Corner Raporte

Raport mujor për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë 10 Shtator 2010

1. NGJARJE PUBLIKE DHE SHKELJE E PARIMEVE DEMOKRATIKE

1.1. Demokracia në zmbrapsje

1.2. Kush është më i fuqishëm në shtetin – partia apo sundimi i të drejtës?

1.3. Pengesë për bashkësitë e reja fetare

1.4. Siguria sociale – e drejta e harruar në Maqedoni

1.5. Dënim për mos dëgjueshmëri edhe për ushtarët profesionist

1.6. Gjuha e urrejtjes

2. RASTE POLICORE DHE GJYQËSORE

2.1. Rasti Faik Belani, Shkup 

2.2. Rasti Robert Popovski – dërgesë e keqe apo lojë e gjykatës?

_________________________________________________________________

1. NGJARJE PUBLIKE DHE SHKELJE E PARIMEVE DEMOKRATIKE

1.1. Demokracia në zmbrapsje

Në muajt e nxehtë të verës, në të cilat zakonisht në skenën politike ngjarje pothuajse nuk ka, politika edhe kësaj here pothuajse çdo ditë na rikujtonte ku jemi në tranzicionin tonë të pafund në të cilin ecjen përpara e zëvendësuam me hapërim prapa.

Incidenti i Kuvendin e RM më 1 korrik të këtij viti është ngjarje që mund vështirë të paramendohet edhe në regjimet totalitare. Ato, së paku mbajnë llogari për formën.

Atëherë kur në Raportin Vjetor për vitin 2009, të botuar në qershor të këtij viti shkruanim për “vëllimi i pushtetit të elitës në pushtet të rrumbullakohet me “grusht shtet” të llojit të vet mbi demokracinë me “marrje në dorë të të gjitha penjve” të pushtetit ligjdhënës, ekzekutiv dhe gjyqësor, proces në të cilin do të margjinalizohen deri në absurd shteti juridik dhe sundimi i të drejtës, me atë edhe të drejtat dhe liritë e njeriut” nuk supozojmë se pushteti aktual ekzekutiv menjëherë pas kësaj, edhe një herë, në mënyrë skajshmërisht arrogante do të demonstrojë se dëshiron që çdo gjë të jetë nën kontrollin e tij.

Incidenti sërish tregoi se në sytë e pushtetit ekzekutiv parlamenti si pushtet ligjdhënës, i cili sipas natyrës së gjërave është mbi të, nuk vlen as pesë para. Madje, u kalua edhe një hap më tepër nga kontrolli i plotë i deputetëve të pushtetit që tu dërgohet kërcënim për pjesëtar e opozitës parlamentare. Thjeshtë, u dëshmua se “ata që duhet të kontrollohen – janë të tërësisht të kontrolluar” nga “kushëriri i madh”[1].

Ekziston dispozitë e qartë ligjore për sigurimin e brendshëm të Kuvendit[2]  kështu që hyrja e pjesëtarëve të MPB në kuvend, pa u kërkuar kjo prej tyre, thjeshtë është depërtim, ndërsa xhirimi i asaj se çka ndodh brenda ose video mbikëqyrja nën kontrollin e MPB është xhirim i pa autorizuar i deputetëve e bërë nga persona zyrtar (aq më tepër më urdhër të ministres së punëve të brendshme), që së paku është shkelje e neneve 10 dhe 11 nga ligji për mbrojtje të të dhënave personale sipas të cilave, çdo person të dhënat e të cilit përpunohen patjetër duhet të informohet për përpunimin e të dhënave në fjalë.[3] Ndërkaq, keqpërdorimi i të dhënave personale paraqet edhe vepër penale në pajtim me nenin 149 nga Kodi penal. Kështu, në të dëshmuarin se jemi shtet policor e shtuam edhe sjelljen e MPB ndaj parlamentit.

Në ngjarjet rreth incidentit ndodhën edhe gjëra tjera të cilat janë indikative për trajtimin e parlamentit dhe anëtarëve të tij, si ftesa deputetëve për bisedë nga policia, kërcënimet për parlamentarët se do të merren për të dhënë deklarim në hetimet paraprake... Leksionet e ministres së punëve të brendshme Gordana Jankullovska (deklaratat, letrat, telegramet), për fat të keq, nuk janë vetëm shprehje e mungesës së “edukatës dhe kulturës shtëpiake”, por edhe sjellje arrogante politike (që shihet qartë edhe në këtë, por edhe në pjesë të tjera të këtij raporti).

Në fund, zbardhja e deritanishme e rastit në vetë parlamentin tregon se të gjitha përpjekjet që parlamenti të ballafaqohet me të vërtetën e dhembshme janë vetëm dëshirë e kotë, ndërsa institucioni interpelancë është i tepërt në momentin e tanishëm të skenës sonë politike.

Mosrespektimi i gjykatës Kushtetuese dhe të vendimeve të saj nga pushteti aktual edhe më tej vazhdon.[4] Projekti “Shkupi 2014“ sipas vlerësimit të gjykatësve kushtetues e ka fatin e një vargu të projekteve tjera, zgjidhjeve dhe gafeve të kësaj Qeverie (vënia e mësim-besimit fetar në shkollat fillore, vlerësimi ekstern, disa ligje...).

Ata që u përmendën me vendimin reaguan në frymën e reagimeve që tanimë janë parë (deklarime se e kujt është Gjykata Kushtetuese, dërgimi i letrës nga ana e kryeministrit, por intencat për nënçmim të pozitës kushtetuese të kësaj gjykate – kërkesa e Kryetarit të shtëpisë ligjdhënëse – Trajko Veljanovski, që Kryetari i Gjykatës kushtetuese – d-r Trendafill Ivanovski, të merr pjesë në seancën e pyetjeve kushtetuese dhe të përgjigjet për punën e vet. Propozimi i deputetes Bllagorodna Duliq për marrje të të drejtës që qytetarët të parashtrojnë iniciativa para Gjykatës Kushtetuese...), me shtesë – në rastin konkret në vend të komenteve, vendimin e gjykatës Kushtetuese thjeshtë do ta injorojë. Komuna Qendër paralajmëroi se vendimin  e Gjykatës Kushtetuese do ta respektojë “post festum”, në ndryshimet e ardhshme të planit Urbanistik të komunës, e ndërkohë do të vazhdojë të ndërtojë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ministrja e kulturës dhe Kryeministri aspak nuk u shqetësuan, ajo dhe kryeministri në vlerësimin e vendimit të gjykatës Kushtetuese ju dhanë përparësi lejeve për ndërtim![5]

Formalisht duke vepruar sipas vendimit të gjykatës Kushtetuese, e në sajë të nenit 24 nga Ligji për planifikim hapësinor dhe urbanistik[6] dhe nenin 50 pika 16 nga Ligji për vetëqeverisje lokale [7] dhe neni 36 paragrafi 1 pika 16 nga Statuti i Komunës Qendër - Shkup[8], Kryetari i Komunës Qendër e informoi opinionin se do të ketë prezantim publik dhe anketë publike për ndryshimet dhe plotësimet e planit urbanistik për “Ringun e vogël”.

