Corner Strategji

Strategji

SHKARKO  

Misioni

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë KMH është organizatë joqeveritare për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, pa orientim politik dhje fetar. Qëllimi i ekzistimit i KMH është (i) rritja e vetëdijes për konceptin e të drejtat dhe liritë themelore të njeriut të mishëruara në Deklaratën Universale për të drejtat e njeriut, dy traktatet ndërkombëtare (për të drejtat qytetare dhe politike dhe për të drejtat sociale,ekonomike dhe kulturore), Konventën Evropiane për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe Dokumentin Përfundimtar nga Helsinki i vitit 1975; (ii) ndërtimi i kushteve demokratike në të cilat ato mund të praktikohen dhe (iii) stimulimin e mbrojtjes më të madhe të realizimit të tyre.

KMH bën monitorim të gjendjes së të drejtave të njeriu, u jep ndihmë juridike qytetarëve në rastet e shkeljes ose kufizimit të të drejtave dhe të lirive, bashkëpunon me organizata tjera dhe me organet shtetërore në drejtim të rritjes së promovimit, respektimit dhe mbrojtjes të drejtave dhe të lirive.

Vizioni

Vizioni i KMH është se të gjithë njerëzit duhet të kenë mundësi që ti praktikojnë të drejtat dhe liritë e tyre themelore dhe të kenë mundësi ti mbrojnë në rast të shkeljes ose kufizimit të tyre. Kjo paraqet bazë zhvillimit demokratik dhe garanci për paqen në nivel nacional, regjional dhe botëror.

Qëllime, programe dhe aktivitete

KMH përpiqet të kontribuojë për rritjen e respektimit të të drejtave dhe të lirive të njeriut dhe për përmirësimin e kushteve për praktikumin dhe mbrojtjen e tyre, gjë e cila kontribuon për zhvillimin e demokracisë dhe për sigurimin e paqes. Domethënie fondamentale për arritjen e kësaj është zhvillimi i cili do të mbështetet në respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe do të orientohet drejtë promovimit të tyre të mëtejmë, si dhe për ndërtimin e sistemit konzistent për kontrollimin dhe sanksionimin e shkeljeve të të drejtave dhe të lirive të njeriut.  Me qëllim të realizimit të misionit tonë ne kemi pesë qëllime të përgjithshme të cilat do ti përcaktojnë aktivitetet tona.

1.  Mbrojtja nga diskriminimi

QЁLLIMI I PЁRGJITHSHЁM:

Në nisemi nga qëndrimi se të gjithë njerëzit janë të barabartë para ligjit dhe kanë të drejtë për mbrojtje të nyejt me ligj pa kurrfarë diskriminimi. Në këtë kuptim ligji duhet ta ndalojë çfarë do qoftë diskriminimi dhe t’ju garantojë të gjitha personave mbrojtje të nyejt dhe efektive nga diskriminimi mbi çfarë do qoftë baze. Qëllimi i përgjithshëm në nivel nacional është aplikimi i ndryshimeve të tilla në legjislativin të cilat do ta mundësojnë implementimin e plotë të standardeve ndërkombëtare në këtë lëmi. Qëllimi strategjik KMH është përforcimi i mëtejmë i shtetit dhe krijimi i parakushteve praktike për identifikimin e diskriminimit, për kufizimin dhe sanksionimin e rasteve të diskriminimit. 

QЁLLIME TЁ VEÇANTA:

