Corner Raporte

Raport mujor për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë 10 Dhjetor 2010

1. NGJARJE PUBLIKE DHE SHKELJE TË PARIMEVE DEMOKRATIKE

1.1. Liria e informimit nuk duhet të dërgohet për varje me dhunë! Liria e fjalës nuk është për shitje! – Fushatë për themelimin e ombucmanit për mediet.

1.2. Strategjia kombëtare për zvogëlimin e varfërisë dhe të përjashtimit social 

1.3. Vallë a do të mbrohet gjyqësia nga presionet politike?!

2. RASTE POLICORE DHE GJYQËSORE

2.1. Naum Milloshoski nga Ohri

2.2. Konventa Evropiane në të drejtën e Maqedonisë – Rasti M.T.

3. SHKELJE TË TË DREJTAVE EKONOMIKE DHE SOCIALE

3.1. Vallë a do ti mbrojë ministria e shëndetësisë të drejtat e fëmijëve me dëgjimin e dëmtuar?

________________________________________________________________

1. NGJARJE PUBLIKE DHE SHKELJE TË PARIMEVE DEMOKRATIKE

1.1. Liria e informimit nuk duhet të dërgohet për varje me dhunë! Liria e fjalës nuk është për shitje! – Fushatë për themelimin e ombucmanit për mediet..

Shoqëria e Maqedonisë tanimë njëzet vjet përjeton një “tranzicion” të mundimshëm drejt demokracisë dhe ekonomisë së tregut. Ky tranzicion i dhimbshëm dhe pa fund la një shenjë të thellë edhe në mediet edhe në lirinë e informimit edhe në shprehjen e lirë.

Kombinimi i problemeve të vjetër dhe trendeve të reja në lirinë e shprehjes dhe informimin në Maqedoni, sot manifestohen me tendencë të rënies dhe të destruktivitetit në lëmin e kësaj të drejte të njeriut. 

I fundit në vargun e depërtimeve e të fundit nga ana e shtetit ndodhi në televizionin privat A1, kur pas ngjarjeve më 25 nëntor, para se ta përfundojë hetimin e brendshëm për ndërhyrjen policore, Ministria e punëve të brendshme dërgoi kumtesë publike në të cilën qytetarëve ju ofroi këshilla juridike për ngritje të procedurës kundër Televizionit. Kjo është ngjarje pa precedencë në historinë e brishtë të Republikës së Maqedonisë, e cila nëse nuk dënohet, mund të shkaktoja pasoja të pa parashikueshme për lirinë e medieve dhe për fjalën e shprehur publikisht.   Konsiderojmë se heshtja e kësaj kumtese dhe për tërë aksionin policor është kalim në anën e MPB, përkatësisht në anën e frikësimit të drejtpërdrejtë dhe të përpjekjes për t’ia mbyllur gojën një mediumi. (http://www.moi.gov.mk). Mu për këtë shkak për këtë kumtesë përgjegjëse e drejtpërdrejtë është ministrja Gordana Jankullovska e cila assesi nuk mund të amnistohet. Mosprania e saj në mbledhjen e Komisionit të përhershëm anketues në Kuvendin e Maqedonisë vetë edhe më qartë e tregon pafytyrësinë e ministres, por është edhe refleksion i pozitës tejet të madhe të MPB, të cilës me sa duket, nuk mund ti bëjë asgjë as Kuvendi. Ky rast është test edhe për balancin e pushtetit edhe të mekanizmave kontrolluese të praktikimit të pushtetit në këtë vend. 

Kështu, e tërë kjo që u tha, mund të sublimohet në disa pika më të rëndësishme për gjendjen me lirinë e medieve:

·  Dhunë mbi gazetarët, mos aktivitet i organeve hetuese dhe varja e tyre publike me dhunë;

·  Ngritje e procedurave për shpifje dhe fyerje nga e politikanëve ndaj gazetarëve;

·  Mossuksesi i Këshillit për radiodifuzion ta zbatojë ligjin për kontroll të operatorëve të radiove dhe të televizioneve të cilët atë në mënyrë të ashpër;

·  Pronësia e paqartë e medieve, që e pengon identifikimin e shumë nga aktorëve në këtë fushë dhe marrjen e përgjegjësisë;

·  Autoçensura e gazetarëve, ndërsa shkaqet janë si interesat ekonomike, ashtu edhe ato politike të pronarëve të mediumeve;

·   Forma të ndryshme të presionit politik i shtetit dhe të partive të caktuara politike;

·   Ksenofobia, racizmi dhe paragjykimet të shprehura në mënyrë të fuqishme dhe të përhapura gjerë ndaj pakicave religjioze dhe seksuale;

·  Voluntarizëm nga ana e organeve shtetërore në qasjen në informacionet, përkatësisht mbyllja e tyre dhe shpesh herë raporti selektiv nga medieve.

