March 29, 2021

COVID-19 dhe tregu i punës

Analiza e titulluar “COVID-19 dhe tregu i punës” u përgatit në kuadër të projektit “Rritja e produktivitetit nëpërmjet të përmirësimit të kornizës ligjore për marrëdhëniet e punës në Maqedoninë e Veriut”, financuar nga Fondi për Qeverisje të Mirë të Britanisë së Madhe dhe synon të përcaktojë pasojat nga kriza shëndetësore dhe ndikimin e masave për menaxhimin e saj në tregun e punës. Gjatë kësaj, pyetja kërkimore në të cilën u përpoq të përgjigjet ekipi, është si vijon: “Si ndikoi kriza shëndetësore në tregun e punës dhe si të ndryshohet legjislacioni, në mënyrë që ta bëjë tregun e punës më rrezistues dhe të gatshëm për krizën ekonomike që vijon?” Analiza përfshiu masat që i morri Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me qëllim të menaxhimit të pandemisë, legjislacionin përkatës kombëtar për marrëdhëniet e punës dhe mbrojtjen e shëndetit publik, por edhe rregullativën dhe standardet ndërkombëtare, që dalin nga Organizata Ndërkombëtare e Punës dhe Bashkimi Evropian. Analiza gjithashtu i qaset dhe shqyrton edhe përvojën e Bashkimit Evropian dhe shteteve të ish-Jugosllavisë: Kroacisë, Malit të Zi, Sllovenisë, Bosnje e Hercegovinës, Serbisë dhe Kosovës. Së fundmi, analiza shqyrton pikëpamjet e tri grupeve të palëve të interesuara, nëpunësve publikë, punëtorëve dhe punëdhënësve, përmes hulumtimit cilësor, si dhe analizë të qëndrimeve dhe perceptimeve të qytetarëve në lidhje me pandeminë dhe mënyrën e menaxhimit të saj, të siguruara përmes hulumtimit kuantitativ. Në fund, në analizë nxirren konkluzione dhe jepen rekomandime në drejtim të segmenteve të analizuara dhe menaxhimit të pandemisë, e të cilat do të mund të kontribuonin edhe në përmirësimin e situatës së tregut të punës dhe zvogëlimin e efekteve negative të pandemisë në periudhën e ardhshme.

Dokumentet