1.1 Miratimi i Ligjit për mos diskriminim dhe përshtatja përkatëse e akteve tjera ligjore dhe nënligjore

Актivitete: Në këtë moment është përpiluar propozimi i Ligjit për mos diskriminim i cili i kaloi fazat e debatit të gjerë publik dhe e fitoi përkrahjen e një numrit të caktuar të deputetëve. Para nesh qëndron: procesi i lotimit për miratimin e tij përfundimtar; miratimi i Ligjit për komision të mos diskriminimit; analizë e ligjeve ekzistuese nga aspekti i ekzistimit të dispozitave diskriminuese; përshtatja e ligjeve tjera dhe akteve nënligjore me dispozitat e këtij ligji. Në periudhën  pas miratimit të ligjit  nevojitet angazhim serioz për promovimin e të njëjtit (prezantim medial, debate, analiza) dhe ngritje e vetëdijes tek popullata për mundësitë që ai i ofron. Presim që gjatë procesit të miratimit të vetë ligjit dhe të ndryshimeve tjera ligjore mund të haset në pengesa për tejkalimin e të cilave me siguri do të jetë e nevojshme ndikesë e tërthortë dhe e drejtpërdrejtë nga ana e përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare nga vendi dhe jashtë tij. Posaçërisht e rëndësishme do të jetë edhe përkrahja bilaterale e shteteve anëtare të BE. 
1.2 Monitorimi dhe përfaqësimi

Në nivel të bashkësisë më të gjerë, të organizatave joqeveritare, madje edhe në nivel të ekspertëve, ende nuk ekziston njohje përkatëse e problematikës së diskriminimit dhe njohje si të diskriminimit të drejt për drejtë ashtu edhe të atij të tërthortë. Në kushte të këtilla monitorimi dhe përfaqësimi i qytetarëve në lidhje me diskriminimin  ka domethënie të shumëfishtë:
• identifikimi i rasteve të diskriminimit
• sensibilizimi  i grupeve dhe strukturave të ndryshme për rastet e diskriminimit 
• nxitje e reagimit  nga ana e të diskriminuarve dhe nga ana e bashkësisë më të gjerë
• edukimi dhe sensibilizimi i mediave
• promovimi i zgjidhjeve sistemore dhe institucionale të cilat do ta mundësojnë reagimin dhe sanksionimin në rastet e diskriminimit
Моnitorimi dhe përfaqësimi posaçërisht do të koncentrohen në grupet e margjinalizuara dhe të përjashtuara sociale të cilat janë objekt i diskriminimit sistematik. Kjo do të thotë edhe punë me organizata qeveritare dhe joqeveritare dhe me opinionin më të gjerë, në zgjerimin e botëkuptimit të asaj se cilat grupe janë të margjinalizuara dhe për format e posaçme të diskriminimit në të cilin u janë të eksponuar pjesëtaret e çdo njërit nga këto grupe. 

1.3 Përkrahje, trajnim dhe edukim

KMH do të bashkëpunojë dhe do të merr pjesë në trajnimet e organizatave të ndryshme joqeveritare të cilat punojnë në lëmin e të drejtave të njeriut, në lëmin e mos diskriminimit dhe të përkrahjes së aktiviteteve të orientuara drejtë kufizimit dhe sanksionimit të aktiviteteve diskriminuese.

KMH drejt për drejtë do ti përkrah organizatat të cilat punojnë në me grupe konkrete të margjinalizuara dhe do të merr pjesë në përforcimin e tyre (si përmes stërvitjeve dhe trajnimeve, ashtu edhe përmes pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë në aktivitetet dhe paraqitjet e përbashkëta). 

Në kuadër të të gjitha projekteve të cilat merren me edukimin e grupeve të ndryshme të qëllimit (fëmijë, profesorë, nëpunës shtetëror, avokatë) do të përfshihet dimensioni i mos diskriminimit dhe do të formulohen përmbajtje të posaçme arsimore nga kjo lëmi.

2.  Përforcimi dhe sundimi i të drejtës

QЁLLIMI I PЁRGJITHSHЁM:

Nisemi nga qëndrimi se sundimi i të drejtës nuk është vetëm legalitet formal i cili e mundëson rregullshmërinë dhe konsistencën e sistemit demokratik, por drejtësi e mbështetur në njohjen dhe pranimin e plotë të vlerave më të larta të personalitetit të njeriut dhe e garantuar nga ana e institucioneve të cilat sigurojnë korniza për shprehjen e saj të plotë. Aspekti i rëndësishëm i sundimit të të drejtës paraqet kufizim të fuqisë politike me ligj, vlefshmëria e nyejt e ligjeve, mekanizmave kontrolluese dhe qasja për të gjithë në drejtësinë. Qëllimi i përgjithshëm, në këtë drejtim është sigurim i qasjes në drejtësinë për një sa më të madh të mundshëm të njerëzve.