Shpresa se çdo pushtet i ri në Maqedoni do të ketë të paktën pak turp dhe vetiniciativë dhe se do të përpiqet të paktën ti kufizojë fenomenet e përmendura më lartë, për fat të keq, ngadalë vdes por vdekja është e sigurt. Praktika tregoi se të gjithë dëshirojnë ta kenë kontrollin mbi mediet. Mbetet vetëm mundësia – qytetarët, përkatësisht, asociacionet civile ti mobilizojnë të gjitha forcat që i kanë në dispozicion dhe hap pas hapi të luftojnë që të arrijnë çfarë do qoftë rezultate, por jo vetëm statistikore. Janë të nevojshme mekanizma konkret të cilët e sigurojnë të drejtën që qytetarët të marrin dhe të përhapin informacione, ndërsa hap i këtillë në drejtim të vërtetë do të kishte qenë themelimi i Ombucmanit për mediet. Gjithsesi fillimisht duhet që funksioni i tij juridik dhe politik të veprojë në pajtim me shtetin juridik, dhe ai të disponojë me mekanizëm i cili e garanton të drejtën që qytetarët të marrin dhe të përhapin informacione. Ombucmani për mediet duhet, gjithashtu, ta ketë edhe mundësinë që ta mobilizojë përkrahjen qytetare për gazetarët të cilët janë nën presion për shkak se me vetëdije i përmbushin obligimet e tyre.

Gjithashtu, konsiderojmë se përveç funksionimit të mekanizmave të vetëkontrollit, të cilët për fat të keq në shumë medie nuk respektohen me konsekuencë, do të kishte qenë mirë të zhvillohet debat i gjerë publik për mundësinë për aplikimin e rregullave ligjore për mediet e shtypura. Konsiderojmë se dukshëm do ta përmirësonte gjendjen nëse themelohet Këshill për media ose ndonjë trup i ngjashëm i cili do të jetë instrument i ri, krahas me Këshillin për radiodifuzion. E inkurajojmë Shoqatën e gazetarëve dhe Sindikatën e pavarur të  gazetarëve të iniciojnë debate publike për këto çështje.

Komiteti i Helsinkit konsideron se duhet të fillohet fushatë e përgjithshme për themelimin e ombucmanit për media! Ai, nuk duhet të jetë vetëm formë voluntaristë ose vetëm një lojë burokratike pa fund, por ombucmanit për mediet të jetë zgjidhje për problemet e krijuara dhe të krijojë kushte reale për kontroll në kohë të tërë asaj që përfshin liria e informimit në Maqedoni.

1.2. Strategjia kombëtare për zvogëlimin e varfërisë dhe të përjashtimit social

Në pajtim me procedurat e parapara për përgatitje e shtetit të Maqedonisë dhe të shoqërisë për procesin e eurointegrimit është tejet e nevojshme të miratohen disa dokumente strategjike për lëmi të ndryshme të jetës shoqërore. Në këto suaza hyn edhe obligimi për përgatitje dhe miratim të Strategjisë kombëtare për zvogëlimin e  varfërisë dhe të ekskluzionit social, i cili u miratua në Tetor të vitit 2010.

Në vetë strategjinë është theksuar se e njëjta është përpiluar si dokument i cili e pasqyron intencën e Republikës së Maqedonisë  për barazimin e shkallës së inkluzionit dhe mirëqenies nëpër të gjitha shtresat e shoqërisë. Kjo do të thoshte edhe rrumbullakësim i synimit para të cilit jemi të drejtuar për ndërtim të një shoqërie kohezive në të cilën lufta kundër varfërisë dhe përjashtimit social do të thotë ekzistim “të gjasave dhe mundësive të barabarta për të gjithë” pa kurrfarë kushte.

Qëllimi kryesor strategjik është zvogëlimi i varfërisë në Republikën e Maqedonisë është realizimi i kësaj përmes shfrytëzimit më të mirë të resurseve njerëzore dhe materiale në dispozicion, përmirësimit të kushteve për jetë, punë dhe të kushteve shoqërore për të gjithë qytetarëve, bashkëveprimit sistemor dhe institucional në funksion të zhvillimit më të shpejtë, standardit më të lartë dhe jetës më cilësore.

