Corner Statut

Statut

SHKARKO 

I. DISPOZITA TЁ PЁRGJITHSHME

neni 1 Me këtë Statut përcaktohen qëllimet dhe detyrat e Komitetit të Helsinkit (më tej: Komitetit), emri, karakteri dhe selia, të drejtat dhe obligimet e anëtarëve, organizimi dhe menaxhimi, përfaqësimi dhe pushimi i përfaqësimit, mënyra e marrjes, shfrytëzimi dhe disponimi me mjetet dhe të gjitha çështjet tjera të rëndësishme për punën e këtij Komiteti. 

neni 2  Komiteti është organizatë joqeveritare, vullnetare, jashtë partiake dhe jo fitim prurëse e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë, me qëllim që si anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Helsinkit për të drejtat e njeriut (International Helsinki Federation ose më tej në tekstin: IHF) me seli në Vjenë  dhe me përkrahjen e Statutit të saj, të punojë për të mirën e përgjithshme dhe për interesat e përbashkëta të të gjithë njerëzve dhe të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe të qytetarëve të të gjitha shteteve Komitetet e Helsinkit të të cilave janë anëtarë të IHF.

neni 3  Anëtar i Komitetit mund të bëhet çdo qytetar i moshës madhore, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre nacionale, racore ose fetare, i cili është shtetas i Republikës së Maqedonisë ose shtetas i huaj me qëndrim të përhershëm në Republikën e Maqedonisë, i cili vullnetarisht  do ti bashkëngjitet Komitetit dhe do të nënshkruajë fletë aderimi me të cilën shfaq gatishmërinë që të jetë anëtar si personalitet qëndrimet dhe pikëpamjet e të cilit janë mbi ato të kombësisë dhe para së gjithash i takojnë mbarë njerëzimit dhe i cili e përkrah Statutin e Komitetit.

neni 4  Pranimi në kuadër të anëtarësisë bëhet me shqyrtimin e kërkesës për aderim nga ana e Këshillit  Ekzekutiv dhe konstatimit se kandidati e përkrah këtë Statut dhe Programin e Komitetit dhe se nuk ka shfaqur aktivitete kundruall kushteve të parapara me nenin 3 të këtij Statuti. Fletë aderimi, në rast të përjashtimit ose ndërprerjes së anëtarësisë në shoqatën, detyrimisht kthehet.

Komiteti për anëtarët e vet mban regjistër të anëtarësisë, i cili azhurnohet një herë në vit.

neni 5  Anëtari ka të drejtë:

- të zgjedh dhe të jetë i zgjedhur në organet e Komitetit;

- të propozojë zgjidhje të çështjeve me interes të përbashkët;

- të punojë në zhvillimin dhe përparimin e aktiviteteve shoqërore dhe të tjera të cilat rrjedhin nga Statuti, qëllimet dhe detyrat  programore dhe nga vendimet dhe konkluzionet e miratuara;

- ti implementojë në tërësi dispozitat nga Statuti dhe aktivitetet programore;

- ti përfaqësojë interesat dhe qëndrimet e Komitetit;

- të kërkojë ndihmë profesionale dhe tjetër nga lëmi i materies.

neni 6  Obligimet e anëtarëve të Komitetit janë që kenë pjesëmarrje konkrete në zbatimin e Programit të aktiviteteve të Komitetit dhe të marrin pjesë në mbledhjet.

neni 7  Çdo anëtar mund vullnetarisht të dalë nga Komiteti, si dhe të përjashtohet për shkak të bërjes së dëmit për veprimtarinë dhe shëmbëlltyrës së Komitetit dhe për shkak të  veprimit në kundërshtim me Statutin dhe aktet e Komitetit. Përjashtimi i këtillë është e besueshme për të dy anët, dhe vetëm poqese anëtari i përjashtuar kërkon, Komiteti do ti jep arsyetim me shkrim. 

neni 8  Anëtar nderi të Komitetit mund të zgjedhet personi i cili ka merita të posaçme në zhvillimin, aktivitetet dhe realizimin e qëllimeve dhe të detyrave të Komitetit, pa marrë parasysh nëse është shtetas i Republikës së Maqedonisë apo jo.

neni 9  Komiteti, si shoqatë e qytetarëve, qëllimet, detyrat dhe veprimtaritë e veta do ti realizojë në pajtim me raportet e rregulluara me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, me këtë Statut, me normat tjera ligjore të cilat e rregullojnë materien në këtë lëmi si dhe në pajtim me dokumentet dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, e posaçërisht me konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. 

neni 10  Komiteti e përfaqëson dhe paraqitet në emër të kryetarit, i cili autorizimin e tij për nënshkrim mund t’ia transmetojë:

a) drejtorit ekzekutiv, përkatësisht udhëheqësit të shërbimit profesional të Komitetit, në lëmin e çështjeve administrativo – teknike, dhe

b) udhëheqësit të projektit, përkatësisht zëvendësit të tij, në lëmin e çështjeve operative që kanë të bëjnë me realizimin e projektit, por në të cilat nuk hyjnë autorizimet financiare.

