Projekte

Projektet aktive

Rritja e produktivitetit nëpërmjet përmirësimit të kornizës ligjore për marrëdhëniet e punës në Maqedoni

Qëllimi i projektit është të zmadhohet produktiviteti i punëtorëve në Maqedoni nëpërmjet përmirësimit të kornizës ligjore për marrëdhënie pune  Projekti do të sigurojë dy analiza, të cilat nga njëra anë do të ofrojnë pasqyrë gjithëpërfshirëse të gjendjes aktuale, përfshirë edhe matjen e shkallës së kënaqësisë së qytetarëve nga mekanizmat mbrojtës kundër diskriminimit dhe lëndimit të të drejtave të punëtorëve, ndërsa nga ana tjetër do të japin rekomandime për avancimin e kornizës ligjore në pajtim me standardet ndërkombëtare   Në mënyrë plotësuese, ekipi i projektit do të kryejë monitorimin e mbikëqyrjes inspektuese dhe vazhdimisht do të informojë publikun për gjendjen e të drejtat e punëtorëve me çka do të kontribuojë në rritjen e vetëdijes së publikut për qasjen drejt shërbimeve për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve  Gjithashtu, projekti do të sigurojë ndihmë për viktimat të cilëve u janë... »
Донатор: Fondi për Sundim të Mirë të Britanisë së Madhe
Временска рамка: 1.08.2018 – 31.03.2019

Forcimi juridik i punëtoreve të tekstilit për vetë përfaqësim

Projekti ka për qëllim parandalimin dhe reduktimin e rasteve të shkeljes së të drejtave të punëtoreve të tekstilit nëpërmjet forcimit të tyre juridik dhe dokumentimit në terren të rasteve të shkeljes së të drejtave të punëtoreve  Në mënyrë plotësuese, projekti duhet të inkurajojë vetë përfaqësimin e punëtoreve të tekstilit gjatë procesit të miratimit të politikave të cilat i rregullojnë të drejtat e... »
Донатор: FSHHM

Promovim i tolerancës dhe jo diskriminimit

Qëllimi i projektit është të forcojë mekanizmat nacionale për anti diskriminim nëpërmjet ndërtimit të kapaciteteve të institucioneve shtetërore relevante dhe organizatave qytetare, zhvillimin e mëtejshëm të kornizës juridike dhe rritjen e vetëdijes publike për këto dukuri  Projekti, gjithashtu, ka për qëllim të adresojë krimin nga urrejtja dhe fjalën e urrejtjes nëpërmjet përmirësimit të legjislacionit, rritjes së vetëdijes, ndërtimin e vazhdueshëm të kapaciteteve dhe ndjekjen dhe regjistrimin e incidenteve të... »
Донатор: Misioni i OSBE-së
Временска рамка: 15.02.2019 – 15.12.2019

Jeta mbrapa grilave!

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut realizon projekti me qëllim të adresohen shkeljet e të drejtave të njeriut të personave të cilët vuajnë dënimin me burg në institucionet ndëshkuese - korrigjuese, të cilat zakonisht janë rezultat i korrupsionit në sistemin e burgjeve në Republikën e Maqedonisë  Në kuadër të projektit, Komiteti i Helsinkit do të kryejë monitorimin e gjendjes dhe kushteve në sistemin burgjeve nëpërmjet vizitave në terren në të gjitha institucionet ndëshkuese - korrigjuese në shtet dhe do të sigurojë ndihmë juridike falas për personat e dënuar dhe do të rrisë vetëdijen tek publiku për korrupsionin në sistemin e burgjeve me qëllim ndryshimin e perceptimit diskriminues tek qytetarët ndaj këtij grupi të... »
Донатор: Qeveria e SHBA-ve nëpërmjet Ambasadës së SHBA-vë
Временска рамка: 15.08.2018 - 31.07.2019

Drejt mjedisit të sigurt, stimulues dhe rehabilitues për fëmijët ne konflikt me ligjin në shtëpitë edukuese – korrigjuese në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni (2017 – 2021)

