February 6, 2024

ANALIZA E KORNIZËS LIGJORE TË MAQEDONISË SË VERIUT PËR RREGULLIMIN E GJUHËS SË URREJTJES

Gjuha e urrejtjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut është tendencë jashtëzakonisht shqetësuese, e cila në masë të madhe
mbetet e pakontrolluar. Përkatësia etnike, orientimi seksual dhe identiteti gjinor janë arsyet kryesore për paragjykim, ndërsa shumica e viktimave dhe autorëve janë njerëz të rinj. Gjuha raciste dhe homo/transfobike përdoret shpesh në kontekstin e diskursit nacionalist në të cilin pakicat etnike, fetare dhe seksuale, si dhe politikanët e moderuar dhe aktivistët e të drejtave të njeriut etiketohen si tradhtarë dhe agjentë të huaj.

Gjuha e urrejtjes nga politikanët mbetet e zakonshme. Ashtu si në shumë vende të tjera, interneti dhe mediat sociale janë bërë platforma dhe burimi kryesor i gjuhës së urrejtjes, kështu që gjuha e raciste dhe homofobike/transfobike e urrejtjes është në rritje, veçanërisht përmes formave elektronike të komunikimit. Komentet anonime, por edhe jo anonime nxitëse, janë kryesisht të pranishme në rrjetet sociale dhe në përmbajtjet e gjeneruara nga përdoruesit, siç janë pjesët e komenteve të portaleve të lajmeve në internet.

Mungesa e vullnetit të pronarëve të këtyre portaleve dhe ofruesve të shërbimeve të internetit për t’u përballur me këtë çështje kontribuon në ekzistencën e gjuhës së urrejtjes. Gjuha e urrejtjes është një shqetësim i veçantë meqë në të shumtën e rasteve është hapi i parë në procesin drejt dhunës së vërtetë. Përgjigjja e duhur ndaj gjuhës së urrejtjes përfshin ndërmarrjen e masave nga organet kompetente për zbatimin
e ligjit (dënimet penale dhe administrative, procedura civile), por gjithashtu edhe mekanizma të tjerë për t’u përballur me pasojat e saj të dëmshme, të tilla si vetë-rregullimi, parandalimi dhe kundërpërgjigjja.

Kodi penal përmend disa vepra penale në kuptimin e gjuhës së urrejtjes, duke përfshirë edhe ato të kryera përmes internetit. Ligji për shërbimet mediatike audio dhe audiovizuele ndalon emetimin e përmbajtjes mediatike që nxit ose përhap diskriminim, intolerancë ose urrejtje. Ligji për mbrojtjen dhe parandalimin e diskriminimit ndalon nxitjen e diskriminimit dhe ngacmimit për arsye diskriminuese.
Qëllimi i kësaj analize është të shqyrtojë kornizën ekzistuese ligjore që rregullon gjuhën e urrejtjes dhe përshtatmërinë e saj në luftën efektive me këtë fenomen, duke u mbështeturnë marrëveshjet ekzistuese ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Evropës dhe instrumenteve të tjera relevante të vendosjes së standardeve duke përdorur gjetjet dhe rekomandimet e trupave për monitoring të Këshillit të
Evropës, në veçanti Rekomandimin CM/Rec(2022)16 për lukundër gjuhës së urrejtjes dhe “Rekomandimin e përgjithshëm
për politika nr. 15 për Luftimin e gjuhës së urrejtjes ”të Komisionit Evropian kundër racizmit dhe intolerancës (ECRI), si dhe standardet më të gjera ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat e njeriut. Analiza përfshin gjithashtu edhe raportet e organizatave joqeveritare që janë aktive në këtë fushë, siç janë Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe ILGA Evropë. Njëherësh, analiza përfshin shembuj komparativ
nga shtetet tjera në lidhje me legjislacionin për gjuhën e urrejtjes, veçanërisht në pjesën e përballjes me gjuhën e
urrejtjes në internet.

Dokumentet