Krahas masave dhe propozimeve të prezantuara për çdonjërën nga fushat e definuara, theksohet nevoja për ndërtimin të konceptit bashkëkohor të sjelljes ndaj personat e përjashtuara sociale dhe për formësimin e modelit të ri social, i cili në plan të parë e vë personalitetin, e jo shkakun për përjashtimin, përkatësinë, diagnozën, invaliditetin ose çfarë do qoftë baze tjetër.

Në punëtorinë e organizuar nga Ministria e punës dhe e politikës sociale për vazhdimin e aktiviteteve të ndërlidhura me përgatitjen e Planit operativ për vitin 2011, përfaqësuesit e organizatave joqeveritare u informuan se nuk ekzistojnë mjete të parapara të posaçme për implementimin e masave nga kjo strategji në vitin 2011.

Komiteti i Helsinkit e përcjell procedurën për miratimin e Planit Operativ për vitin 2011 dhe shpreson se kjo Strategji nuk do të mbetet edhe një dëshirë e pa realizuar e pasqyruar vetëm në letër, vetëm për shkak të asaj se miratimi i këtij dokumenti është kusht për fillim të procesit JIM në Republikën e Maqedonisë i cili është një nga sfidat esenciale para të cilës është drejtuar vendi përmes prizmit të integrimit të saj të shpejtë eurointegrues dhe për pjesëmarrje në Metodën e Hapur të koordinimit.

Dëshira që t’ju ndihmohet qytetarëve të varfër dhe të përjashtuar social nuk shihet vetëm përmes përgatitjes së dokumenteve dhe strategjive të shkruara, por edhe përmes mjeteve financiare që do të ndahen nga ana e shtetit për tu realizuar masat e parapara në atë strategji.

1.3. Vallë a do të mbrohet gjyqësia nga presionet politike?!

Këto ditë në opinion është aktuale tema për vendimin gjyqësor rreth masës së paraburgimit për të akuzuarin Bajrush Sejdiu, të cilit me vendim të gjykatës themelore i është vazhduar paraburgimi por duke vendosur për ankesë, gjykata e apelit e ndërpret paraburgimin dhe e zëvendëson me masë më të butë paraburgim shtëpiak me garanci plotësuese prej 1,4 milion euro.

Kjo duket si një nga masat e shumta të cilat nuk kanë kurrfarë jehone në opinionin, por madje nuk paska qenë ashtu vetëm sepse masa nuk i pëlqyer Ministres së punëve të brendshme, ose edhe më keq partisë në pushtet VMRO-DPMNE?! Me këtë rast do të kishim dashur të rikujtojmë se masa paraburgim është vetëm masë për sigurimin e pranisë së të akuzuarit, e assesi dënim dhe mu për këtë lëndët në të cilat i akuzuari është në paraburgim duhet të vendosen me urgjencë , që sa më shpejtë të arrihet në vendim fuqiplotë.

Pas shpalljes së vendimit të Gjykatës së Apelit për caktimin e paraburgimit shtëpiak, Ministrja Jankullovska në opinion e vlerëson të njëjtën si joparimore e cila nuk do ti dekurajojë edhe krahas kësaj shton se MPB do ti ndërmerr të gjitha masat që janë në kompetencat e tyre për procesin të përfundojë deri në fund?!

Në pajtim me legjislativin e Maqedonisë, Ministria e punëve të brendshme pas dyshimit të bazuar për ndonjë person është e obliguar të sigurojë prova përkatëse për të njëjtën dhe mandej në formë të padisë penale t’ia dorëzojë Prokurorisë Publike, ku përfundon kompetenca e tyre në cilin do proces të ndjekjes penale.

Më tej, pas fillimit të procedurës hetimore dhe më vonë gjyqësore kompetencën e marrin vetëm gjykatat të cilat në pajtim me Kushtetutën janë të mëvetësishme dhe të pavarura, dhe gjykata në sajë të Kushtetutës, ligjit dhe akteve ndërkombëtare, ndërsa për të tjerat është e ndaluar çfarë do qoftë ndikese nga pozita e pushtetit pa dallim nëse kjo dikujt i pëlqen apo jo, qoftë ajo ministrja dhe partia në pushtet.

Prandaj, nuk ka mënyrë tjetër se si të shpjegohet deklarata e Ministres përveç si ndërhyrje e drejtpërdrejtë në pavarësinë e gjyqësisë me përpjekje që të bëhet ndikesë në gjykatësit dhe me atë të degradohet rendi juridik dhe të prishet ndarja e pushtetit në të njëjtin. 