Kjo madje edhe do të tingëllonte si informacion tejet pozitiv nga Komuna Qendër, nëse nuk bëhej fjalë për injorimin e disa “imtësive”. Në këtë procedurë nuk është respektuar në mënyrë përkatëse paragrafi 5 i nenit 17 nga Ligji për planifikim hapësinor dhe urbanistik, ku thuhet se në trupin participativ përveç përfaqësuesve të Këshillit dhe të administratës së komunës duhet të marrin pjesë edhe ekspertë nga urbanizmi, shoqata të qytetarëve, si dhe qytetarëve nga komuna. Vënia e bashkëmendimtarëve dhe të ushtarëve partiak nuk do të thotë përmbushje e kësaj kërkese nga neni 17. Përkundrazi, ligjvënësi e ka paraparë këtë që të ketë pluralizëm të të menduarit. Gjithashtu, në paragrafin 6 të nenit 24 nga Ligji për planifikim hapësinor dhe urbanistik thuhet se pas prezantimit publik dhe pas anketës, Komisioni duhet të dërgojë raport për vërejtjet e pranuara ose të pa pranuara për Planin nga ana e qytetarëve. Nëse është kështu, nuk mund të kuptohet  se si në shqyrtim publik sërish vihet plani tërësisht i pa ndryshuar urbanistik, duke i pasur parasysh reagimet e qytetarëve, shoqatave të qytetarëve, opinionit profesionist, studentët e rrahur dhe të shumë të tjerëve pas prezantimit të parë të këtij plani të cilin e kontestoi edhe gjykata Kushtetuese (Asociacioni i arkitektëve dhe i urbanistëve rreth rreziqeve të sigurisë dhe zgjidhjeve jo përkatëse arkitektonike; shoqatat e qytetarëve për shkak të mos përshtatjes së zgjidhjeve përjashtuese në shoqërinë multietnike dhe multikonfesionale, me të cilat gjenerohen konflikte...). Kulmi i çdo gjëje është prezantimi publik në kushte jo përkatëse (në zyrë) në mes të pushimeve verore në kohëzgjatje prej 12 ditë.

Ministri i arsimit dhe i shkencës, vendimin e gjykatës Kushtetuese për shlyerje të vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të planit arsimor në arsimin fillor nëntëvjeçar, me të cilin parashihej që bashkësitë etnike joshumicë  ta mësojnë gjuhën maqedonase që nga klasa e parë e karakterizoi si të “çuditshme” dhe me këtë rast, madje si jurist, paraqiti një arsyetim të pa qëndrueshëm se gjykata Kushtetuese nuk ka pasur të drejtë të shlyejë akt individual administrativ.

Me sa duket sërish mënyra makiavelistë e vazhdimit këmbëngulës të agjendës së vet, përballë mendimeve të qytetarëve, e thellon mos besimin ndaj institucioneve të sistemit. Sikur që edhe më tepër të dëshirohet të përforcohet qëndrimi se “asgjë nuk mund të ndryshosh nëse ata nga lartë kanë vendosur të jetë ashtu”. Ju dërgohet mesazh të gjithëve se çka do qoftë të vendosin të bëjnë – nuk do të kenë sukses, sepse “dikush nga lartë” ka vendosur ashtu. Qytetarët me këmbëngulje pasivizohen. Nuk duhet asgjë të mendojnë, sepse dikush tanimë i ka menduar të gjitha.

Paraburgimi i kryetarit të shoqatës “Pellagonija-obnova” Dushko Ilievski (edhe të dy anëtarëve të familjes së tij) sipas të gjitha gjasave është shembull shkollor për privimin e pa nevojshëm nga liria dhe për keqpërdorimin e masës paraburgim. Nëse merren parasysh të gjitha rrethanat për aktivitetet e Ilievskit dhe çdo gjë paraprakisht i ka ndodhur posaçërisht në raportet me policinë, e qartë është se bëhet fjalë për “disiplinim”, frikësim të liderit të fermerëve.

Baza (kanë mbjellë bimë Kanabis, të cilën mandej e kanë kultivuar dhe e kanë ujitur me paramendim që në mënyrë të pa autorizuar të prodhojnë droga narkotike, që mandej në mënyrë të pa autorizuar ti lëshojnë në qarkullim) u shlye pas dëshmimeve të shumta se në luginën  e Pellagonisë marihuana e egër rritet çdo kund (ironi e jetës është edhe fakti se në arrën e Ilievskit ajo është paraqitur sërish përderisa ata kanë qenë në paraburgim, madje pasi policët e kanë shkulë pas arrestimit të tyre).

Shoqata e fermerëve të Pellagonisë, kryetari i të cilës është Dushko Ilievski, është e njohur në opinionin për angazhimet që fermerët e Pellagonisë të fitojnë, në se jo drejtësi atëherë së paku informacion të vërtetë se si, mes tjerash, “u dogjën” me qumështoren “Svedmillk” dhe çfarë ishte roli i njerëzve të pushtetit aktual në krijimin e mitit të këtij investimi të jashtëm në të cilin “u ngjitën” prodhues të shumtë të qumështit. Para një viti u bë bastisje e shtëpisë së tij familjare në kërkim të armëve jo legale – përfundoi me gjetjen e pushkës “trofe” familjare për gjueti dhe marrja nga Ilievski të lejes për posedim të armëve. Me këtë rast Ilievski do të deklarojë “Pas çdo reagimi publik të fermerëve nga Pellagonia vijon presion policor ndaj meje”. Madje, edhe në “rastin marihuana” prokuroria manastirase bëri përpjekje që “gështenjën e nxehtë” ta kalojë në seksionin për krim të organizuar të prokurorisë publike në Shkup, i cili u shpall për jo kompetent. Në fund edhe gjykata e Manastirit e shleu paraburgimin.

Rasti është interesant edhe për shkak të deklaratave të dhëna nga Ministria e punëve të brendshme, e mbështetur nga deklarimet e kryeministrit të cilat, para procedimeve hetimore, flisnin për kultivimin e marihuanës në rastin konkret. Edhe kësaj here patëm paraqitje të instant OJQ-ve me vlerë partiake përdorimi.

Obligim i medieve është që në opinion të përcjellin informacione, ndërsa obligim i Qeverisë është që medieve tu mundësojë  liri të fjalës, paraqitje publike, informim publik, pranim dhe transmetim të informacioneve[9].

Gazetarët para do kohësh të larguar nga puna nga televizioni Kanal 5 paraqitën pohime se drejtpërdrejtë nga Kabineti i Kryeministrit kanë marrë urdhër për mënyrën në të cilën do të informojnë për ngjarjet e ndryshme, për kontraktimin e temave dhe pyetjeve “të përshtatshme” për funksionarët publik, presionin e përditshëm nga kreu i Televizionit për zbatim të dëgjueshëm të detyrave të parashtruara nga Kabineti i Kryeministrit e kështu me radhë. Kjo vetëm e rrumbullakon pasqyrën e Maqedonisë si shtet ku njëmendësia viteve të fundit kthehet përmes derres së madhe. Korrespodenca mes gazetarëve të larguar nga puna, funksionarëve qeveritar dhe Televizionit vetëm e konfirmuan përrallen për “gazetari me porosi”.

