Demokraci

Komiteti i Helsinkit, përmes aktiviteteve të veta kontribuon për avancimin e praktikave demokratike dhe ambientit brenda shtetit. Komiteti vazhdimisht po merr pjesë në ndërtimin e politikave publike, të cilat kanë për qëllim sigurimin e një procesi të përfshirjes të të gjithë qytetarëve, me konsolidimin e demokracisë. Avancimin e ambientit demokratik në vend, Komiteti e bën përmes aktivizimit aktiv qytetar, me aktivitete programi të cilat kanë për qëllim të kontribuojnë për përmirësimin e cilësisë së zgjidhjeve të ofruara nga institucionet kompetente dhe me bashkëpunim të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe organizatat e shoqërisë civile. Poashtu, Komiteti i Helsinkit, në periudhën e ardhshme, përmes një qasjeje konstruktive dhe kritike, do të kontribuojë për realizimin e njërit nga objektivave kryesorë strategjikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut – anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Aktivitetet tona do të orientohen drejt inkorporimit dhe përmbushjes së kritereve politike, me përqëndrim të posaçëm në funksionimin e institucioneve demokratike në vend dhe me përsosjen e mëtejshme të karakterit civil të vendit.

Video

Мобилизација околу демократски вредности - Јасна Бачовска Недиќ

Мобилизација околу демократски вредности - Јетмир Зиба

Мобилизација околу демократски вредности - Борјан Ефтимов