QЁLLIME TЁ VEÇANTA:

2.1. Rritja e vetëdijes dhe dallimi i të drejtave të njeriut  dhe të sundimit të të drejtës

KMH do të plasojë infor4macione në opinion për standardet ndërkombëtare, për rregullat e administrimit të mirë  dhe për përvojat e shteteve tjera në lëmin e sundimit të të drejtës. Secili rast në të cilin punon KMH  (dhe i cili do të jetë pjesë e raporteve ose analizave të posaçme të komitetit)  do të shfrytëzohet për njohjen e opinionit me mos konsekuencat në zbatimin e ligjeve, lëshimet e administratës ose mekanizma të mbrojtjes të cilat mund të përdoren. Vëmendje e veçantë do ti kushtohet implementimit të  standardeve ndërkombëtare në legjislativën nacionale dhe nevojave për ndryshimin në legjislativën me qëllim të harmonizimit me këto standarde.

KMH do të punojë në përpilimin e materialeve edukative për studentë, juristë dhe gjykatës të cilat do tu mundësojnë që ti njohin standardet ndërkombëtare në këtë lëmi dhe do tu shërbejnë  si vegla në punën e tyre të mëtejme. KMH poashtu do të punojë në përpilimin e broshurave dhe udhëzimeve për grupe të posaçme të qëllimit (të rinjtë, grupet e ndjeshme) të cilat do tua afrojnë të drejtën dhe ligjet këtyre grupeve dhe to tu mundësojnë qasje më të lehtë në mekanizmat e mbrojtjes në rastet e shkeljes së të drejtave të tyre.

Përpilimi i çdo njërit nga këto materiale do të përcjellët me edukim  për aplikimin e tyre.

2.2. Rritja e llogari dhënies dhe përgjegjësisë së bartësve të pushtetit

Llogari dhënia dhe përgjegjësia e nëpunësve shtetëror dhe të bartësve të pushtetit në Republikën e Maqedonisë është në nivel shumë të ulët. Partizimi i vazhdueshëm i administratës dhe i të gjitha segmenteve të pushtetit, çojnë deri te vendosja e kanaleve të varshmërisë dhe përgjegjësisë partiake, në vend të sundimit të të drejtës dhe ndryshimit të ligjeve. Njëra nga veprimtaritë themelore të KMH edhe më tej do të jetë identifikimi i punës së paligjshme të organeve shtetërore, nxjerrja para opinionit të rasteve, analiza e tyre dhe vënia në pah e mekanizmave ligjore të cilat mund të përdoren me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve dhe për sanksionimin e shkeljeve të bëra nga ana e organeve shtetërore.

Vëmendje e posaçme do ti kushtohet funksionimit të mekanizmave të reja kontrolluese dhe institucioneve të cilat qëndrojnë në dispozicion të qytetarëve (Gjykata Kushtetuese, zyra e Avokatit të popullit, Komisioni i përhershëm anketues për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ad hoc komisionet të cilat punojnë në raste konkrete të shkeljes së të drejtave të njeriut, Sektori i kontrollit të brendshëm në Ministrinë e punëve të brendshme, drejtoria për përcjelljen e zbatimit të sanksioneve pranë Ministrisë së drejtësisë, Komisioni për luftimin e korrupsionit, inspektoratet dhe trupat tjera të cilat për detyrë e kanë kontrollin dhe inicimin e procedurave për përgjegjësi të përfaqësuesve të pushtetit shtetëror dhe të administratës). Aktiviteti në KMH  do të përbëhet në përkrahjen e këtyre institucioneve në punën e tyre dhe në identifikimin dhe sinjalizimin për lëshimet në punën e tyre që mund ta rrezikojnë realizimin përkatës të funksionit të tyre themelor. 