Ajo që mbetet e pa qartë është sa gjatë, gazetarët kanë shkelur mbi profesionalizmin e vet dhe e kanë duruar sjelljen e pa lejuar të Qeverisë dhe stafit të redaktorëve të Televizionit. Vallë, në se nuk ndodhnin largimet nga puna, do të vazhdonin të shkruajnë terma të porositura dhe të parashtrojnë pyetje të kontraktuara, duke e sjellë në huti dhe duke e dezinformuar opinionin në këtë shtet? Vallë a kanë ndërmend të kërkojnë falje nga opinioni i Maqedonisë që një kohë të gjatë kanë informuar në mënyrë të gabuar dhe se kanë ndërtuar pasqyrë të rremë për gjendjet në shoqërinë? Këtu janë edhe dilemat për ndikesë të strukturave të pronarëve mbi politikën redaktuese të medieve. Kujt tani duhet ti besojë opinioni?

Në pyetjet e shumta të cilat hapen me këtë rast askush nuk ofron përgjigje. Askund nuk paraqitet as Shoqata e gazetarëve, e as që ofroi ndonjë përgjigje dhe nuk bëri (ose së paku nuk ka botuar) hulumtim për ndikesë të strukturave politike, posaçërisht të atyre qeveritare, mbi mediet, respektimin e etikës dhe profesionalizmit te vetë gazetarët...

1.2. Kush është më i fuqishëm në shtet – partia ose sundimi i të drejtës?

Gjatë muajve qershor – korrik opinioni ishte përplot i mbushur me informacione për konfliktin e interesave, për funksionarë/drejtorë dhe këshilltarë, me funksione të dyfishta (të trefishta), si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal. Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit (më tej Komisioni për antikorrupsion) zëshëm i shpalosi emrat e personave që marrin nga dy ose tre rroga, nga të cilët shumica janë emra të njohur nga partia në pushtat, por edhe opozita nuk ngec në këtë.

Arsyetimi i personave të thirrur publikisht ishte se nuk shohin konflikt të interesave, e as se (disa prej tyre) disa prej tyre kanë pasur intencë të heqin dorë prej njërit nga funksionet. Një kryetar i komunës nga garnitura pushtetmbajtëse shkoi edhe më larg në sqarimin se “nuk është asgjë frikësuese nëse një këshilltar njëkohësisht të jetë edhe drejtor, sepse shtetin e kemi të vogël, kështu që pushteti nuk mund të gjejnë njerëz për në qeveri, e ku më të emërohen tjerë edhe si drejtorë, edhe si këshilltarë, si deputetë, si zëvendës dhe si sekretarë shtetëror”.[10].

Paraqitja më e shpeshtë e konfliktit të interesave është te këshilltarët komunal të cilët njëkohësisht janë edhe drejtorë të institucioneve publike – shkolla, ndërmarrje, ente, zëdhënës të ministrive, nëpunës shtetëror ose funksione të ngjashme.

Organ kompetent shtetëror për zgjidhjen e kontesteve në pajtim me Ligjin për pengimin e konfliktit të interesave[11] është Komisioni për Antikorrupsion. Nga ana tjetër ligji është shumë i qartë në pjesën e konfliktit të interesave. I njëjti jep definicion të qartë çka nënkuptohet nën konflikt të interesave (neni 3 paragrafi 1 alineja 1) “konflikt i autorizimeve publike dhe obligimeve me interesin privat të personit zyrtar[12], në të cilin personi zyrtar ka interes privat që ndikon ose mund të ndikojë mbi kryerjen e autorizimeve dhe obligimeve të tij publike “. Ligji shkon edhe më tej dhe sqaron se çka janë autorizime dhe obligime publike (neni 3 paragrafi 1 alineja 2) “realizimi i punëve me interes publik nën kushte të njëjta në kuptim material dhe jo material “.

Ligji gjithashtu është shumë i qartë dhe decid kështu që në nenin 8 parashikon se personi zyrtar në kohën e kryerjes së autorizimeve dhe detyrave publike nuk guxon të kryejë kurrfarë aktiviteti i cili mund të ndikojë në kryerjen e pa anshme të autorizimeve dhe obligimeve publike. Neni 8[13] nga Kodi zgjedhor gjithashtu e rregullon pjesën e mos bashkimit të  funksionit president të Republikës, deputet, kryetar i komunës dhe anëtar i këshillit. Personi zyrtar është i obliguar që menjëherë të kërkojë të mënjanohet dhe të ndërpres me veprimin e vet, kur do të kuptojë për rrethanat që vënë në pah ekzistimin e konfliktit të interesave[14].

Pa marrë parasysh që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ka sjellë ligj shumë të qartë dhe ligj që lexohet lehtë, prapëseprapë funksionarët as që ua bën. Të njëjtit në vend që ta respektojnë ligjin dhe të veprojnë në pajtim me ligjin si qytetarë shembullorë të shtetit, që duhet të jenë shembull në respektimin e ligjeve, ata mbetën të shurdhër në vërejtjet e opinionit dhe në vërejtjet publike të komisionit për antikorrupsion, i cili pa marrë parasysh se është komision shtetëror për pengimin e interesave, askush nuk e llogariste se është i gjallë.

Meqë Komisioni për Antikorrupsion nuk pushonte me veprimet e parapara me ligj dhe publikisht theksonte lëndët me konflikt të interesave, për ç’thurrjen e gjendjes së krijuar u paraqit edhe Komiteti Qendror i VMRO – DPMNE-së, i cili në mbledhje ka vendosur që të gjithë funksionarët nga partia e tyre deri më 31 gusht patjetër duhet të zgjedhin vetëm një funksion, përkatësisht thënë me gjuhën popullore patjetër duhet të zgjedhin vetëm një kolltuk në të cilën do të jenë të ulur dhe nga i cili do të marrin rrogë/paushall.

Por, sikur kjo të mos mjaftonte, pas kësaj edhe Kryeministri drejtorët e tij (të ndërmarrjeve publike, agjensioneve shtetërore, fondeve dhe të inspektorateve) i thirri në takim urgjent në qeveri në temën heqje dorë nga funksionet e dyfishta, me ç’rast ju është konfirmuar qëndrimi se patjetër duhet vetë të vendosin për cilin funksion do të përcaktohen, por se nga tjetri (ose të tjerat) patjetër duhet të heqin dorë në afatin që u është dhënë. 

Pas vendimit të miratuar nga Komiteti Ekzekutiv i VMRO – DPMNE-së, që me sa duket është organi më i lartë ne vendin tonë, dhe pas mbledhjes së mbajtur në Qeverinë e RM, personat që u theksuan si funksionarë me funksione të dyfishta (trefishta) filluan të paraqesin dorëheqje njëri pas tjetrit ose në grup, me arsyetim se “hapi i këtillë nuk është as për shkak të rekomandimeve nga komisioni për Antikorrupsion, e as për shkak të presionet nga mediat, por për shkak të qëndrimit që e ka marrë partia VMRO – DPMNE”.

Numri i funksionarëve të cilët brenda një jave dhanë dorëheqje për njërën nga funksionet e tyre arriti në rreth trembëdhjetë, por në komisionin për antikorrupsion theksojnë se hetohen edhe 50 lëndë për 70 funksionarë të cilët marrin dy ose më tepër rroga[15]. Njeriu i parë i komisionit thotë se shifra është së paku dy herë e gjysmë më e madhe.