Për të ardhur keq është se kjo nuk është hera e parë që Ministria e punëve të brendshme të del jashtë nga kompetencat e veta. Të njëjtën e bëri edhe para do kohësh duke i udhëzuar qytetarët ti drejtohen institucioneve kompetente dhe të kërkojnë sanksione për sjelljen e televizionit A1 nëse dëshirojnë ta shprehin revoltën e tyre në mënyrë demokratike, duke e rrezikuar me këtë pavarësinë dhe lirinë e medieve si dhe lirinë e të shprehurit.

Dukshëm Ministria e punëve të brendshme duhet të rikujtohet në faktin se është pjesë e pushtetit ekzekutiv shtetëror dhe me këtë një pjesë e aparatit shtetëror i cili është i vetmi kompetent për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në vend që ta amnistojë veten dhe të kërkojë përgjegjësi nga faktorë të tjerë në shtetin.

Prapëseprapë, ajo që brengos edhe më shumë është mundësia që deklaratat e ministres dhe e partisë në pushtet të kenë pasur ndikesë në ndryshimin e paraburgimit shtëpiak nga ana e Gjykatës Supreme, paralelisht me inicimin e procedurës për shkarkimin e gjykatësve nga gjykata e apelit. Nëse kjo është ashtu kjo do të thotë fund për ndarje të pushtetit dhe shndërrim të gjyqësisë në marionetë për realizimin e dëshirave partiake që është kërcënim frikësues për të drejtat e njeriut dhe për sigurinë juridike të çdo qytetari.

Komiteti i Helsinkit në mënyrë të vazhdueshme e theksonte moslejimin e çfarë do qoftë sulmi dhe përzierje nga pozita e pushtetit ndaj gjyqësisë dhe e njëjta është e konfirmuar edhe me raportin e sivjetmë të Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë. Prandaj Komiteti sërish KËRKON nga organet e pushtetit të ndërpresin me sulmet dhe përpjekjet për ndikesë mbi gjyqësinë për tu siguruar respektimi i rendit juridik në një shoqëri demokratike.

2. RASTE POLICORE DHE GJYQËSORE

2.1. Naum Milloshoski nga Ohri

Të njëjtin fat të cilin e ka shijuar z. Trajkovski, për të cilin informonin në raportet e kaluara mujore[1]  ( http://www.mhc.org.mk ) , e ka arritur edhe një qytetar tjetër të Shkupit, i cili në datën 24 mars të vitit 2009 është privuar nga liria nga pjesëtarë të policisë dhe është dërguar drejt në ENP Idrizovë, duke mos ju dhënë me këtë rast vendim të konfirmuar gjyqësor të miratuar nga gjykata. Nga dokumentacioni i dërguar Komitetit të Helsinkit mund të shihej se Naum Milloshoski ka parashtruar kërkesë për përsëritje të procedurës. Kërkesa është miratuar, me ç’rast gjykata me Vendim të regjistruar nën K.Pov. nr. 72/09 të datës 5 Mars të vitit 2009 ka lejuar përsëritje të procedurës.

Gjykata ka lëshuar akt udhëzues në datën 25 Mars të vitit 2009, që pastaj të njëjtën ditë nga ENP Idrizovë Naum Milloshovski është transferuar në ENP Burgu i Shkupit – Shkup, prej ku të nesërmen është lëshuar të shkojë në shtëpi me vendim fuqiplotë të dorëzuar në sajë të kërkesës për përsëritje të procedurës.

Komiteti i Helsinkit u dërgoi shkresë të gjitha institucioneve relevante shtetërore. Nga gjykata kompetente në Shkup u kërkua që të na informojnë nëse janë të njoftuar me situatën e krijuar, për shkaqet për të cilat Naum Milloshoski ka qenë është marrë dhe është dërguar për vuajtje të dënimit me burg në ENP Idrizovë edhepse nuk ka pasur kushte për vuajtje të dënimit[2]; për shkaqet dhe aktin juridik në sajë të të cilit është shëtitur nga ENP Idrizovë në ENP Burgu i Shkupit – Shkup prej ku është lëshuar pasi ka qëndruar aty një natë.