2.3. Dhënie e ndihmës juridike pa pagesë dhe konsultime.

KMH do të vazhdojë me 
dhënie e ndihmës juridike pa pagesë (udhëzimi i qytetarëve  të cilët do tu drejtohen komitetit, institucioneve përkatëse dhe mekanizmave të cilat u qëndrojnë në dispozicion), 
punë me avokatë dhe dhënie e ndihmës në zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në paditë, ankesat dhe intervenimet tjera para organeve përkatëse gjyqësore dhe administrative, 
dhënie e ndihmës organizatave tjera joqeveritare ose paraqitje e përbashkët për raste konkrete,
intervenime të drejtpërdrejta në organet shtetërore dhe gjyqësore në lidhje me rastet konkrete,
përfaqësim i drejtpërdrejtë i palëve para gjykatave dhe para organeve shtetërore (në një numër të përzgjedhur të rasteve  të shkeljeve më të mëdha  të të drejtave të njeriut ose në rastet tipike të shkeljes së përsëritur), 
inicimi i rasteve para Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë, Komisionit të përhershëm anketues dhe Avokatit të popullit,
inicimi i rasteve para Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut dhe dhënie e ndihmës palëve për inicimin vetanak të rasteve.

3. Përforcimi i të drejtave ekonomike dhe sociale

QЁLLIMI I PЁRGJITHSHЁM:

Nisemi nga qëndrimi se varfëria e madhe e pamundëson ose kufizon praktikumin e të drejtave civile, kulturore, ekonomike, politike dhe sociale; dhe se varfëria në vetvete e përmban diskriminimin  si element qenësor dhe do të thotë pasiguri absolute për njeriun në sajë të të gjitha bazave të mundshme të jetës shoqërore. Mu për këtë, puna në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave themelore qytetare dhe të lirive dhe të drejtave politike është e ndërlidhur në mënyrë të pashkëputshme me përforcimin e të drejtave ekonomike dhe sociale. 

Mungesa elementare e ushqimit, pullazit mbi kokë, mbrojtjes shëndetësore dhe sociale në Republikën e Maqedonisë, paraqet shkelje më e hapur e dinjitetit dhe vlerës së njeriut,  dhe për një pjesë më të madhe  e bën të kotë debatin për të drejtat kulturore, arsimore, të pakicave, ato zhvillimore, politike dhe civile. 

Një pjesë e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë është sjellë në gjendje të varfërisë së tillë e cila manifestohet si varshmëri e plotë, situatë pa ndihmë, ekspozim në vullnetin e çdo politikani dhe nënshtrim në nënshtrimin e llojit më të ulët. Ata janë sjellë në gjendje të mos e respektojnë ligjin, ta ushqejnë korrupsionin, ta mundësojnë nepotizmin, ta pranojnë përkatësinë partiake si mënyrë të vetme që të mbijetojnë dhe të kënaqen me shpërthimet momentale të revoltës që përfundojnë në apati edhe më të madhe. 

QЁLLIME TЁ VEÇANTA:

3.1. Rritja e vetëdijes dhe të njohurit e varshmërisë nga praktikimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut nga niveli i varfërisë së popullatës.

KMH do të vazhdojë me përpilimin e analizave dhe raporteve të posaçme me raportin midis varfërisë dhe praktikimit të mbrojtjes së të drejtave të njeriut (posaçërisht për qasjen deri te drejtësia dhe mjetet efektive juridike). 

Vëmendje e posaçme do ti kushtohet analizës vjetore të buxhetit të shtetit nga aspekti i luftimit të varfërisë dhe shpërndarjes së fondeve buxhetore varësisht nga vendet kritike për rritjen e shkallës së të punësuarve dhe të standardit, mbrojtjes sociale  dhe e mbrojtjes së fëmijëve.

3.2. Моnitorimi i implementimit të standardeve ndërkombëtare në legjislativën dhe në praktikën.

KMH do të bëjë monitorim të rregullativës ligjore dhe nënligjore nga aspekti i implementimit të standardeve ndërkombëtare të të drejtave ekonomike dhe sociale.

KMH do të bëjë edhe monitorim të zbatimit të dispozitave ligjore dhe të mekanizmave mbrojtëse nga lëmi i legjislativës punuese në ndërmarrjet, institucionet shtetërore dhe në firmat private. 

