June 22, 2019

Analiza e quajtur “Matja e shkallës së kënaqësisë nga mekanizmat për mbrojtjen e të drejtave të punëtorit në Republikën e Maqedonisë”

Analiza e quajtur “Matja e shkallës së kënaqësisë nga mekanizmat për mbrojtjen e të drejtave të punëtorit në Republikën e Maqedonisë” ka për qëllim të hulumtojë qëndrimet e punëtorëve në drejtim të kënaqësisë dhe efikasitetit nga mekanizmat mbrojtëse për të drejtat e punëtorëve. Gjatë vlerësimit të këtyre mekanizmave, studimi vjen në konkluzion se sindikatat janë mekanizmi mbrojtës më popullor, ndërsa më pak jopopullore janë organizatat joqeveritare dhe gjykata e apelit.

Qëllimi i studimit të vendosur në këtë mënyrë është t’jua bëjë me dije punëtorëve dhe punëdhënësve mekanizmat nëpërmjet të cilave më shpejtë mund të fitojnë epilog nga kontestet e punës në institucionet, gjatë kësaj pa ndërhyrë në përmbajtjen e epilogëve të këtillë.Studimi i paraqet këto konkluzione nëpërmjet tre mjeteve të hulumtimit, ndërkaq këto janë: hulumtimi i mendimit publik, organizimi i grupeve të fokusit dhe grumbullimi i informatave me karakter publik për punën e institucioneve. Është me rëndësi të përmendet se për matjen e kënaqësisë për çdo mekanizëm institucionale janë përdorur minimum dy nga tre mjetet në dispozicion. Shfrytëzimi i minimum dy burimeve i jep objektivitet më të madh analizës.

Në kohën që lexoni analizën, do të vëreni se nga aspekti metodologjik është vendosur në mënyrën si vijon: i pari është përshkrimi i mekanizmave institucionale dhe dispozitave ligjore pozitive, ndërkaq më vonë vijojnë rezultatet e mjeteve. Në bazë të kësaj metodologjie, më vonë janë nxjerrë konkluzione dhe konstatime të cilat janë dedikuar për çdo mekanizëm institucional në veçanti.Në fund të analizës janë paraqitur të gjitha të dhënat e grumbulluara në formë të aneksit. Qëllimi i këtyre anekseve është të ndahen rezultatet me shkencëtarë social të cilët më vonë do të mund t’i përdorin këto të dhëna për analiza dhe zbulime të tjera.

Dokumentet