit 2005 ka parashtruar Aktpadi kundër punëdhënësit për pagesën e rrogave dhe të kontributeve për sigurim pensional dhe invalidor.

Pas tre vitesh, duke vendosur për lëndën Gjykata Themelore Shkup II Shkup ka sjellë Aktvendim gjyqësor[14] me të cilën e refuzon kërkesën paditëse të paditëses dhe e obligon t’i shpaguajë shpenzimet e procedurës. Në arsyetimin e aktvendimit gjyqësor, gjykata pajtohet me gjendjen faktike të prezantuar paraprakisht dhe konstaton se është kontraktuar marrëveshje për punësim por thirret në Lajmërimin e përmendur më lartë të cilën edhe pala e ka pranuar dhe me të cilën konstatohet se të ardhurat dhe pagesat për punën e kryer do të jenë ekuivalente me shkallën e fitimit të realizuar.

Me fjalë të tjera, gjykata thirret në dispozitë nga Ligji për marrëdhënie pune[15] sipas së cilës punëtori ka të drejtë për rrogë në proporcion me punën e kryer dhe kontributin e punëtorit. Në pajtim me të njëjtën, sipas gjykatës, për shkak se punëtorja e ka pranuar Lajmërimin e lartpërmendur ajo e ka ditur dhe ka qenë e vetëdijshme se përshkrimi i detyrave të saja punuese është ajo të shet libra në brendësi të RM dhe nga shkalla e realizimit do të varet edhe rroga e saj, por meqë ajo nuk ka realizuar kurrfarë shitje dhe nuk ka kontribuar që punëdhënësi të realizojë fitim Gjykata konstaton se punëtores nuk i takon kurrfarë rroge e as kontribute.

Komiteti i Helsinkit është i habitur nga vendimi i këtillë, për fat të keq gjyqësor, për shkak të të cilës sërish ju referohemi Kushtetutës dhe Ligjit për marrëdhënie pune. 

Lidhur me këtë, në pajtim me Kushtetutën, Republika e Maqedonisë është shtet social në të cilin çdo kush ka të drejtë të punojë dhe të ketë përfitim përkatës e këto të drejta rregullohen me ligj dhe me marrëveshje kolektive.

Ligji për marrëdhënie pune përcakton se me nënshkrimin e marrëveshjes për punësim themelohet marrëdhënie pune midis punëtorit dhe punëdhënësit[16] me ç’rast punëdhënësi është i obliguar që punëtorit t’i sigurojë punë për të cilën janë marrë vesh ose t’ia sigurojë të gjitha mjetet dhe materialin punues[17], por gjithsesi punëdhënësi është i obliguar që punëtorit t’i sigurojë pagesë përkatëse për kryerjen e punës[18] pjesë e posaçme përbërëse e vetë marrëveshjes për punësim[19].

Mirëpo, ajo që është qenësore për këtë rast e që Gjykata Themelore Shkup II ka lëshuar ta përmend e kjo është që rroga e punëtorit nuk mund të jetë më e ulët nga rroga më e ulët e përcaktuar në sajë të ligjit dhe marrëveshjes kolektive e cila drejtpërdrejtë e obligon punëdhënësin.

Nga kjo siç shihet del se është e saktë se rroga e punëtorit është çështje e raportit kontraktues midis punëtorit dhe punëdhënësit por vetëm për lartësinë e rrogës mbi minimumin e përcaktuar ligjor të rrogës nga i cili nuk mund të shkohet më poshtë, e jo madje siç ka sjellë vendim gjykata edhe aspak të mos ketë rrogë sepse punëtori nuk e ka realizuar?!

Por, gjykata nuk ndalet vetëm në këtë. Në të njëjtin aktvendim gjyqësor thekson se i ka shqyrtuar kërkesat e paditëses për pagesë të kontributeve për sigurim social, por meqë paditësja nuk ka vepruar në pajtim me obligimet e gjykatës që vetë të sigurojë dëshmi për lartësinë e kontributeve të cilat punëdhënësi është dashur t’i paguajë në Fondin për SPIM, gjykata edhe këtë kërkesë e refuzon si të pabazë.

Me këtë Gjykata siç shihet, sërish nuk e merr parasysh dispozitën shumë precize nga Ligji për marrëdhënie pune e cila thotë “punëdhënësi është i obliguar ta paraqes punëtorin në sigurimin e obligueshëm social (pensional dhe invalidor, shëndetësor dhe sigurim në rast të papunësisë)... Kopje e verifikuar e fletëparaqitjes i dorëzohet punëtorit ... "[20].

