July 19, 2019

Turlitava – bashkë është më ëmbël

Për të shënuar 22 korrikun si ditë kushtuar viktimave nga veprat e urrejtjes, të hënën (22 korrik), Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup, për herë të gjashtë e organizon ngjarjen „Turlitava – bashkë është më ëmbël “ në Parkun e Frankofonisë në Galerinë Mobile/Montuese, duke filluar nga ora 19:00.

Ky piknik i kushtohet promovimit të bashkëjetesës dhe tolerancës ndërmjet të gjithë komuniteteve në shtetin tonë. Në fokusin e ngjarjes së sivjetshme do të jetë Komuniteti Rom.

Gjatë kohës së piknikut do të prezantohen specialitete të shijshme tradicionale të përfaqësuara në kuzhina të ndryshme etnike (maqedonase, shqiptare, turke, rome, serbe, boshnjake, vllehe etj). Programi muzikor do të përgatitet nga Aleksandar Petrov dhe banda e tij.

Ju presim që bashkarisht ti shijojmë kuzhinat e ndryshme tradicionale dhe bashkarisht të potencojmë pranimin, njohjen dhe ndarjen së bashku me të tjerët.