September 16, 2020

Më shumë punë për më pak para: si të zvogëlohet hendeku gjinor te pagat në Republika e Maqedonisë së Veriut?

Pabarazia gjinore dhe hendeku gjinor te pagat mbijetojnë edhe krahas avancimit të madh në shkallën e arsimimit të grave, përvojës së punës dhe ekspertizës në tregun e punës. Hendeku gjinor te pagat ekziston kur femrat janë paguar më pak se sa meshkujt për punë të njëjtë ose të ngjashme, në kushte të njëjta ose të ngjashme, ose për kryerjen e punës që është e ndryshme, por megjithatë me vlerë të barabartë në pikëpamje të shkathtësive të nevojshme, përgjegjësisë dhe angazhimit, si dhe gjatë kushteve të njëjta të punës. Vlerësimi dhe pagesa e punës akoma është nën ndikim të madh të përbërjes gjinore të fuqisë së punës dhe të kritereve tradicionale për vlerësimin e punës, si dhe të stereotipave gjinor që janë akoma prezent, lidhur me ndarjen e punëve dhe profesioneve, të cilat kanë tendencë më shumë t’i ndërtojnë shkathtësitë lidhur me punën e meshkujve se sa shkathtësitë lidhur me punën e femrave.

Ky dokument kontribuon për zvogëlimin e hendekut gjinor të pagave në Maqedoninë e Veriut, përmes ofrimit të propozimeve për përmirësimin e harmonizimit të legjislacionit vendor të punës me direktivat e Bashkimit Evropian dhe konventat e Organizatës Botërore të Punës, në drejtim të përmirësimit të efikasitetit të mbrojtjes gjyqësore dhe administrative të instituteve pagë e barabartë për punë të barabartë dhe pagë e barabartë për punën me vlerë të barabartë.

Përfundimet nga desk hulumtimi i zbatuar tregoi se në Republikën e Maqedonisë së Veriut akoma ekziston hendek gjinor në paga dhe se i njëjti është më i lartë nga mesatarja e hendekut gjinor te pagat në Bashkimin Evropian.
Përfundimet nga analiza krahasuese e kornizës juridike ligjore vendore, para së gjithash me Direktivën 2006/54/KE (Recast) të Bashkimit Evropian tregoi se nuk ekziston ndryshimi i tërësishëm i direktivës në legjislacionin e vendit, para së gjithash në Ligjin për marrëdhënie pune, në pikëpamje të rregullimit të qartë të instituteve pagë e barabartë për punë të barabartë dhe pagë e barabartë për punë me vlerë të barabartë.

Përfundimet nga analiza e funksionimit të mekanizmave juridik dhe institucional për mbrojtjen dhe parandalimin nga diskriminimi lidhur me parimin e pagës së barabartë për punë të barabartë ose punë me vlerë të barabartë tregoi se MPPS, ISHP, KPMD dhe AP nuk ofrojnë mbrojtje funksionale dhe efikase nga diskriminimi lidhur me parimin e pagës së barabartë për punë të barabartë ose punë me vlerë të barabartë, nuk dokumentojnë dhe nuk veprojnë në raste të tilla sipas detyrës zyrtare dhe nuk kanë kapacitete të mjaftueshme që ta njohin këtë tip të diskriminimit.

Dokumentet