Pas vazhdës së këtillë të ngjarje parashtrohet pyetja, ku humbi obligimi për respektimin e ligjit, vallë a vlejnë ligjet edhe për funksionarët e vënë nga qeveria ose me ato janë të obliguar vetëm qytetarët e rëndomtë?

Në vend që të respektohen ligjet, del se i vetmi ligj që vlen në shtet është vullneti i kreut partiak, kështu që mbledhjet partiake bëhen zëvendësim i mbledhjeve të organeve shtetërore, dhe vendimet e miratuara të Komitetit Ekzekutiv të partisë pa debat dhe ngritje të madhe pluhuri i voton pushteti ekzekutiv. Irracionale për një shtet demokratik!

Pa marrë parasysh se Republika e Maqedonisë është shtet demokratik në të cilin si vlerë themelore është paraparë sundimi i të drejtës, veprimi i këtillë i funksionarëve shtetëror tregon se instituti sundimi i të drejtës vlen vetëm në letër dhe për qytetarin e rëndomtë, por jo edhe për funksionarët e vënë nga qeveria për të cilët siç duket vlejnë vetëm vendimet e komiteteve ekzekutive.

Komiteti i Helsinkit konsideron se funksionimi i këtillë i shtetit është jashtë nga çfarë do qoftë sistemesh normale demokratike.

Komiteti i Helsinkit rikujton në parimin e barazisë së të gjithëve para ligjeve dhe Kushtetutës, si dhe në përgjegjësinë e funksionarëve të vënë në funksione të caktuara, të cilët krahas përgjegjësisë ligjore dhe politike duhet të kenë edhe përgjegjësinë morale.

1.3. Pengesë për bashkësitë e reja fetare

Komiteti i Helsinkit në kuadër të mandatit të vet në mënyrë të vazhdueshme e përcjell gjendjen me praktikumin e të drejtës për zbatim të fesë në Republikën e Maqedonisë dhe në raportet e veta thekson problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët lidhur me këtë pyetje. Komiteti disa herë u bëri vështrim disa rasteve që paraqesin shkelje të ligjit të ri i cili duhej  të paraqet pikënisje për gëzimin e të drejtës për zbatimin e fesë.

Pa marrë parasysh që teksti ligjor në mënyrë të prerë stimulon se nuk është i lejuar diskriminimi fetar[16], se shteti e respekton identitetin e kishave dhe të bashkësive fetare dhe me ato zhvillon forma të bashkëpunimit të vazhdueshëm[17], si dhe se krijon kushte për realizimin e pa penguar të aktiviteteve të tyre, dhe se me ligj mund të kufizohet liria e shprehjes së religjionit vetëm nëse ajo është në interes të sigurisë publike, të rendit, shëndetit, moralit ose mbrojtjes të të drejtave dhe lirive të të tjerëve[18], prapëseprapë siç duket ligji i këtillë nuk e inkurajoi shtetin në sasi të duhur që të mund ti lirojë shtrëngesat e monopolit fetar dhe të lejojë regjistrim të bashkësive të reja fetare në shtet.

Risia më e madhe në këtë ligj është se ai duhej ti tejkalonte problemet nga ligji paraprak dhe të hapë një erë të re të pluralizmit fetar në Maqedoni, por prapëseprapë përvoja e Komitetit të Helsinkit nga viti i kaluar dhe nga ky vit me parashtresat e shumta, tregon se në vendin tonë ndodh pikërisht e kundërta.

Pa marrë parasysh se në opinion paraqitet mendimi se problem paraqet vetëm regjistrimi i kishës së Vranishkovskit, kjo nuk është e saktë sepse është gjithnjë e më i madh numri i kërkesave të refuzuara për regjistrim të bashkësive të ndryshme dhe kjo shpesh herë ndodh me arsyetime të çuditshme dhe juridikisht të pa qëndrueshme.

Krahas rastit të Arqipeshkvisë Greko – Ortodokse të Patrikanës së pajës, vendimi për të cilën është konfirmuar edhe nga Gjykata e Apelit, do ti përmendim edhe kërkesat e manastirit Stavropigial Sveti Jovan Zllatoust, mandej Kisha e të krishterëve të njëmendët ortodoks në Maqedoni, si dhe atë të bashkësisë Bektashiane, të gjitha të refuzuara për shkaqe siç janë paqartësi në datat e themelimit, ose mos informimi i gjykatës për formën në të cilën kërkohet regjistrimi, përmes kinse diskriminimit të të gjitha bashkësive tjera e deri te shpjegimi arbitrar i ligjit në kundërshtim me parimet e pluralizmit fetar.

Në këto raste është i dukshëm se gjykata përdor të njëjtat sqarime për raste të ndryshme, si dhe vetëm përsëritje e theksimeve të gjykatës themelore nga ana e gjykatës së apelit.

Nga e tëra që është shënuar më lartë mund të konkludohet se ligji i ri nuk ju përgjigj qëllimit për të cilin ishte i miratuar, e kjo është themelimi i disa bashkësive fetare dhe liri e çdo qytetari që ta praktikojë religjionin e vet pa dallim nëse kjo bie ndesh me interesat e bashkësive të mëdha fetare apo jo.

Konkluzën e këtillë e konfirmojnë edhe raportet e BE për përparimin e Maqedonisë dhe Raporti i Departamentit amerikan të shtetit për liritë fetare, si dhe më i riu i Komisionit Evropian kundër racizmit dhe mos tolerancës, ku në mënyrë të prerë theksohet se mungesa e implementimit efektiv të ligjit i pamundëson bashkësitë fetare të fitojnë status juridik.

Duke u nisur nga fakti se pluralizmi fetar nuk asgjë tjetër përveç se karakteristikë e demokracive bashkëkohore dhe kusht për zbatimin e të drejtave të njeriut në pjesën e praktikimit të fesë, Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut qëndron në pikëpamjen se mos suksesi i shtetit që të mbetet neutral në praktikimin e pushtetit  dhe njëkohësisht infiltrimi i saj i drejtpërdrejtë në vendimin se kush mund të themelojë grup religjioz e kush jo, paraqet shkelje të të drejtës së lirisë së religjionit të garantuar me nenin 9 nga Konventa për të drejtat e njeriut.

Komiteti i Helsinkit konstaton se shteti nuk arriti që normat ligjore nga letra ti jetësojë në realitetin, por përkundrazi ajo përmes institucioneve të saja u bë frerë e fjalës së ligjit, dhe për këtë shkak e fton që ta ndryshojë këtë praktikë, e këtë ta bëjë në emër të respektimit të ligjeve dhe me qëllim të realizimit të lirisë së besimit për të gjithë qytetarët.

1.4. Siguria sociale – e drejta e harruar në Maqedoni

Në periudhën e kaluar ishim dëshmitarë se si institucioni qendror i demokracisë parlamentare ngadalë por sigurt shndërrohet në teatër me shumë aktorë, shfaqja e të cilit vlen të shihet.

Incidentet e shumta, sjellja e pa hijshme, niveli i ulët i kulturës, zënkat vulgare u bënë pjesë e punës së përditshme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në periudhën e kaluar dhe të njëjtat definitivisht shpijnë drejtë rrënimit të dinjitetit të Kuvendit.

