Analiza e gjendjes së grave në zonat rurale – më tepër pengesa sesa mundësi
Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Maqedonisë në kuadër të projektit “Përkrahje e shoqërisë civile ndaj politikave për kohezion social dhe diversiteteve” i financuar nga Ambasada Britanike Shkup përgaditi Analiza e gjendjes së grave në zonat rurale – më tepër pengesa sesa mundësi.
Analiza pasqyron se ku për momentin gjendet Republika e Maqedonisë në arritjet formalo-juridike për vendosjen e barazisë gjinore, dhe njëkohësisht nëpërmjet të identifikimit të problemeve dhe sfidave me të cilat në bazë ditore po përballen gratë rurale në procesin e realizimit të të drejtave të caktuara, tregon se në cilën masë vendimet ligjore, politikat dhe praktikat ekzistuese u mundësojnë këtyre grave qasje të barabartë në arsim, mbrojtje sociale dhe shëndetësore.