Nga ana e ENP Idrizovë është kërkuar që të na informojnë për shkaqet për të cilat Naum Milloshoski është pranuar nga ana e tyre kur në aktin për Udhëzim ka qëndruar “I dënuari me.......vjet, më vonë deri më ...... të paraqitet në ENP Burgu i Shkupit – Shkup, për vuajtje të dënimit me burg”, e në sajë të çfarë akti është transferuar në ENP Burgu i Shkupit – Shkup. Me të njëjtën pyetje Komiteti i Helsinkit ju drejtua edhe ENP Burgu i Shkupit – Shkup.

Nga Sektori për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale u kërkua që të na informojnë për tre çështjet vijuese:

-  si është e mundur që personi Naum Milloshoski të privohet nga liria në datën 24 Mars të vitit 2009, duke mos ekzistuar me këtë rast akt udhëzues për privimin e tij nga liria;

-  cilat janë shkaqet për privim nga liria; dhe

-  në sajë të çfarë akti Naum Milloshovski është dërguar në ENP “Idrizovë”.

Për rastin informacione janë marrë nga organet vijuese:

1. Gjykata kompetente themelore në Shkup, na informon se akt udhëzues ka përgatitur më 25 Mars të vitit 2009, por nuk ka qenë i lëshuar urdhër për paraburgimin e Naum Milloshovskit. Gjykata më tej në shkresën thekson se akti udhëzues ka qenë i lëshuar “pasi që paraprakisht ka marrë njohuri se Naum Milloshovski tanimë gjendet në vuajtje të dënimit me burg për lëndë të tjera”, dhe me siguri ka menduar se kur tanimë është brenda, le ta shfrytëzojmë (v.j.).

2. Nga ENP Burgu i Shkupit – Shkup na konfirmuan vetëm se në datën e përmendur më lartë Naum Milloshovski ka qenë i transferuar nga një ent për burgim në tjetër, përkatësisht se e kanë pranuar në entin e tyre, ndërsa të nesërmen e kanë ç’regjistruar.

3.  ENP Idrizovë na informoi se personi Naum Milloshoski më 24 Mars të vitit 2009 është dërguar me përcjellje policore në pajtim me aktin udhëzues të lëshuar nga organi tjetër kompetent. Por, nga dokumentacioni i dërguar si shtojcë, del se kundër Naum Milloshoskit janë zbatuar edhe procedura të tjera penale para gjykatës tjetër kompetente. Procedurat e përfunduara të plotfuqishme me vendime janë shlyer, për njërën në vitin 2004 është lejuar përsëritje, ndërsa tjetra në vitin 2006 është kthyer në gjendjen e mëparshme – në procedurën e animimit. Me këtë rast njëkohësisht (domethënë në vitin 2004 dhe 2006) janë sjellë edhe vendime për ndalje të procedurave për zbatimin e dënimit me burg. 

Vendimet e lartpërmendura përmes faksit të drejtorisë së burgut u janë dërguar në ditën e zbatimit. Tani parashtrohet pyetja, vallë a ka pasur nevojë për shpejtësi dhe rrëmujë të këtillë nga ana e gjykatës, policisë dhe entet e burgimit, në dëm të Naum Milloshovskit. Personi absolutisht nuk është fajtor dhe nuk duhet të pësojë për shkak të mos koordinimit të ndërsjellë të organeve kompetente.

Në shkresën më tej theksohet se personi Naum Milloshovski është mbajtur deri të nesërmen kur, gjykata kompetente e Shkupit i ka përgatitur akt udhëzues dhe akt-lutjeje burgut që personi të transferohet në burg tjetër për vuajtje të dënimit me burg për procedurë penale, pas së cilës gjithashtu është lejuar përsëritja e procedurës!!!

Në rastin konkret nuk është kontestuese se janë udhëhequr procedura penale kundër personit Naum Milloshovski, por kontestues është akti i privimit nga liria dhe mbështetja ligjore të të njëjtit akt, si dhe mbajtja e personit në burg (Idrizovë) duke mos pasur  me këtë rast bazë. Nëse procedurat për mbajtje të dënimeve janë ndalur, atëherë në çfarë baze është mbajtur një natë personi në burg?!?!

Komiteti i Helsinkit është i habitur nga paligjshmëria në procedimin e policisë, i cili edhe para se të përgatiten aktet e udhëzimit me siguri e din se të tillë do të ketë, dhe qytetarin për çdo rast e privon nga liria. 