Nga kjo, në mënyrë logjike imponohet mëdyshja se si është e mundshme që punëtori të ketë dëshmi për pagesë të kontributeve, nëse punëdhënësi nuk i ka paguar të njëjtat dhe nuk i ka dhënë punëtorit ekzemplar të tillë, ose edhe më tepër parashtrohet pyetja pse gjykata, në sajë të obligimit zyrtar nuk ka bërë përpjekje të sigurojë dëshmi të tillë para se të vendos që ta refuzojë kërkesën e paditëses?!

Në kohën e krizës ekonomike dhe sociale kur të drejtat e punëtorëve janë më të rrezikuara, ndërsa punëdhënësit përpiqen që të përfitojnë dhe me investime të vogla dhe pagesa të ulëta për punëtorët të realizojnë profit më të madh, në kohën kur Republika e Maqedonisë edhe ashtu ka vështirësi me problemin e të drejtave edhe ashtu të pasiguruara të punëtorëve, kur rroga është nën minimum, kontributet janë të pa paguara, kur punëtorët nuk kanë mbrojtje përkatëse në punë me pasojë më të shpeshtë lëndim ose vdekje në vendin e punës, Komiteti i Helsinkit konsideron se është me të vërtetë e pa shembull gjykatat në Maqedoni të sillen pa kujdes dhe pa interesim ndaj të drejtave të punëtorëve dhe gjatë vendimmarrjes t’i injorojnë edhe postulatet themelore në marrëdhëniet e punës.

Pa marrë parasysh që Komiteti rrallë vendos që të komentojë vendime gjyqësore të shkallës së parë duke shpresuar në urtësinë e gjykatave të apelit, kësaj radhe ndjente nevojë ta shfaq qëndrimin e vet lidhur me këtë çështje sinqerisht duke shpresuar se gjykata më e lartë do ta përmirësojë gabimin dhe do ta zvogëlojë dyshimin në gjyqësinë e Maqedonisë.

3. RASTE POLICORE DHE GJYQËSORE

3.1. Rasti Vasil Gligorov

Më 18 Shkurt të vitit 2009, siç tanimë është e njohur, opinionin e tronditi lajmi për arritjen e rreth pesëdhjetë aktivistë grek për të drejtat e njeriut të shoqëruar nga psikiatri më i njohur grek. Qëllimi i udhëtimit të tyre ishte vizita e Spitalit Psikiatrik Shkup (Bardovcë), më saktësisht personin Vasko Gligorov i cili në të njëjtin është i hospitalizuar për shërim, me deklarime për sjelljen e tij me dhunë nga pjesëtarë të policisë, si dhe hospitalizimi me dhunë në spitalin. Sipas pohimeve të tyre, shkaku i vetëm për mënyrën e këtillë të veprimit ndaj Vasil Gligorovit kanë qenë qëndrimet e tija pro greke, më saktë botimi i tezave për mos ekzistimin e kombit maqedonas. 

Vizita nuk u realizua, përkatësisht personat përgjegjës në Spitalin Psikiatrik Shkup (Bardovcë) tërësisht me arsye nuk e ka aprovuan të njëjtën, për shkak se aktivistët grek nuk e kishin lejen e nevojshme nga Ministria e shëndetësisë.

Rasti disa ditë u përcoll nga të gjitha mediat e mundshme, dhe mund të konkludojmë se për opinionin sipas të gjitha gjasave rasti ishte interesant për shkak republikës nga e cila arritën aktivistët për të drejtat e njeriut me të cilën vite me radhë problemin me emrin, e jo aq nga aspekti i të drejtave të njeriut.  Pra në këtë rast mediat disi harruan në respektimin e të drejtave të njeriut, posaçërisht në të drejtën e respektimit të privatësisë dhe mbrojtjes së saj, dhe u morën me faktin ngazëllues se shtetas GREK i kanë ardhur për vizitë shtetasit tonë. Që absurdi të jetë edhe më i madh, pa marrë parasysh vërtetësinë e deklarimeve për qëndrimet pro greke të cilat i hapën dhe çështjes së lirisë së të shfaqurit të mendimit, të dhënat personale të personit – pacient në spitalin pikërisht për këtë ishin vënë nën thjerrëz e medieve, e më vonë edhe nga vetë institucioni. Sëkëndejmi, që në fillim është shkelur neni 3 paragrafi 2 pika 1 dhe 4[21] nga Ligji për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve, si dhe neni 25[22] dhe 33[23] të të njëjtit ligj dhe neni 7[24] nga Ligji për shëndet mental. 