Vëmendje e posaçme do ti kushtohet ngritjes së vetëdijes tek qytetarët dhe tek bartësit e pushtetit për obligimet të cilat i ka marrë shteti me ratifikimin e Traktatit Ndërkombëtar për të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore, Kartën Sociale Evropiane dhe me marrëveshjet tjera relevante ndërkombëtare.

Në periudhën e ardhshme do të fillojë me organizimin e fushatës dhe të lotimit për nënshkrimin dhe ratifikimin e Kartës së reviduar Evropiane për të drejtat sociale dhe ekonomike.

3.3. Ndihmë juridike pa pagesë për mbrojtjen e të drejtave ekonomike  dhe sociale

KMH do të  jep ndihmë juridike pa pagesë dhe do të bëjë përfaqësim të drejtpërdrejtë në rastet e shkeljeve dhe të abuzimit të të drejtave punuese, ekonomike dhe sociale (posaçërisht të grave, personave më të moshuar, personave me handikap dhe fëmijëve).

4. Promovimi i lirisë së besimit dhe të religjionit

QЁLLIMI I PЁRGJITHSHЁM:

Nisemi nga qëndrimi se çdo kush e ka lirinë e të menduarit, bindjes dhe predikimit të fesë, përfshirë aty edhe të drejtën e ndërrimit të bindjes dhe të religjionit. Liria e besimit  dhe e religjionit paraqet element jashtëzakonisht i rëndësishëm për demokratizimin, posaçërisht në kushte të shoqërive multikulturore dhe tradicionalisht multikonfesionale siç është republika e Maqedonisë. Angazhimi i përgjithshëm në nivel nacional është desekularizimi i plotë i shtetit dhe krijimi i kushteve për praktikimin e lirë individual por edhe në bashkësi të bindjeve dhe të religjionit të garantuar me regullativë përkatëse ligjore dhe përmes veprimit institucional. 

QЁLLIME TЁ VEÇANTA:

4.1. Puna në implementimin e standardeve ndërkombëtare në legjislativin nacional.

KMH do të punojë në implementimin e dispozitave të rregullativës ndërkombëtare që kanë të bëjnë me lirinë e besimit në ligjet nacionale. Posaçërisht do të insistojë për kyçjen e të gjitha bashkësive të regjistruara fetare dhe grupeve të regjistruara religjioze në përpilimin e legjislativës së re ligjore.

Në rast të mbetjes së zgjidhjeve dhe të neneve në ligjin e ri për bashkësitë fetare dhe grupet religjioze që janë në kundërshtim me standardet ndërkombëtarisht të pranuara KMH sërish ato do ti parashtrojë para Gjykatës Kushtetuese ose do t’ia transmetojë Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut. 

KMH do të insistojë për ndryshime në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë në nenin 19 në të cilin me emër përmenden pesë bashkësi fetare me çka implikohet vendosmëria diskriminuese e bashkësive tjera fetare dhe të grupeve religjioze.

4.2. Моnitorimi i praktikimit dhe të mbrojtjes së lirisë së besimit

KMH do të vazhdojë me monitorimin e zbatimit të lirisë së besimit (individualisht dhe kuadër të bashkësive fetare dhe grupeve religjioze). Vëmendje e posaçme edhe më tej do ti kushtohet rolit të shtetit në krijimin e kushteve për zbatimin e kësaj të drejte dhe në funksionimin e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze.

KMH do të intervenojë para organeve shtetërore në rastet e kufizimit ose të shkeljes së kësaj të drejte dhe do tu jep ndihmë juridike qytetarëve dhe organizatave në funksion të mbrojtjes së saj.

4.3. Rritje e vetëdijes dhe njohja e besimit si e drejtë themelore e njeriut

KMH do ta vazhdojë punën për organizimin e tryezave të rrumbullakëta, debateve dhe konferencave që kanë të bëjnë me lirinë e besimit dhe të predikimit të fesë dhe do të marr pjesë në punën e tubimeve të tilla të organizuara nga organizata tjera joqeveritare ose bashkësi të caktuara fetare ose grupe të caktuara religjioze. 