Tensionet filluan me debatin për Propozim Ligjin për sigurim material të personave të pa punësuar për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve në pronësi shoqërore dhe shtetërore. Debati për propozim ligjin, në vend që të shpijë në drejtim të gjetjes që zgjidhjeve për fatin e njerëzve që janë lënë në mëshirë dhe të pa siguruar,shkoi në drejtim tërësisht të kundërt.

Debati u ashpërsua me akuza të ashpra të ndërsjella, fyerje personale, kërcënime, poshtërime, për atë se kush e ka shkaktuar gjendjen në të cilën gjenden rreth 10.000 persona të pa punë, duke e kërkuar fajtorin për privatizimin.

Shihet se deputetët në fjalimet e tyre e harruan atë që është më qenësore – se debatojnë për të drejtën për siguri sociale dhe për barazi, pjesën e pandashme të dinjitetit njerëzor!”.

E drejta për siguri sociale në të cilën harruan deputetët, është e drejtë e cila është e vendosur në Deklaratën Universale për të drejtat e njeriut të KB ku është qartë e theksuar se çdokush ka të drejtë për standard jetësor i cili atij dhe familjes së tij do tu sigurojë shëndet dhe mirëqenie, përfshirë aty ushqimin, veshjen, vendin e banimit dhe përkujdesje mjekësore dhe shërbime më të nevojshme sociale, dhe të drejtë për sigurim në rast të mbetjes pa punë. Në këtë dokument është i imponuar edhe obligimi për shtetin që të bëjë përpjekje në nivel kombëtar në drejtim të sigurimit të sigurisë sociale.

Karta sociale Evropiane e Këshillit të Evropës poashtu flet për obligimin e shtetit që të sigurojë të drejtë për mbrojtje nga varfëria dhe përjashtimi social.

Kjo e drejtë nuk është e drejtë e pa kuptueshme në Republikën e Maqedonisë, por përkundrazi Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë e stimulon të drejtën e qytetarëve për siguri sociale dhe sigurim social, dhe obligimin që shteti të kujdeset për mbrojtjen sociale dhe sigurinë sociale të qytetarëve në pajtim me parimin e drejtësisë sociale, si dhe t’ua garantojë të drejtën për ndihmë qytetarëve të pafuqishëm.

Në vend të debatit për, të drejtat e qytetarëve të garantuara me kushtetutë dhe me ligj, në diskutimet e deputetëve mbizotëronin akuzat partiake gjë e cila solli në defokusimin e plotë nga problemet reale që ekzistojnë dhe me të cilat ballafaqohen këto qytetarë.

Deputetët sikur harruan se mandati i tyre është i fituar nga qytetarët, dhe se ata janë të obliguar ti prezantojnë dhe ti përfaqësojnë interesat e të gjithë qytetarëve, dhe më se dukshëm ishte se problemi ekzistues u shfrytëzua për fitimin e pikave politike

Komiteti i Helsinkit thekson se deputetët përkatësisht Kuvendi janë të obliguar që në veprimin v et të udhëhiqen nga të drejtat dhe liritë e njeriut, nga realizimi dhe respektimi i tyre i plotë, përkatësisht vendimet e tyre duhet ekskluzivisht të udhëhiqen nga koncepti i të drejtave të njeriut në fokusin e të cilave gjithmonë gjendet dinjiteti i njeriut dhe së paku në ato momente (gjatë debatit në shtëpinë ligjdhënëse) ti harrojnë dhe lënë anësh partitë e tyre amë.

1.5. Dënim për mos dëgjueshmëri edhe për ushtarët profesionist

Pa marrë parasysh se Maqedonia (për nga ana normative) është shtet demokratik me të drejta të rregulluara midis të cilave edhe e drejta për shprehje të protestës publike, siç duket se njëra nga detyrat të cilat Qeveria aktuale ja ka parashtruar vetë është ngufatja gjithnjë e më me shumë ngulm të protestave publike, duke mos zgjedh mjete dhe metoda.

Krahas studentëve nga “Arhibrigada”, punëtorët e ndërmarrjeve të falimentuara, fermerët nga Manastiri, gazetarët të pa dëgjueshëm, edhe një grup në vargun e protestuesve të sanksionuar janë edhe ushtarët profesionist të cilët përpiqen ti realizojnë të drejtat e tyre nga marrëdhënia e punës.

Ushtarët profesional në kohën kur luftuan për të drejtat e tyre ishin objekt i masave të ndryshme të presionit, siç janë ndalesa për shfrytëzimin e ditëve të lira, ndalesa për kontaktim me mediet, ndërprerje e pushimit vjetor dhe ndalesë për organizimin e protestës të cilat kulminuan me iniciativat e fundit për ndërprerje të marrëdhënies së punës ...

Atyre u është ofruar të nënshkruajnë marrëveshje për vazhdimin e kontratës për punë për kohë të përcaktuar e cila midis tjerash ka paraparë ushtari pakënaqësinë e vet eventuale të mos e shpreh në formë të protestës, paraqitje publike personale përmes do të prishej shëmbëlltyra e Armatës dhe të RM, e në se përkundrazi e bëjnë këtë – kjo do të sjell ndërprerje të marrëdhënies së punës.

Gjatë përcaktimit të obligimeve të këtilla prapëseprapë nuk është marrë parasysh se realizimi i të drejtave të të punësuarve rregullohen vetëm me ligj dhe me marrëveshje kolektive, gjë e cila do të thotë se me Marrëveshjen për punësim nuk Gjatë caktimit të obligimeve të tilla nuk është pasur parasysh se realizimi i të drejtave të të punësuarve rregullohen vetëm me ligj dhe me marrëveshje kolektive, me çka në mënyrë analoge me Kontratë për punësim nuk mund të caktohen të drejta më të vogla nga ato të përcaktuara me ligj, por përkundrazi mund të rregullohen vetëm të drejta që janë më të volitshme për punëtorët se ato që për ta janë të parapara me ligj. Gjithashtu, të drejtat e përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj nuk mund të të merren ose të kufizohen me akte dhe veprime të punëdhënësit, në këtë rast me ato të Ministrisë së mbrojtjes.

E drejta për shprehje publike të mendimit, fjalës dhe paraqitja e lirë publike është e garantuar me Kushtetutën e RM[19] e cila në nenin 21 në mënyrë të prerë siguron se “qytetarët kanë të drejtë në mënyrë të qetë të tubohen dhe të shfaqin protestë publike pa paralajmërim paraprak dhe pa leje të posaçme....”.

Me ligjin për mbrojtje greva në armatë ndalohet vetëm në rast të gjendjes luftarake ose gjendjes së jashtëzakonshme në shtet, ndërsa në të gjitha rrethanat tjera vlejnë rregullat e përgjithshme nga Kushtetuta dhe Ligji për marrëdhënie pune.

