Mundësitë e barabarta

Të gjithë qytetarët në vend kanë të drejtën që barabartësisht të marrin pjesë në jetën shoqërore, sociale dhe ekonomike. Për ta realizuar këtë, nevojitet krijimi i kushteve ku të gjithë do të jenë të barabartë dhe do t’i gëzojnë të drejtat e veta. Komiteti i Helsinkit po punon në mënyrë aktive në krijimin e një shoqërie ku mundësitë e punësimit, arsimimit, serviseve sociale dhe aksesit në drejtësi janë të disponueshme për të gjitha grupet e margjinalizuara të qytetarëve, siç janë personat LGBTI, punonjëset e tekstilit, gratë viktima të dhunës në bazë të gjinisë dhe Romët.

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut niset nga parimi i mundësive të barabarta dhe mosdiskriminimit të të gjitha grupeve të qytetarëve, e sidomos të grupeve të margjinalizuara, të cilat po përballen me pengesa dhe vështirësi në realizimin e të drejtave të veta. Me një qasje gjithëpërfshirëse, ne ofrojmë:

– sigurimin e ndihmës juridike falas;

– servise për qytetarët (përfshirë dhe Shtëpinë e Sigurt për personat LGBTI), dhe

– sensibilizimin dhe trajnimin e shërbimeve profesionale brenda institucioneve.

Me anë të të lartpërmendurave, Komiteti i Helsinkit vepron në drejtim të objektivit të vet për krijimin e një shoqërie ku do të respektohen të drejtat bazë të njeriut, dinjiteti i njeriut, demokracia dhe sundimi i ligjit.