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut, duke u nisur nga deklarimet e shfaqura, ju drejtua me shkresa Ministrisë së punëve të brendshme, në lidhje me vërtetësinë e paraburgimit me dhunë të Vasil Gligorovit pas depërtimit të pjesëtarëve të policisë në shtëpinë e tij në orën dy pas mesnate. Poashtu, Komiteti i dërgoi shkresë edhe Spitalit Psikiatrik Shkup (Bardovcë), me qëllim që personat përgjegjës të na informojnë për mënyrën e marrjes së personit, përkatësisht vallë a ekziston vendim gjyqësor për rastin e shërimit pa pajtimin e tij ose bëhet fjalë për hospitalizim vullnetar në pajtim me dispozitat ligjore.

Ministria e punëve të brendshme, Sektori për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale, në përgjigjen e vet na informoi se nuk janë të vërteta deklarimet për hyrje të dhunshme dhe marrje të dhunshme të personit Vasil Gligorov. Pjesëtarë të policisë, pas paraqitjes së nënës së tij se ka qenë fizikisht dhe psiqikisht e malltretuar nga djali i saj, kanë dalë në vendin e ngjarjes në shtëpinë e tyre, ku pas bisedës së kryer kanë qenë të informuar se Vasili tanimë disa vjet në periudha të ndryshme është shëruar në Spitalin Psikiatrik Shkup. Në banesën ka arritur edhe ekipi i Ndihmës Urgjente medicinale, e pas paraqitjes telefonike të nënës dhe pas kontrollit të bërë është konstatuar se Gligorov për shkak të gjendjes së luhatur shpirtërore duhet të transferohet për tu shëruar. Pas pëlqimit të dhënë nga Vasili dhe nëna e tij, ai me asistencën e nëpunësve policor, me automjetin e Ndihmës Urgjente medicinale është transportuar në Spitalin Psikiatrik Shkup (Bardovcë). Menjëherë pas arritjes, Vasili e ka nënshkruar pëlqimin për shërim vullnetar, e pas kësaj është vendosur dhe është mbajtur në spitalin.

Përgjigje arriti edhe nga personat përgjegjës nga EPSh Spitali Psikiatrik Shkup. Për befasinë tonë të madhe, enti shëndetësor i cili poashtu reagoi ashpër për zbulimin e identitetit të pacientëve të tyre dhe për shkeljen e privatësisë nga ana e të gjitha medieve, në 4 (katër) faqe na e arsyeton vazhdën e tërësishme të deritanishme të personit Vasil Gligorov. Me një fjalë, në përgjigjen fillimisht jepen të dhënat personale të pacientit, më saktësisht emri dhe mbiemri i tij, data e lindjes, adresa ku jeton, gjendja martesore, arsimi, që mandej në vazhdim me radhë të kemi përshkrim të të gjitha hospitalizimeve me histori të sëmundjes së Vasil Gligorovit: data e pranimit dhe e lëshimit nga spitali, kohëzgjatja, mënyrat e hospitalizimit dhe indikacionet, përkatësisht diagnoza.

Krahas përgjigjes së detajuar, të pasur me të dhëna për të gjitha hospitalizimit dhe historinë e sëmundjes, personat përgjegjës kanë dhënë dëshmi në raport me mënyrën e hospitalizimit të fundit, me sa duket për shkak të interesimit të madh dhe eksploatimit të kësaj teme në opinionin. Në lidhje me hospitalizimin e fundit, na informojnë se pacienti hospitalizimin e ka pranuar në mënyrë pasive dhe se ka nënshkruar pëlqim për hospitalizim. Që menjëherë pas kësaj të na e dërgojnë edhe pëlqimin e nënshkruar për shërim vullnetar. Menjëherë bie në sy shkelja e qartë e nenit 59[25] paragrafi 2 nga Ligji për procedurë jashtëgjyqësore me të cilin rregullohet shërimi vullnetar.