Komiteti i Helsinkit me brengosje e pranoi informacionin për “gatishmërinë” e policisë në raste të këtilla, kur nuk ka bazë valide ligjore për privimin nga liria dhe për fillimin e vuajtjes së dënimit me burg (për shkak se nuk ka akte të udhëzimit), ..... dhe personat prapëseprapë privohen nga liria, me siguri se do të gjejnë diçka për të cilën do ta vuan burgun. Ky nuk është rasti i parë në të cilin në bashkëpunim çuditërisht urgjent dhe të pa nevojshëm me organet shtetërore luan lojëra me fatet e qytetarëve. Kjo i ngjan thënies popullore “në se ul kokën askush nuk të prej, nëse pak e ngre – koka do të të shkojë”.

Komiteti i Helsinkit i fton organet e involvuar shtetërore që më tepër të koordinohen mes vete, e njëkohësisht të iniciohet procedurë për sqarimin e dilemës nëse ka pasur bazë valide ligjore për ta privuar personi Naum Milloshovski (dukshëm në mënyrë antiligjore dhe kundërligjore), ndërsa kryerësit të cilët kanë shpejtuar në vendimit të dënohen në mënyrë përkatëse.

2.2. Konventa Evropiane në të drejtën e Maqedonisë – Rasti M.T.

Komiteti i Helsinkit në periudhën e kaluar u informua për një rast nga i cili lehtë mund të nxirret konkluzioni për atë se sa normat e Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut janë të transponuara në të drejtën vendase ose edhe më tepër në praktikën gjyqësore të Maqedonisë.

Në të vërtetë, Gjykata Themelore Shkup 1 Shkup gjatë fundit të vitit 2009 ka sjell vendim për veprën e kryer penale “Vepër e rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe të pronës në komunikacionin”, në procedurë e cila është e filluar nga vitit 1999, përkatësisht pas pothuajse dhjetë vite

Pala që ju drejtua Komiteti të Helsinkit është baba i një vajze të mitur që e ka humbur jetën në një fatkeqësi komunikacion, dhe i cili 10 vite i frekuenton gjykatat në përpjekje për kënaqjen e drejtësisë.

Meqë siç shihet e drejta për gjykim në afat racional në këtë rast është lënë në heshtje, pala i është drejtuar Gjykatës Supreme të RM me kërkesë për mbrojtje të të drejtës për gjykim në afat racional. Ky mekanizëm është i vendosur për t’ju mundësuar qytetarëve të fitojnë zhdëmtim për këtë të drejtë nga ana e gjykatave në RM,  me qëllim që të shmanget ti drejtohen Gjykatës në Strasburg. Mirëpo kërkesa e palës është refuzuar si nga Gjykata Supreme ashtu edhe nga Këshilli i gjykatës së njëjtë i cili ka vendosur për ankesën.

Gjykata Supreme në lëndën del me arsyetim se kërkuesi i cili paraqitet si i dëmtuar në procedurën penale, nuk ka cilësi të palës dhe me këtë nuk e ka fituar cilësinë e palës që mund të paraqet kërkesë për mbrojtje të gjykimit në afat racional në kuptim të Ligjit për Gjykatatat dhe për këtë shkak e njëjta i është refuzuar.

Është e pa kontestueshme se në pajtim me ligjin për procedurë penale i dëmtuari nuk konsiderohet si palë në procedurën, siç është e pa kontestueshme edhe se Ligji për gjykatat në nenin e vet 36 paragrafi 1 thotë se pala e cila konsideron se gjykata kompetente e ka shkelur të drejtën për gjykim në afat racional, ka të drejtë Gjykatës Supreme të RM ti parashtrojë kërkesë për mbrojtje të gjykimit në afat racional. 

Por, nga ana tjetër, Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut në nenin e vet në nenin 6 thotë se çdokush.... ka të drejtë për gjykim të drejtë dhe publik në afat racional... dhe ka të drejtë ti parashtrojë kërkesë Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut nëse konsiderohet viktimë e shkeljes së të drejtave të veta[3]. 

Nëse qëllimi i ndryshimeve të Ligjit për Gjykatat dhe aplikimi i mekanizmit që të inkorporohen liritë dhe të drejtat nga Konventa Evropiane në legjislativin vendor, atëherë në këtë rast kjo është bërë në mënyrë të pasuksesshme për shkak të shkurtimit të përfshirjes së personave të cilët normat e saj i mbulojnë.

Për fat të keq, ajo që ligjvënësi e ka lëshuar të bëjë as Gjykata Supreme nuk ka arritur ta plotësojë përmes praktikës së vet duke ju përmbajtur në mënyrë rigide shpjegimit të rreptë të normave ligjore.