Коmiteti do të kyçet në të gjitha debatet që do të zhvillohen në lidhje me arsimin dhe religjionin dhe iniciativat për vënien e predikimit fetar në arsimimin formal. 

KMH (përmes raporteve dhe kumtesave të veta)  do të sinjalizojë për shkeljen e lirisë së besimit dhe të religjionit dhe do të vë në pah mënyra për tejkalimin e praktikave të këtilla.

5. Forcimi i lirisë së të shprehurit

QЁLLIMI I PЁRGJITHSHЁM:

Nisemi nga qëndrimi se çdo kush ka të drejtë për liri të shprehjes përfshirë aty edhe lirinë e komunikimit dhe të informimit. E drejta nënkupton liri të shfaqjes së mendimit  dhe marrjes e dhënies së informacioneve dhe ideve, pa përzierje nga ana e autoriteteve publike dhe pa marrë parasysh kufijtë. Kufizimi i kësaj të drejte mund të jetë lëndë e vetëm e kufizimeve të tilla të cilat janë paraparë me ligjin dhe janë në pajtim me standardet ndërkombëtare. Qëllimi i përgjithshëm është përforcimi i të drejtës që të shfaqet mendimi vetanak, të jepen dhe të merren informacione dhe të rritet qasja e njerëzve në të gjitha informacionet e nevojshme.

QЁLLIME TЁ VEÇANTA:

5.1. Rritja e vetëdijes  së qytetarëve për domethënien e lirisë së të shprehurit dhe e mundësisë për marrje dhe dhënie të informacioneve.

Përmes raporteve, kumtesave dhe analizave të veta KMH do të plasojë sa më shumë që është e mundshme informacione të cilat qytetarëve do tu ndihmojnë në zbatimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të tyre. Në të vyejtën kohë KMH do të reagojë ashpër në çdo përpjekje për kufizimin e lirisë së të shprehurit e cila nuk është e paraparë në ligjin dhe e cila është e nevojshme në një shoqëri demokratike. 

Vëmendje e posaçme komiteti do ti kushtojë zbatimit të legjislativës së re e cila ka të bëjë me qasjen në informacionet dhe me mbrojtjen e lirisë së shprehjes. 

KMH do të vazhdojë të punojë në demokratizimin e hapësirës mediatike dhe në promovimin e llojllojshmërisë dhe pluralitetit të medieve që janë të pranishëm në Republikën e Maqedonisë. Kjo  e nënkupton si ekzistimin e mediave në gjuhët e bashkësive të ndryshme etnike, ashtu edhe prani e barazuar e informacioneve për bashkësi të caktuara etnike ashtu edhe qasje në informacionet relevante për të gjithë qytetarët në Republikën e Maqedonisë.

5.2. Përmirësimi i profesionalizmit në gazetarinë dhe të ligjeve për mediat 

KMH do të merr pjesë në edukimin e gazetarëve (posaçërisht për çështjen e të drejtave dhe të lirive të njeriut) të cilën do ta organizojnë institucione dhe organizata të specializuara dhe do të iniciojë trajnime dhe seminare të veta që kanë të bëjnë me të drejta konkrete dhe me shkeljet e të drejtave të grupeve të caktuara të ndjeshme. 

KMH do të sinjalizojë për shkeljen e lirisë së të shprehurit (në lidhje me rastet të cilat udhëhiqen para gjykatave kundër gazetarëve të caktuar), por edhe për kufijtë e kësaj lirie (posaçërisht nga aspekti i prezumpcionit të pafajësisë dhe shkeljet e jetës private dhe personale të qytetarëve). 

KMH do të vazhdojë me analizën e legjislativës që ka të bëjë me lirinë e shprehjes dhe me ligjet me të cilat rregullohet kufizimi dhe sanksionimi i lirisë së të shprehurit atëherë kur ajo praktikohet në mënyrën e cila paraqet shkelje të të drejtave dhe lirive të të tjerëve. Vëmendje e posaçme edhe më tej do ti kushtohet pranisë së gjuhës së urrejtjes dhe shkeljes së dinjitetit të njeriut nga ana e mediave, gazetarëve ose personave të cilët në sajë të bazave tjera i shfaqin mendimet dhe idetë e veta përmes mediave. 