Projekti është i implementuar nga Komiteti i Helsinkit Holandez në partneritet me Komitetin e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Maqedonisë, Komitetin e Helsinkit të Shqipërisë dhe Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave nga Tortura Komiteti i Helsinkit është partner në implementimin e projektit rajonal me qëllim të kontribuojë në reformimin e sistemit të burgjeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, nëpërmjet përmirësimit të mundësive për fëmijët në konflikt me ligjin të cilët vuajnë masë në shtëpitë edukuese - korrigjuese për ri integrimin e tyre të suksesshëm në shoqëri  Në kuadër të projektit, aktivitetet parashikojnë njoftim me metodat zyrtare të punës për personelin në institucionet dhe integrimin e këtyre metodave në politikat zyrtare dhe programet mësimore në institucionet arsimore, ndërkaq njëkohësisht, përforcimin e kapaciteteve të personelit dhe menaxhmentit  të burgjeve dhe... »
Донатор: Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës
Временска рамка: мај 2018 - мај 2022

Femrat kanë të drejta!

Qëllimi i projektit është të përmirësojë mekanizmat e mbrojtjes së të drejtave të femrave në vendin tonë, nëpërmjet disa intervenimeve  Projekti i përforcon kapacitetet e organizatave civile dhe joqeveritare në vendn tonë për shfrytëzimin e Protokollit Fakultativ të CEDAW për paraqitjen e parashtresave, kryen përfaqësimin e të drejtave të femrave në rast të dhunës mbi baza gjinore dhe diskriminimit, e rrit vetëdijen publike të femrave dhe mekanizmat e mbrojtjes të cilat  mundëson Protokolli Fakultativ i CEDAW  Projekti, gjithashtu trajnon përfaqësues të institucioneve për zbatimin e standardeve të Konventës së Stambollit  Si aktivitet komplementar, projekti siguron edhe ndihmë juridike falas për femrat dhe vajzat viktima të dhunës mbi baza gjinore në Shkup dhe në qytete të tjera, ndërkaq edhe përfaqësimin në gjykata në identifikimin e rasteve... »
Донатор: UnWomen (nëpërmjet programit të financuar nga BE-ja)
Временска рамка: 01.01.2018 – 01.11.2019

The Time is Now

The time is now, është projekt për konsolidimin e përpjekjeve rajonale për avancimin e LGBTI të drejtave dhe barazisë në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, implemetuar nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut – LGBTI Qendra për Mbështetje, ERA – LGBTI asociacioni për të Drejta të Barabarta për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, IGLYO nga Belgjika dhe më shumë LGBTI organizata nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Turqia, Serbia dhe Mali i Zi  Projekti filloi në janar të vitit 2018 dhe do të mplementohet në afat prej tre vjet  Ai është paramenduar si një hap përpara drejt konsolidimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit rajonal, rrjetëzimit dhe partneritetit ndërmjet LGBTI organizatave, por edhe me partnerë të rëndësishëm siç janë qeveritë, institucionet për të drejtat e njeriut, institucione ndërkombëtare dhe organizata dhe komunitetin më të gjerë të miqve dhe mbështetësve të LGBTI nejrëzve në nivel... »
Донатор: BE
Временска рамка: 2018 - 2010

Ndjekja e gjuhës së urrejtjes në nivel lokal

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Maqedonisë i me zbatimin e projektit “Ndjekja e gjuhës së urrejtjes në nivel lokal" Projekti është me kohëzgjatje prej 12 muaj  Qëllimi kryesor i këtij projekti është sigurimi i sistemit për ndjekjen e gjuhës së urrejtjes në nivel lokal  Nëpërmjet realizimit të aktiviteteve do të sigurohen të dhëna primare nga tereni të cilat do të jenë lëndë e përpunimit dhe publikimit të tyre në formë të raporteve tremujore nga monitorimi  Risi në këtë koncept është ajo se përfshirja do të zgjerohet në detektimin dhe regjistrimin e gjuhës së urrejtjes edhe jashtë mediave sociale  Qëllimi është nëpërmjet sistemit të ndjekjes të detektohen edhe media të tjera nëpërmjet të cilave përhapet gjuha e urrejtjes, por njëkohësisht, të përcaktohet edhe burimi  Gjithashtu, më pas fokusi do të vendoset edhe mbi ndjekjen e diskursit ndërmjet grupeve të tifozëve të sportit,... »
Донатор: FSHHM
Временска рамка: Dhjetor 2018 - Dhjetor 2019