Në kundërshtim me të përcaktuarën me ligj, pajtimi të cilin e ka nënshkruar Vasil Gligorov është i nënshkruar nga dy dëshmitarë të moshës madhore që dininë shkrim-lexim, por jo edhe nga dëshmitarë të cilët nuk janë të punësuar në entin publik shëndetësor, duke marrë parasysh se nga dokumenti shihet se si dëshmitarë janë nënshkruar dy anëtarë të personelit. Në arsyetimin për shkeljen e theksojnë faktin se për shkak të mos mundësisë për zbatim dhe natyrës diskriminuese të nenit në raport me pacientët tjerë u janë drejtuar institucioneve kompetente për tu bërë ndryshimi dhe plotësimi i nenit kontestues, por gjithsesi nuk ju jep të drejtë që atë ta shkelin përdisa nuk ndryshohet ose plotësohet.

Duke e pasur parasysh edhe problemin me hospitalizimin e dhunshëm, mund të konkludojmë se problemi është thelluar edhe në raport me deklaratën për shërim vullnetar. Sipas personave përgjegjës problemi është në vetë dispozitën ligjore e cila praktikisht ka qenë e pa zbatueshme, e mbi kësaj edhe diskriminuese, me çka vetë ata konsiderojnë se arsyetohet faji i tyre për shkak se Ligji për procedurë jashtëgjyqësore pjesa me të cilën rregullohet kjo çështje do të duhet tërësisht të ndryshohet ose plotësohet, e para kësaj edhe të shkelet.

3.2. Rasti Jovica Janevski

Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut të Republikës së Maqedonisë ju drejtua personi Jovica Janevski nga Tetova dhe i njëjti na informoi se në datën 14.10.2008 në orën 22,50 në sajë të urdhrit gjyqësor është marrë për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej dy vite.

Pala na informoi se menjëherë pas marrjes fillimisht është shpjer në bodrumin e stacionit policor në Tetovë, e mandej në zyrën në katin e dytë ku është rrahur nga dy përfaqësues të policisë. Të njëjtit janë prezantuar se janë nga Shkupi dhe se janë pjesëtarë të njësitit special.

Tronditëse ishin pohimet e palës se ai ka qenë i lidhur me pranga gjatë rrahjes dhe se i njëjti është rrahur me grushta metalike dhe dorëzën e pistoletës në pjesën e kokës dhe të veshëve, pas së cilës i njëjti ka marrë disa lëndime më të lehta trupore të cilat janë evidentuar nga mjeku i burgut në ENP Burgu Shkup, ku është transferuar ditën e ardhshme.

Në sajë të deklarimeve të shprehura nga pala, të mbështetura me dokumentacion mjekësor, si dhe dyshimet se në rastin ekzistojnë indice për torturim, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut ju drejtua me shkresë Sektorit për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale pranë MPB.

Sektori me shkresë na informoi se pas kontrollimit të bërë të gjendjes faktike për rastin e shfaqur kanë konstatuar se personi Jovica Janevski në SP Tetovë është pranuar në gjendje të mirë shëndetësore, pa kurrfarë lëndime, por të nesërmen, në datën 15.10.2008 kur është dorëzuar në ENP – Burgu Shkup, nga doktori janë konstatuar lëndime trupore.

Në pajtim më këtë që është prezantuar më lartë, Sektori konkludon se i paraburgosuri Jovica Janevski lëndimet trupore i ka marrë gjatë mbajtjes në lokalet policore ose gjatë transportit të tij deri në Shkup.

Në të njëjtën shkresë Sektori thekson që konsideron se ekzistojnë baza për dyshim se është bërë vepra penale “Torturim”  të përcaktuar me nenin 142 nga Ligji për procedurë penale të Republikës së Maqedonisë, për shkak të të cilës të njëjtit me raport të posaçëm për ngjarjen e kanë informuar Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë.

I kënaqur nga konstatimi i këtillë i Sektorit për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale, Komiteti i Helsinkit e fton Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë në duart e së cilës tani është lënda, që të iniciojë përndjekje penale kundër kryerësve të veprës.

Komiteti i Helsinkit sinqerisht shpreson se përndjekja penale nga ana e PThP – Tetovë do të zbatohet në pajtim me nenin 142 nga LPP “Mundimi dhe veprimi ose ndëshkimi tjetër i vrazhdët, jonjerëzor ose poshtërues” dhe se në këtë rast nuk do të përdoret praktika e deritanishme e anashkalimit të fshehur të nenit të theksuar ligjor dhe do të përdoren dispozita tjera ligjore, të cilat parashikojnë dënime më të buta për kryerësit.