Por, me sa duket kompetentët në Ministrinë kanë pasur në mend ndonjë shpjegim tjetër të dispozitave kushtetuese dhe ligjore kur kanë lëshuar Urdhër me të cilin në mënyrë më të rreptë ju ndalohet dhënia e deklaratave në opinion personave të cilët nuk janë të caktuar për këtë – në sajë të detyrës për nga formacioni, kompetencës dhe autorizimeve. Kështu, në pajtim me urdhëresën e njëjtë është ngritur Iniciativë kundër disa nga ushtarët profesional, për konstatimin e përgjegjësisë së tyre disiplinore sepse “i emëruari përmes mjeteve për informim publik, e në rolin e përfaqësuesit të sindikatës së pavarur të ushtarëve profesionist ka dhënë deklarata me të cilat fillimisht ka shprehur të pavërteta për gjendjen e përgjithshme në Armatën e RM dhe i fa ftuar dhe nxitur ushtarët profesional në shërbim në Armatën e RM të bëjnë shkelje të disiplinës ushtarake”.

Për të qenë absurdi edhe më i madh, përgjegjësit theksojnë se nga “burime të pa konfirmuara?!” kanë kuptuar se midis personit të emërtuar dhe organeve të punëve të brendshme ka ndodhur zënkë verbale pas së cilës organet kanë përdorë forcë, e me këtë ushtari e ka shkelë disiplinën ushtarake?!

Në vazhdim të farsës, përgjegjësit në armatën e RM në sajë të burimeve dhe deklarimeve të pa konfirmuara, në kundërshtim me Kushtetutën, sepse në rastin e tij shkelet e drejta shprehjes së mendimit dhe e drejta për protestë, propozojnë që ushtarit ti shqiptohet masa disiplinore – ndërprerje e marrëdhënies së punës.

Për fat të keq sjellja e këtillë e pushtetit nuk mund të konsiderohet për asgjë tjetër përveç se përpjekje e vrazhdët për ngufatjen e lirisë së të shprehurit, e protestimit dhe të bashkimit sindikal, me përdorimin e kërcënimeve me ndërprerje të marrëdhënies së punës për “të padëgjueshmit”. Është e pa nevojshme të theksohet se trendi i këtillë i ndëshkimit të pjesëmarrësve në protesta  paraqet shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Me sa duket pushteti mbeti memec në vërejtjet e vazhdueshme të Komitetit të Helsinkit, me çka Maqedonia edhe një herë nuk arriti tu përgjigjet sfidave me të cilat determinohet statusi i saj si shtet demokratik, e kjo është mundësimi i kushteve për shfrytëzim të pa penguar të të drejtës për protestë publike.

1.6. Gjuha e urrejtjes

Në procesin e miratimit të Ligjit për pengimi dhe mbrojtje nga diskriminimi në mënyrë të qartë ishte e ndarë një grup njerëzish (LBGT) shpesh, me deri tani gjuhë të pa parë të urrejtjes nda tyre. Mandej, logjikisht u paraqit edhe shembulli i parë i diskriminimit të hapur, të drejtpërdrejtë të LGBT njerëzve. Në qershor në posterin për promovimin e festivalit të shoqatës së motoristëve (patronatin e festivalit e ka Qyteti i Shkupit) në një pjesë shkruante – “e ndaluar për alkool, drogë, armë, kafshë, 666 dhe pederastë”!

Me rastin e konfirmimit të bërë nga Gjykata e apelit më 21 korrik, të vendimit gjyqësor me burg për Jovan Vranishkovskin, Shoqata “Kongresi botëror maqedonas” (KBM) u paraqit me kumtesë me të cilën midis tjerash thuhet: “Deklarata e sektit djallëzor të Vranishkovskit, i cili nxit dhe përhap, urrejtje kombëtare, racore dhe urrejtje fetare, përçarje dhe mosdurim, se ai do ta “bart edhe këtë kryq”  është parodi, sepse ai ka heq dorë nga kryqi kur u bë familje me kishën përçarëse serbe, duke i keqpërdorur në mënyrë të vrazhdët ndjenjat fetare të besimtarëve ortodoks  nga Eparkia e Povardarjes dhe nga Maqedonia....”. Nuk është hera e parë që në ato baza KBM të përhap mos tolerancë fetare ose të thërras për linç. Bashkëmendimtarët e Vranishkovskit Prokurorit publik të RM  kanë  parashtruar aktpadi penale kundër KBM për nxitje të urrejtjes fetare dhe të dhunës dhe paraprakisht këtë e kanë bërë edhe kundër personit Janko Baçev (në shkurt të këtij viti), për të cilat ende nuk kanë marrë përgjigje.

2. RASTE POLICORE DHE GJYQËSORE

2.1. Rasti Faik Belani, Shkup

Nga z. Faik Belani u informuam se e bija e tij z-nja I. Belani në datën 22.12.2004 ka qenë e hospitalizuar në Spitalin special për Gjinekologji dhe Akusheri “Çair” – Shkup – Maqedoni, me diagnozë përkatëse gjë e cila shihet nga dokumentacioni. Në kontrollin mjekësor të bërë në datën 27.12.2004, është dijagnostifikuar Fetus Mortus. Pacientes të njëjtën ditë gjendja i është keqësuar, dhe për shkak të kësaj është transportuar për trajtim të mëtejmë në Qendrën për Komë pranë Qendrës Klinike.

Në datën 05.01.2005 pacientja ka ndërruar jetë që shihet nga vërtetimi për rast vdekje dhe raporti mjekësor për shkakun e vdekjes. Gjatë vitit 2007, përmes një personi të autorizuar i është drejtuar zyrës së Avokatit të popullit, e cila kanë ngritur procedurë për kërkesën e parashtruar dhe kanë lëshuar përgjigje për të njëjtën. Përmes një shkrese palët janë informuar se Avokati i popullit ka ndërmarrë masa dhe veprime (i është drejtuar Qendrës Klinike – Shkup, Ministrisë së shëndetësisë) dhe ka marrë informacion se Ministria e shëndetësisë ka themeluar Komision i cila e ka shqyrtuar rastin dhe ka vendosur se nuk është konstatuar gabim i mjekëve, përkatësisht se shërimi është realizuar në mënyrë korrekte nga ekipi i mjekëve pranë Qendrës Klinike.

Përmes kërkesës së tij që ju parashtrua Komiteti të Helsinkit, z. Belani kërkon nga ne që të hulumtojmë a ka marrë e bija e tij trajtim përkatës dhe përkujdesje mjekësore nga personat medicinal të spitalit në Çair, mandej kërkon të përcaktohet ekspertiza e mjekëve, si dhe nëse janë ndërmarrë nga mjekët të gjitha hapat për shërim përkatës.

Komiteti i Helsinkit ju drejtua Ministrisë së shëndetësisë me kërkesë të veçantë që të themelohet komision i posaçëm me qëllim që të na informojnë për veprimet e personave mjekësor pranë spitalit në Çair. Në fillim të vitit, përfaqësues të komisionit të themeluar mbajtën mbledhje në lokalet e Komitetit të Helsinkit me qëllim të sqarimit të detajeve të nevojshme  për rastin e paraqitur.

Në datën 05.05.2010 nga Ministria e shëndetësisë ka arritur përgjigje, në të cilën nuk ka konkluzion përfundimtar në raport me veprimet e personelit mjekësor, për shkak të mos pasjes qasje në dokumentacionit e tërësishëm mjekësor. Përgjigjen e arritur e dërgojmë në vazhdim.