Madje për vërejtje edhe më të madhe është që Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut është e zbatueshme drejtpërdrejtë në të drejtën vendore dhe ajo ka fuqi më të madhe juridike nga ligjet vendore. Që shumë thjeshtë i mundëson cilës do Gjykatë nga vendi, frymën dhe esencialen të Konventës ti shndërrojë në vendimet e veta gjyqësore.

Por, për shkak të jo-fleksibilitetit të të drejtës vendore dhe të Gjykatave, më shumë do të humbin qytetarët të cilët nuk do të fitojnë mbrojtje edhe për shkelje aq të dukshme dhe flagrante të të drejtës së tyre, por prandaj që ironia të jetë edhe më e madhe, të njëjtën do ta fitojnë në Strasburg.

Komiteti i Helsinkit e shpreh dëshpërimin e vet nga vendimet e këtilla të Gjykatës Supreme dhe ju apelon Gjykatave që drejtpërdrejtë ta zbatojnë Konventën Evropiane në vendimet e tyre për të siguruar mbrojtje më të madhe të të drejtave të qytetarëve. Gjithashtu, Komiteti e fton edh3e Kuvendin e RM si pushtet ligjvënës të bëjë ndryshime në Ligjin për Gjykatat dhe të njëjtin t’ia përshtat frymës së Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut.

3. SHKELJE TË TË DREJTAVE EKONOMIKE DHE SOCIALE

3.1 Vallë a do ti mbrojë ministria e shëndetësisë të drejtat e fëmijëve me dëgjimin e dëmtuar?

Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut ju drejtuan prindërve të disa fëmijëve me të dëgjuarin e dëmtuar të cilët na informuan për gjendjen në të cilën gjenden dhe e kërkuan ndihmën tonë. Nga prindërit u informuam se është bërë listë e prioriteteve dhe se dy nga këta fëmijë janë operuar dhe atë me mjete të cilat i ka siguruar klinika për ORL, e jo Fondi, ndërsa operacionet të tjera janë ndërprerë përderisa Fondi nuk transferon para për të njëjtat.

Gjatë muajit të kaluar, Ministri i shëndetësisë ka deklaruar se ai e ka obliguar Klinikën për vesh, hundë dhe fyt që në mënyrë më urgjente të bëjë liste prioritare për operacione dhe sipas tij këtyre fëmijëve patjetër duhet t’ju jepet gjasë, dhe thjesht para për këto fëmijë patjetër duhet të gjenden...

Si shtet – anëtar i cili e ka ratifikuar Konventën për të drejtat e fëmijës, Republika e Maqedonisë është obliguar që fëmijës ti sigurojë mbrojtje të tillë dhe përkujdesje e cila është e nevojshme për mirëqenien e tij. Në sajë të nenit 3[4] nga Konventa e ratifikuar është paraparë se në të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me fëmijët me rëndësi parësore janë interesat e fëmijës, pa marrë parasysh nëse ato i zbatojnë institucione publike ose private për mbrojtje sociale, gjykata, organe administrative ose trupa ligjvënëse.

E drejta për mbrojtje shëndetësore është e garantuar në nenet 23[5] dhe 24[6] nga Konventa, dhe me ato parashikohet se me respektimin e nevojat e veçanta të fëmijës me pengesa në zhvillimin, ndihma jepet falas gjithmonë kur kjo është e mundur dhe shteti patjetër duhet të përpiqet që asnjë fëmijë të mos privohet nga niveli më i lartë i mbrojtjes dhe rehabilitimit të mbrojtjes shëndetësore dhe medicinale.

Në rastin konkret para së gjithash patjetër duhet ta kemi parasysh mendimin e ekspertëve në këtë lëmi se: “Implantet kohleare mund t’ju ndihmojnë pothuajse të gjithë fëmijëve të cilët kanë probleme me të dëgjuarin në moshën deri në nisjen në shkollë, dhe të rriturve që dikur kanë pasur të folurin e zhvilluar e mandej tërësisht e kanë humbur të dëgjuarin. Te fëmijët më të moshuar se 8 vjet dhe të rriturit të cilët nuk kanë qenë në kontakt me tingullin, implanti kohlear mund të shkaktojë vetëm ndjenjë të tingullit, por jo edhe të kuptuarin e të folurit. Rezultat i viteve të gjata të jetës në heshtje të plotë është humbja e aftësisë së qendrave të të dëgjuarit në trurin i të cilat e krijojnë fotografinë e të dëgjuarit, dhe vetë këtë kjo është pamundësim i përhershëm i të kuptuarit. Kjo dukuri ndodh për shkak se me plakjen truri e humb aftësinë e tij në pjesën e që duhet ti merr tingujt. Për këtë shkak është tejet e nevojshme implantimi të bëhet sa më herët.”

