October 17, 2019

Manuali për zbatimin e Protokollit Fakultativ të Konventës për Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave

Republika e Maqedonisë së Veriut është një nga shtetet që i është bashkuar Konventës për Mbrojtjen e të drejtave të grave (CEDAW)1, si dhe Protokollin Fakultativ të saj, me të cilën është detyruar, si palë kontraktuese t’i garantojë, mbrojë dhe promovojë të drejtat e grave dhe vajzave, dhe sidomos, t’i parandalojë, mbrojë dhe përfundimisht t’i eliminojë të gjitha format e diskriminimit ndaj grave dhe vajzave në territorin e saj.

Por, për shumë vite në praktikë, ky detyrim i shtetit nuk erdhi në jetë, kurse më të zëshmit në thirrjen e shtetit për detyrimet e tij sipas kësaj Konvente si palë detyruese ishin organizatat civile, ekspertët juridikë dhe një numër i vogël i praktikuesve juridikë. Ne jemi dëshmitarë të diskriminimit të përditshëm sistematik dhe shkeljeve të rënda të të drejtave të grave dhe vajzave në Maqedoni, por deri në vitin 2019 asnjë ankesë individuale nuk
ishte paraqitur në Komitetin CEDAW duke cituar Protokollin Fakultativ CEDAW.

Komiteti i Helsinkit dhe organizatat e tjera civile e kanë vërejtur fuqinë e këtij mekanizmi në dispozicion të shteteve nënshkruese, dhe me ndihmën e donatorëve dhe ekspertëve ndërkombëtarë kanë filluar një proces të identifikimit të rasteve që mund të paraqiten në Komitetin CEDAW si ankesa individuale.

Dokumentet