Nga Ministria e shëndetësisë, Komiteti i Helsinkit u informua se “Komisioni nuk mund të bëjë evaluim të kompletuar të rastit për shkak të mos pasjes qasje në dokumentacionin e tërësishëm mjekësor si në spitalin Çair ashtu edhe në Klinikën për neurokirurgji. Për kësaj që është theksuar më lartë nuk ka mundësi të sillet konkluzioni se pacientja e vdekur është shëruar në pajtim me kriteret medicinë e bazuar në dëshmi.” Më tej në shkresën theksohet se “Komisioni qëndron në mendimin se në institucionet shëndetësore që kanë qenë të involvuar në shërimin e pacientes, duhet të pasojnë masa konkrete për shkak të sjelljes së pa përgjegjshme me dokumentacionin mjekësor.”

Komiteti i Helsinkit, si organizatë joqeveritare nuk ka mundësi ta vlerësojë ekspertizën dhe kompetencën për shërim përkatës të personave mjekësor të cilët kanë punuar në rastin e pacientes.

Komiteti i Helsinkit konsideron se pala duhet të parashtrojë padi penale në Prokurorinë Themelore publike – Shkup për një vepër penale “Vepra të rënda kundër shëndetit të njerëzve” të paraparë në nenin 217 paragrafi 2[20] nga KP dhe për një vepër penale “Shërimi i pacientëve pa përgjegjësi” sipas nenit 207[21] nga KP dhe të kërkojë që organet shtetërore të ngritin procedurë për sqarimin e dilemës e cila është e pranishme, ka pasur ose jo shërim të pa përgjegjshëm të pacientes në spitalin në Çair, për shkak se dyshimin e shton edhe pohimi se dokumentacioni i nevojshëm mjekësor disi çuditshëm është zhdukur.

2.2. Rasti Robert Popovski – dërgesë e keqe apo lojë e gjykatës?

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut i Republikës së Maqedonisë më 16 prill të vitit 2008, Prokurorisë Themelore publike në Strugë i ka parashtruar fletëparaqitje penale kundër N.N. kryerësve për vepra të kryera penale: “Maltretim në kryerjen e shërbimit” nga neni 143 paragrafi 1 nga KP, “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Torturim dhe veprim e ndëshkim tjetër i vrazhdët, jonjerëzor ose poshtërues” në sajë të nenit 142 paragrafi 1 nga Kodi penal.

Më 1 shkurt të vitit 2008 rreth orës 06.30 në shtëpinë e personit Robert Popovski ka ardhur njësia speciale me urdhëresë për marrjen e tij. Gjatë marrjes një nga personat zyrtar pa kurrfarë arsyeje e ka qëlluar Robertin në nofull me kondakun e pushkës. Roberti është ankuar për lëndimin dhe pas privimit i është bërë kontroll mjekësor, është konstatuar thyerje e nofullës dhe mbi të është bërë intervenim kirurgjik në repartin për kirurgji maksilofaciale në spitalin klinik në Manastir, e mandej të njëjtën ditë është transferuar në Seksionit e pranë Qendrës Klinike në Shkup në sajë të vendimit Кi. nr.19/08 të datës 6 shkurt i vitit 2008 të Gjykatës Themelore Manastir. 

Që nga vetë parashtrimi i dukshëm ishte veprimi i ngadalshëm i organeve kompetente. Ishim të detyruar të reagojmë në Prokurorinë Themelore publike për zvarritjen e procedurës, që në fund nga Prokuroria Themelore Strugë më 20 Nëntor të vitit 2008 të miratohet Vendim KO. Nr. 131/08 me të cilin hedhet poshtë fletëparaqitja penale kundër S.D., T.N., D.Gj. dhe N.B. nga Shkupi, për shkak se nuk ekzistojnë baza të dyshimit se të paraqiturit e kanë kryer veprën penale.

Komiteti i Helsinkit me këmbëngulje vazhdoi me kërkimin e drejtësisë në rastin konkret dhe parashtroi akt subsidijar akuze kundër katër pjesëtarë të Ministrisë së punëve të brendshme për “Lëndim të rëndë trupor”, “Torturim dhe veprim dhe ndëshkim tjetër i ashpër, jonjerëzor ose poshtërues”.

Dhe kur më në fund procedura gjyqësore filloi u paraqit problem i ri i cili sërish e zvarrit procedurën – dërgesa nga ana e gjykatës. Përmes përpjekjeve për dërgesë të rregullt të aktit të akuzës, të cilat zgjasin tanimë një vit, konstatuam se problemi me dërgimin në masë të madhe ndikon në procedurat gjyqësore. Në rastin konkret, pa marrë parasysh ekziston dërgesë e rregullt për tre nga të akuzuarit, për të katërtin në janar të vitit 2010 Gjykata Themelore në Strugë ka marrë lajmërim nga Ministria e punëve të brendshme se ka ndryshim të vendit ku jeton dhe se i njëjti jeton në qytet tjetër.

Asgjë nuk do të kishte qenë kontestuese, e as e çuditshme nëse nga janari deri në qershor të vitit 2010 së paku dikush të jetë angazhuar që këtij të akuzuari t’ia dërgojë akt Akuzën, por për fat të keq dokument të tillë nuk ka aktet e lëndës. Tani mbetet e hapur pyetja vallë a është kjo vetëm lojë për tu zvarritur procedura gjyqësore dhe vallë a është shkaku për këtë se ata janë pjesëtarë të  Ministrisë së punëve të brendshme?

Komiteti i Helsinkit rikujton se të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit dhe i njëjti duhet patjetër të zbatohet në mënyrë të barabartë. Presim që organet gjyqësore ti ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar dërgesë të rregullt dhe më në fund procedura gjyqësore të fillojë.

--------------------------------------------------------------------------------

[1] Zharko Trajanovski në shkrimin në gazetën “Dnevnik” (7.7.2010)

[2] Neni 43 nga Ligji për Kuvendin e Maqedonisë thotë: “Ruajtjen e rendit në ndërtesën e Kuvendit dhe në hapësirat  në të cilat punon Kuvendi e siguron shërbimi i posaçëm. Personat nga shërbimi i posaçëm për ruajtjen e rendit në ndërtesën e Kuvendit në vend të dukshëm të veshjes bartin shenjë të Kuvendit të Maqedonisë. Personat e autorizuar zyrtar të organeve të administratës shtetërore nuk mund pa lejen e kryetarit të Kuvendit të kanë qasje edhe në lokalet e Kuvendit e as të ndërmarrin masa ndaj deputetëve, punëtorëve në Shërbimin dhe ndaj qytetarëve tjerë”.

[3] Në rastin e këtillë, kur nuk ekziston bazë juridike të bëhet përpunim (ose në rastin konkret xhirim) të të dhënave personale, kjo mund të bëhet vetëm nëse paraprakisht është siguruar pëlqim nga personat (deputetët dhe personat e punësuar në Kuvendin, xhirimi ose video shënimi i të cilëve bëhet).

[4] Pozita, përbërja, kompetenca dhe veprimi juridik i vendimeve të gjykatës Kushtetuese janë të rregulluara në mënyrë të posaçme me Kushtetutën e RM, ndërsa vetëm mënyra e punës dhe procedura para gjykatës Kushtetuese, në pajtim me Kushtetutën, e rregullon gjykata me akt të vetin – Rregulloren e gjykatës Kushtetuese. Motivi i autorit të kushtetutës për vendimin e këtillë është sigurimi i autonomisë dhe i pavarësisë së plotë të gjykatës Kushtetuese në raport me Kuvendin dhe organet tjera shtetërore.

