April 14, 2020

Drejtësi penale efikase: pasqyrë e lëndëve të iniciuara nga PSP

Kriza e thellë politike që u krijua në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e shoqëruar me mos funksionim të vazhdueshëm të Prokurorisë Publike të rregullt, por edhe ndikimet politike të imponuara mbi të, ishin shkaku kryesor që në vitin 2015 të formohet ad hok trup i veçantë i cili do të ketë rolin të sanojë “dëmin” e deritanishëm nga mos ndëshkimi shumë vjeçar, i politikës dhe praktikës së pranuar përgjithësisht dhe në veçanti të elitave të larta politike dhe funksionarëve në shtet. Pas ngjarjeve në Prokurorinë Speciale Publike, në gusht të vitit 2019, të cilat kulmuan me arrestimin e Prokurorit Special Publik dhe ngritjen e akuzës për kryerjen e dy veprave penale – pranimin e shpërblimit për ndikim kundër ligjor dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve, PSP-ja de fakto nuk ekziston më, ndërsa kompetencat iu “transferuan” Prokurorisë Publike të rregullt. Duke u nisur nga relevanca e problemit, i cili është çështje qendrore e kësaj analize – efikasiteti i veprave penale, shtohet pyetja për kapacitetin e gjykatës për të udhëhequr me këtë procedura, përkatësisht çfarë është ajo që lë përshtypje për publikun, profesionistët dhe laikët, se drejtësia nuk është plotësuar.

Vazhdimi i angazhimit të vet për mbikëqyrje dhe pjesëmarrje në zbatimin e reformave cilësore, inkluzive dhe transparente, organizatat qytetare të cilat punojnë në fushën e jurisprudencës dhe janë pjesë e Bluprint grupit për reforma në jurisprudencë e bënë këtë analizë e cila përfshin dinamikën e proceseve të PSP-së, në Gjykatën penale Shkup, me vështrim mbi kapacitetet e gjykatës dhe Prokurorisë publike, njëkohësisht duke analizuar ndryshimet ligjore në Kodin penal të cilat kanë efekt potencial mbi pjesën e lëndëve të cilat u iniciuan nga PSP-ja.

Bluprint grupin për monitorimin e reformave në jurisprudencë e përbëjnë Instituti për të Drejtat e Njeriut, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut të Republikës së Maqedonisë, Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”, Shoqata Maqedonase e Juristëve të Rinj, Instituti për Politika Evropiane, Qendra për Hulumtime Juridike dhe Analiza dhe Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

Dokumentet