--------------------------------------------------------------------------------

[1] “Kam kënaqësi që shoh se vendi bëri hapa të shumta në rrugën e demokracisë. Parregullsitë dhe mungesa e besimit mbetet dhe kjo është sfidë me të cilën patjetër duhet të ballafaqoheni, por nuk ka dyshim se ju arritët përparim me mbajtjen e zgjedhjeve sipas standardeve ndërkombëtare”, kumtoi kryetari i misionit vëzhgues të Kuvendit parlamentar të OSBE-së Fia Krismas Moler.

[2] Vendimi në tërësi mund të shihet në internet faqen e Gjykatës Kushtetuese të RM: http://www.usud.gov.mk/domino/WEBSUD.nsf

[3] E botuar në internet faqen e Komitetit: http://www.mhc.org.mk/default.asp?ItemID=3AB6E2C9BA1E7C469D8DD07E62A9595C

[4] Shih fusnotën 29 nga i njëjti raport

[5] “Personat me sëmundje mentale kanë të drejta të posaçme në lidhje me interesat e tyre të veçanta, në pajtim me këtë dhe ligj tjetër” 

[6] Neni 87 nga Ligji për familjen 

[7] Neni 86 nga Ligji për familjen

[8] Neni 88 nga Ligji për familjen

[9] Neni 89 nga Ligji për familjen

[10] Neni 93 nga Ligji për familjen

[11] Neni 19 nga Konventa për mbrojtjen e fëmijëve e KB 

[12] Aktvendimi XV P.nr.2059/96 të datës 28.10.2003 

[13] Vendim i datës 03-02 3.06.2005  

[14] III RO nr.914/07 e datës 23.09.2008  

[15] Neni 75 paragrafi 1 dhe 2 nga Ligji për marrëdhënie pune (teksti i pastër) 

[16] Neni 13 paragrafi 1 nga Ligji për marrëdhënie pune

[17] Neni 40 nga Ligji për marrëdhënie pune

[18] Neni 41 nga Ligji për marrëdhënie pune

[19] Neni 28 paragrafi 2 pika 8 nga Ligji për marrëdhënie pune

[20] Neni 13 paragrafi 3 nga Ligji për marrëdhënie pune

[21] “Parimi i humanitetit mbështet në: respektimin e personalitetit të njeriut, si qenie humane dhe respektimin e privatësisë së personalitetit”. 

[22] “Pacienti ka të drejtë të besueshmërisë (fshehtësisë) të të dhënave personale dhe medicinale, të cilat patjetër duhet të ruhen në fshehtësi edhe pas vdekjes së tij, në pajtim me dispozitat për mbrojtjen e të dhënave personale”.

[23] “Enti shëndetësor është i obliguar të:....11. sigurojë besueshmëri (fshehtësi) të të dhënave personale dhe medicinale të pacientit që kanë të bëjnë me statusin shëndetësor të pacientit, gjendjes medicinale, përkatësisht klinike, diagnozës, parashikimit dhe trajtimit, si dhe të gjitha informacione tjera nga natyra personale, madje edhe pas vdekjes së tij, në pajtim me dispozitat për ruajtjen e sekretit profesional dhe afarist, si dhe për mbrojtjen e të dhënave personale”. 

[24] “Personali, dinjiteti dhe privatësia e çdo personi me sëmundje mendore patjetër duhet të respektohet”.

[25] “Në rastin kur enti shëndetësor do të pranojë person në pajtim me deklaratën e tij me shkrim para personit të autorizuar dhe para dy dëshmitarë në moshë madhore që dinë shkrim lexim të cilët nuk janë të punësuar në ent publik shëndetësor dhe nuk janë në lidhje gjaku me personin i cili pranohet, në vijë të drejtë, në vijë anësore deri në shkallën e katërt, nuk janë në kumbari deri në shkallën e dytë, e nuk janë as bashkëshort/të e personit, e as personi që e ka sjellë në entin publik shëndetësor dhe nëse pa pranimit personi është kufizuar në lirinë e lëvizjes ose të kontaktimit me botën e jashtme, personi i autorizuar në afat prej 48 orësh është i obliguar të parashtrojë fletë paraqitje në gjykatë”.


Twitter Facebook
Normal_banner-free-sq Normal___________alb Normal_banner-lgbti Normal_banner-ws-sq Normal_screenshot_2017-10-24_13.29.57