Ky organ është institucion i Kushtetutës i cili bazën dhe kufirin e nxjerr vetëm nga Kushtetuta dhe është në funksion zë zbatimit të saj. Pozita e këtillë e gjykatës Kushtetuese njëkohësisht i siguron garanci se kushtet për zbatimin e funksionit kushtetues gjyqësor janë paraprakisht të mbrojtura nga ndryshimi i tyre nga ana e bartësve aktual të pushtetit politik, për shkak të përshtatjes së këtij funksioni nevojave dhe interesave të politikës ditore, si dhe për distancimin nga çdo autoriteti politik, posaçërisht nga ai që aktualisht është në pushtet.

Sipas Kushtetutës, gjykata Kushtetuese do të asgjësojë ose shlyejë dispozitë tjetër nëse nuk është në pajtim me Kushtetutën ose me ligjin. Vendimet e gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe ekzekutive. Pa dyshim se Kushtetuta vendimeve të Gjykatës u jep autoritet të pacenueshëm dhe cilësinë e obligimit atyre me të cilët ka të bëjë dhe kundër tyre nuk janë të lejuara mjete juridike. Veprimi i tyre është erga omnes.

[5] “Në pjesën më të madhe janë lëshuar leje ndërtimi dhe mendoj se nuk ka ndonjë ngecje serioze, mendoj se do të jetë mirë, për projektin e tërësishëm nuk do të ketë probleme tejet të mëdha”, deklaroi Nikolla Gruevski sipas TV A-1 në datën 1.7.2010.

[6] Gazeta Zyrtare e RM nr. 51/05, 137/2007 dhe 91/2009

[7] Gazeta Zyrtare e RM nr. 5/02

[8] Gazeta Zyrtare e Komunës Qendër nr. 1/06

[9]  Neni 16 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë

[10] www.A1.com.mk/ konflikti i interesave në nivel lokal  – në datën 15.07.2010 

[11] Qëllimi i këtij Ligji për pengimin për pengimin e konfliktit të interesave është që ta sigurojë pengimin e keqpërdorimit të autorizimeve dhe detyrave publike të personit zyrtar për realizimin e qëllimeve fitimprurëse për vete ose për persona të afërt dhe të sigurohet pengimi i mundësisë që interesi privat i personit zyrtar ta sigurojë interesin publik.

[12] Neni 3 paragrafi 2

Person zyrtar, në kuptim të këtij ligji, janë presidenti i Republikës së Maqedonisë së Maqedonisë, deputetët, ambasadorët dhe personat e tjerë të emëruar të Republikës së Maqedonisë në botën e jashtme; personat e zgjedhur dhe të emëruar nga dhe në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë, organet e administratës shtetërore dhe organet e tjera shtetërore, organet e pushtetit gjyqësor, ndërmarrjet publike, entet, personat të tjerë juridik të pushtetit qendror dhe lokal, këshilltarët në këshillat e komunave, këshilltarët në Këshillin e qytetit të Shkupit, si dhe personat e punësuar përmes agjencive për punësim të përkohshëm me autorizime të përcaktuara me ligj.

[13] Neni 8 – Kodi zgjedhor 

(1) Funksioni deputet, anëtar i këshillit dhe kryetar i komunës është i pa pashkueshëm me funksionin president i Republikës, kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ministër, gjykatës, prokuror publik, avokat i popullit dhe me bartës tjerë të funksioneve të cilat i zgjedh ose i emëron Kuvendi i Republikës së Maqedonisë (në tekstin e mëtejmë: Kuvendi) dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë (në tekstin e mëtejmë: Qeveria).

[14] Neni 12 paragrafi 1 nga Ligji

[15] www.alfa.mk

[16] Neni 4 nga Ligji për pozitën të kishave, bashkësive fetare dhe të grupeve religjioze, Gaz. Zyrtare e RM nr. 113/07 

[17] Id., Neni 6, 

[18] 

[19] Neni 16 paragrafi 1 dhe 2 nga Kushtetuta e RM 

[20] Vepra të rënda kundër shëndetit të njerëzve – Neni 217

(1) Nëse për shkak të veprës nga neni 205 paragrafët 1 dhe 2, neni 207 paragrafët 1 dhe 2, neni 209, neni 211, neni 1, neni 212 neni 1, neni 213 neni 1, neni 214 neni 1, neni 215 neni 1 dhe neni 216 nenet 1 dhe 2   ndonjë person ka pësuar lëndime të rënda trupore ose i është dëmtuar rëndë shëndeti, kryerësi do të dënohet me burg prej një deri dhjetë vjet.

(2) Nëse për shkak të veprës nga neni 205 paragrafi 1 dhe 2, neni 207 paragrafi 1 dhe 2, neni 209, neni 211 paragrafi 1, neni 212 paragrafi 1, neni 213 paragrafi 1, neni 214 paragrafi 1, neni 215 paragrafi 1 dhe neni 216 paragrafi 1 dhe 2 ka ndodhur vdekje e një ose më tepër personave, kryerësi do të ndëshkohet me burgim prej më së paku katër vjet.

(3) Nëse për shkak të veprës nga neni 205 paragrafi 3, neni 207 paragrafi 3, neni 211 paragrafi 2, neni 212 paragrafi 2, neni 213 paragrafi 2 dhe neni 214 paragrafi 2 ndonjë person ka pësuar lëndime të rënda trupore ose i është dëmtuar rëndë shëndeti, kryerësi do të dënohet me burg prej tre muaj deri tre vjet.

(4) Nëse për shkak të veprës nga neni 205 paragrafi 4, paragrafi 3, neni 211 paragrafi 2, neni 212 paragrafi 2, neni 213 paragrafi 2 dhe neni 214 paragrafi 2  është shkaktuar vdekje e një ose më tepër personave, kryerësi do të dënohet me burg prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.

[21] Shërim i pandërgjegjshëm i të sëmurëve - Neni 207

(1) Mjek i cili gjatë dhënies së ndihmës mjekësore aplikon mjet dukshëm të pa përshtatshëm ose mënyrë të shërimit ose nuk do të aplikojë masa përkatëse higjienike, ose vepron në përgjithësi në mënyrë të pandërgjegjshme dhe me këtë do të shkaktojë keqësim të gjendjes shëndetësore të ndonjë personi, do të ndëshkohet me dënim në para ose deri më tre vjet burgim.

(2) Me dënimin nga paragrafi 1 do të dënohet edhe mamia ose punëtor tjetër shëndetësor që gjatë dhënies së ndihmës mjekësore ose vepron me pandërgjegjësi dhe me atë do të shkaktojë keqësim të gjendjes shëndetësore të ndonjë personi.

(3) Nëse vepra nga paragrafët 1 dhe 2 është kryer nga pakujdesia, kryerësi do të dënohet me dënim me para ose me burg deri në një vit.


Twitter Facebook
Normal_banner-free-sq Normal___________alb Normal_banner-lgbti Normal_banner-ws-sq Normal_screenshot_2017-10-24_13.29.57