Метоdologjia e punës

Оrganizimi

KMH do të punojë në sajë të Statutit ekzistues dhe në kuadër të strukturës ekzistuese organizative. Për përmbushjen e detyrave të parapara strategjike do të nevojitet rritja e Bordit të cilët aktivisht do të kyçen në zbatimin e aktiviteteve konkrete të projekteve dhe do të nevojitet përforcimi i shërbimit profesional të komitetit me avokatë dhe juristë të angazhuar vazhdimisht dhe kohë pas kohe, si dhe me kuadër i cili  do të jetë posaçërisht i angazhuar në përgatitjen e projekteve. 

Gjatë viteve të ardhshëm do të punohet në idenë  për anëtarësi dhe anëtarësim në komitetin. Duke  i pasur parasysh dëshirat dhe interesin e shfaqur të një numri të konsiderueshëm të ekspertëve nga lëmi i të drejtave të njeriut dhe nga lëmi të tjera të afërta me të, si dhe me qëllim të ndërtimit të qëndrueshmërisë së komitetit  do të vendoset sistemi i anëtarësimit dhe i krijimit të rrethit të personave të cilët drejtpërdrejtë do ti përkrahin aktivitetet dhe aksionet e komitetit. 

Në periudhën e ardhshme do ti kushtohet vëmendje zhvillimit të përtëritjes së komitetit dhe trajnimit për veprim vullnetar.

Poashtu, do të nevojitet përtëritje e rrjetit për monitorim dhe trajnim i vëzhguesve në qytetet tjera të shtetit.

Bashkëpunimi dhe partneriteti

Në nivel ndërkombëtar do të kultivohet dhe do të thellohet puna e përbashkët me IHF, me komitetet e Helsinkit të vendeve fqinje, në kuadër të  rrjeteve ekzistuese dhe të reja të organizatave joqeveritare të cilat punojnë në fushën e të drejtave të njeriut (si BHRN) dhe me përfaqësuesit e OKB, Këshillit të Evropës dhe misionit të OSBE-së në Republikën e Maqedonisë.

KMH do të angazhohet që ta shtojë bashkëpunimin me:
• organizatat joqeveritare në territorin e Republikës  së Maqedonisë (përmes dhënies së ndihmës dhe punës së përbashkët në projekte) 
• me institucione akademike (Fakultete juridike, Akademinë policore, institute hulumtuese); 
• struktura dhe asociacione tjera (organizata sindikale, asociacione në nivel profesional, agjenci zhvillimore);
• organe shtetërore me funksion kontrollues (Avokati i popullit, Komisioni i përhershëm anketues, Sektori i kontrollit të brendshëm, Drejtoria për përcjelljen e zbatimit të sanksioneve);
• shërbime të cilat ofrojnë shërbime konkrete nga lëmi i sociales (qendra për punë sociale).
Partnerë strategjik

Në këtë moment dy linja themelore programore (monitoringu dhe ndihma juridike) realizohen me përkrahjen e Komitetit të Helsinkit të Norvegjisë dhe të Suedisë, dhe ato paraqiten  si partnerë themelor strategjik të Komitetit të Helsinkit edhe në periudhën e ardhshme.

Në partnerët strategjik KMH i numëron SIDA (agjencinë zhvillimore suedeze) UNICEF-in, zyrën e komisarit të lartë për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë.

Puna në projekte me përkrahje afatgjate dhe ndërtimi i qëllimeve të përbashkëta strategjike me organizatat e përmendura duhet ta sigurojë qëndrueshmërinë KMH dhe ta mundësojë zhvillimin e tij të mëtejmë si organizatë e pavarur e cila është në gjendje të ofrojë zgjidhje alternative në zhvillimin e institucioneve demokratike  dhe të mekanizmave në shtetin tonë, si dhe ta zbatojë funksionin e vet të qenit vartës të zbatimit të obligimeve të shtetit në lëmin e të drejtave dhe të lirive të njeriut. 

