Ndjekja e gjuhës së urrejtjes në nivel lokal

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Maqedonisë i me zbatimin e projektit “Ndjekja e gjuhës së urrejtjes në nivel lokal”. Projekti është me kohëzgjatje prej 12 muaj.  Qëllimi kryesor i këtij projekti është sigurimi i sistemit për ndjekjen e gjuhës së urrejtjes në nivel lokal.  Nëpërmjet realizimit të aktiviteteve do të sigurohen të dhëna primare nga tereni të cilat do të jenë lëndë e përpunimit dhe publikimit të tyre në formë të raporteve tremujore nga monitorimi.  Risi në këtë koncept është ajo se përfshirja do të zgjerohet në detektimin dhe regjistrimin e gjuhës së urrejtjes edhe jashtë mediave sociale.  Qëllimi është nëpërmjet sistemit të ndjekjes të detektohen edhe media të tjera nëpërmjet të cilave përhapet gjuha e urrejtjes, por njëkohësisht, të përcaktohet edhe burimi.  Gjithashtu, më pas fokusi do të vendoset edhe mbi ndjekjen e diskursit ndërmjet grupeve të tifozëve të sportit, ngjarje me karakter publik në ato komuna, pastaj shënimin e mbishkrimeve – grafiteve ( me përmbajtje të këtillë), ngjarje kulturore – artistike, etj.  Qëllimi është të sigurohet përfshirje sa më e madhe e burimeve potenciale të gjuhës së urrejtjes dhe me këtë të jepet pasqyrë më e qartë për këtë fenomen.

KHM gjithashtu, propozon në bazë të analizës së vet, të vendosë sistem të paralajmërimit (alert system) kur do të konstatojë tendenca negative dhe me këtë të propozohen masa përkatëse për aksion, të cilat do të jenë pjesë përbërëse e aktiviteteve të cilat lidhen me komunikimin me publikun dhe përfaqësimin në institucionet kompetente lokale dhe qendrore në Republikën e Maqedonisë.  Në bazë të përvojës dhe ekspertizës së vet KHM, vlerëson se nëpërmjet realizimit të këtij projekti mund të detektohen burimet dhe format e gjuhës së urrejtjes, të përcaktohen tredet dhe intensiteti i tyre dhe në mënyrë përkatëse të përpilohet strategji për adresimin e tyre të mëtutjeshëm para qytetarëve, mediave, institucioneve dhe organizatave tjera qytetare të cilat punojnë në këtë fushë.

Донатор: FSHHM
Временска рамка: Dhjetor 2018 - Dhjetor 2019