Komiteti i Helsinkit me shkrim ju drejtua Ministrisë së shëndetësisë, Fondit për sigurim shëndetësor të Republikës së Maqedonisë dhe Klinikës për otorinolaringologji, me kërkesë që të na informojnë për shkaqet për të cilat këtyre fëmijëve ende nuk u është bërë operacioni i duhur dhe me pyetje se kur ajo do t’ju mundësohet.

Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për rast urgjent ende nuk kemi marrë përgjigje nga asnjë nga institucionet që i kemi thirrur, Komiteti vazhdon me mbikëqyrjen e rastit dhe me lotimin aktiv për mbrojtje të të drejtave të këtyre fëmijëve.

--------------------------------------------------------------------------------

[1] Raporti mujor për gjendjen me të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë Qershor i vitit 2009.

[2] Palës i është lejuar përsëritje e procedurës penale

[3] Neni 34 nga KEDNJ 

[4] Neni 3

1. Në të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me fëmijët, me rëndësi parësore janë interesat e fëmijëve, pa marrë parasysh nëse i zbatojnë institucione publike apo private të mbrojtjes sociale, gjykatat, organet administrative ose trupat ligjvënëse.

2. Shtetet anëtare obligohen që fëmijës ti sigurojnë mbrojtje dhe përkujdesje të atillë e cila është e nevojshme për mirëqenien e tij, duke i marrë parasysh të drejtat dhe obligimet e prindërve të tij, tutorët ligjor ose individë të tjerë të cilët juridikisht janë përgjegjës për fëmijën dhe i ndërmarrin për atë qëllim të gjitha masat e nevojshme ligjore dhe administrative.

3. Shtetet anëtare kujdesen që institucionet, shërbimet dhe entet të cilat përgjigjen për përkujdesjen ose mbrojtjen e fëmijëve të jenë në pajtim me standardet që i kanë përcaktuar organet kompetente, posaçërisht në lëmin e sigurisë, shëndetit dhe përshtatshmërisë së personelit, si dhe të mbikëqyrjes personale.

[5] Neni 23

1. Shtetet anëtare pranojnë se fëmija me pengesa mendore ose fizike në zhvillimin duhet të gëzojë jetë të plotë dhe dinjitoze, në kushte me të cilat sigurohet dinjiteti i tij, nxitet mëvetësia dhe lehtësohet pjesëmarrja e fëmijës në bashkësinë.

2. Shtetet anëtare e respektojnë të drejtën e fëmijës me pengesa në zhvillimin për përkujdesje të plotë dhe do ta nxisin dhe sigurojnë ndihmën për fëmijën i cili i përmbush kushtet edhe ato që janë përgjegjës për përkujdesjen ndaj tij, e për të cilën është parashtruar kërkesë, varësisht nga mjetet në dispozicion, dhe e cila i përgjigjet gjendjes së fëmijës dhe kushteve të prindërve dhe personave të tjerë të cilët përkujdesen për fëmijën.

3. Duke i respektuar nevojat e posaçme të fëmijës me pengesa në zhvillimin, ndihma në pajtim me pikën 2 jepet falas gjithmonë kur kjo është e mundur, duke i pasur parasysh mjetet financiare të prindërve ose të personave të tjerë të cilët kujdesen për fëmijën, dhe është ashtu e paramenduar që fëmija me pengesa në zhvillimin të ketë qasje efikase dhe të fitojë arsimim, trajnim, shërbime të mbrojtjes dhe të rehabilitimit shëndetësor, përgatitje të integrimit sa më të plotë shoqëror dhe zhvillim personal të fëmijës, përfshirë aty edhe zhvillimin kulturor dhe shpirtëror.

[6] Neni 24

1. Shtetet anëtare ja njohin fëmijës të drejtën për nivelin më të lartë të mbrojtjes shëndetësore dhe mjekësore dhe rehabilitimin e tillë. Shtetet anëtare do të angazhohen që asnjë fëmijë të mos jetë i privuar nga e drejta për mbrojtje të tillë shëndetësore...


Twitter Facebook
Normal_banner-free-sq Normal___________alb Normal_banner-lgbti Normal_banner-ws-sq Normal_screenshot_2017-10-24_13.29.57