July 6, 2022

Kush (nuk) mund të raportojë dhunën? – Dokument i politikave publike

Fokusi i këtij dokumenti politikash është t’i përgjigjet pyetjes se si ndikon mosveprimi apo neglizhenca e institucioneve kompetente në (mos) raportimin e dhunës, madje duke e analizuar problemin përmes disa aspekteve:

• Shfrytëzimi i mundësisë së raportimit nga një palë e tretë, duke përfshirë
edhe raportimin anonim;
• Pasojat e mosveprimit të institucioneve kompetente pasi të kenë pranuar
një raportim për dhunë dhe
• Raportimi nga institucionet kompetente pas marrjes së informacionit.

Duke analizuar aspektet e mësipërme, ky dokument ofron disa zgjidhje të mundshme për rritjen e shkallës së raportimit të dhunës nëpërmjet udhëzimeve dhe rekomandimeve specifike per krijimin e masave dhe politikave në mënyrë që të tejkalohen barrierat ekzistuese.

Dokumentet