Financimi

KMH do të punojë në rritjen e burimeve të financimit me qëllim të sigurimit të mjeteve për programet e ndryshme të cilat burojnë nga qëllimet e parapara të Komitetit.

KMH do të orientohet drejtë kërkimit të burimeve më afatgjate të financimit të cilat do ta mundësojnë ndërtimin e vazhdueshëm të kapaciteteve për veprimin dhe ndërtimin e thelbit të fuqishëm të ekspertëve  të cilët do ta sigurojnë punën përkatëse të komitetit.

Gjatë viteve të ardhshme nuk mund të pritet përkrahje nga burimet e brendshme të financimit (qoftë nga Qeveria ose nga struktura tjera qeveritare, qoftë nga sektori privat në Republikën e Maqedonisë). Partizimi politik  i sferës së gjithëmbarshme publike nënkupton ndërlidhje partiake me organizatat të cilat në çfarë do qoftë mënyre marrin përkrahje nga shteti, ndërsa rregullativa jo përkatëse ligjore nuk  jep hapësirë për donacione dhe financim nga firmat dhe organizatat private.

Karakteristikë unikale e KMH në kuadër të shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë është roli i tij i qenit vartës. Këtë  funksion KMH edhe në periudhën e ardhshme mund ta zbatojë vetëm nëse e ruan pavarësinë financiare në raport me shtetin dhe me cilën do qoftë nga partitë politike ose strukturat në Republikën e Maqedonisë.

Vetëm në këtë  kuptim komiteti nga një numër i madh i partive politike e posaçërisht nga ana e qytetarëve dhe të mediave tanimë perceptohet  dhe mendimi i KMH përdoret si masë e përhershme kontrolluese në lidhje me ngjarjet në lidhje me të drejtat dhe liritë e njeriut.

Pozita e këtillë e KMH e mundëson edhe përkrahjen e drejtpërdrejtë dhe të tërthortë të organizatave më të vogla joqeveritare (posaçërisht organizatave të cilat punojnë me grupe të ndjeshme dhe të margjinalizuara  dhe të cilat i janë ekspozuar sjelljes armiqësore si nga shteti ashtu edhe nga opinioni).

Моnitorimi dhe vlerësimi

KMH do të punojë në përmirësimin e monitorimit të jashtëm dhe në vlerësimin si të projekteve të caktuara ashtu edhe të punës së gjithëmbarshme të komitetit. Në këtë kuptim KMH do të punojë në përmirësimin e monitorimit të jashtëm dhe evaluimit si të projekteve të ndryshme ashtu edhe të punës së gjithëmbarshme të komitetit. Në këtë kuptim do të duhet të gjenden mjete të posaçme të cilat do ta mundësojnë  të cilat do ta mundësojnë revizionin e rregullt të jashtëm, me çka rritet edhe kredibiliteti i organizatës në paraqitjen e saj para rrethit më të gjerë të donatorëve. 
Në kuadër të komitetit do të zhvillohen procedura të veçanta për vlerësimin e brendshëm dhe për vetë vlerësim. Këto procedura do të aplikohen si në lidhje me aktivitetet e ndërlidhura me projektet konkrete ashtu edhe në lidhje me funksionimin e përgjithshëm të komitetit (puna dhe raportet me anëtarët e Bordit, ekspertët – konsulentë, avokatët – bashkëpunëtorë, monitorët). 

Me qëllim të marrjes së informacioneve nga ana e palëve do të vendoset kuti për vërejtje, dëshira dhe lëvdata, në të cilën çdo palë do të mund ta shfaq mendimin e vet për mënyrën  në të cilën ka qenë e pranuar, problemet me të cilat është ballafaquar dhe sugjerimet për ndryshimet e mundshme.


Twitter Facebook
Normal_banner-free-sq Normal___________alb Normal_banner-lgbti Normal_banner-ws-sq Normal_screenshot_2017-10-24_13.29.57