Ky transmetim i autorizimeve mund të revokohet në çdo moment.

neni 11  Titulli i shoqatës së qytetarëve është: KOMITETI I HELSINKIT PЁR TЁ DREJTAT E NJERIUT NЁ REPUBLIKЁN E MAQEDONISЁ.

neni 12  Selia e Komitetit është në Shkup, në rrugën “Dame Gruev” nr.8.

neni 13  Komiteti e ka cilësinë e personit juridik.

Komiteti e ka memorandumin e vet, vulën dhe vulën kënddrejtëshe.

Vula e përmban emrin e shoqatës: Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut i Republikës së Maqedonisë, ndërkaq në mes gjendet simboli i Komitetit i cili është simbol dhe vulë e Federatës së Helsinkit: shiriti i zi mes dy topave mbi të cilën me shkronja të bardha shkruan “i Helsinkit”. 

Vula kënddrejtësh e Komitetit ka formë kënddrejtëshe dhe në te është shkruar teksti vijues:

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut
i Republikës së Maqedonisë

Numri _________________

_________ / viti____

Sh  k  u  p 

neni 14  Puna e Komitetit është publike.

Puna publike sigurohet me raportimin e rregullt të anëtarëve të Komitetit për të gjitha format e punës, me kontrollimin e zbatimit të detyrave programore, me paraqitjen e raportit për punën e organeve dhe të trupave të Komitetit, për punën materialo – financiare e tjera.

Për informimin e opinionit më të gjerë shfrytëzohet shtypi, radioja dhe televizioni.


II. QЁLLIMET, DETYRAT DHE MЁNYRA E REALIZIMIT TЁ TYRE

neni. 15  Qytetarët janë të bashkuara në Komitetin për shkak të realizimit të interesit më të gjerë të përbashkët të kuptuar si kompleks të të drejtave dhe lirive të barabarta dhe të pa tjetërsueshme të çdo individi, e të cila nga ana e tyre janë gurrë themeltar dhe kusht pa të cilin nuk është e mundshme të ekzistohet në një shtet të lirë, të drejtë dhe paqësor i cili bënë pjesë në rrethin e vendeve të civilizuara, demokratike dhe bashkëmendimtare. 

1. Qëllimet e posaçme të Komitetit janë:

а) ta përkrah dhe ta afirmojë implementimin e dokumentit Përfundimtar të KESB-it të nënshkruar në Helsinki, në Finlandë, në gusht të vitit 1975 dhe posaçërisht të kujdeset për zbatimin konsekuent në Republikën e Maqedonisë, por edhe në të gjitha anëtaret tjera të Federatës së Helsinkit, të parimit të shtatë nga Deklarata për parimet nga të cilat udhëhiqen vendet anëtare në marrëdhëniet e tyre të ndërsjella dhe e ashtu quajtura “shportë e tretë” ose Bashkëpunimin në lëmit humanitare; si dhe në dokumentet e mëvonshme të KEBS/OSBE;

b) ta vëzhgojë zbatimin e të drejtave të njeriut në Maqedoni përmes prizmit të Deklaratës Universale të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut të miratuar në vitin 1948 dhe rekomandimeve pasuese dhe dokumente të afërta të Kombeve të Bashkuara, KE dhe OSBE dhe ti njoftojë organet kompetente të Maqedonisë dhe opinionin me njohuritë e veta për shkeljet eventuale me qëllim të tejkalimit situatat eventuale problematike, duke ju ndihmuar njëkohësisht personave të drejtat dhe liritë e të cilëve janë shkelur;

c) ta përkrah, përmes angazhimit për të drejtat dhe liritë e njeriut, zhvillimin e institucioneve demokratike, dhe posaçërisht promovimin e ligjshmërisë dhe sundimin e të drejtës;

d) të angazhohet në aktivitete relevante hulumtuese dhe të dokumentimit të cilat do të shpijnë drejtë botimit të veprave shkencore dhe të materialit arsimor, si dhe në njohjen sa më gjerësisht të mundshme me të drejtat e njeriut përmes edukimit, e me këtë do të bëhen pjesë e kulturës së jetës së përditshme të qytetarëve në Republikën e Maqedonisë;

e) të zhvillojë bashkëpunim të ngushtë me IHF dhe me anëtaret e saja, si dhe me asociacione përkatëse joqeveritare kombëtare ose ndërkombëtare në funksion të përparimit të përhershëm të përpjekjeve të përbashkëta për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.

2. Për të arritur qëllimet e veta Komiteti i ndërmerr aktivitetet vijuese:

а) zhvillon aktivitete në formë të përfaqësimit, lobimit, negociatave, ndërmjetësimit, edukimit përmes seminareve dhe punëtorive, veprimeve eksperte- konsultative, përfshirë aty edhe përgatitje të studimeve, organizimin e tribunave dhe tryezave të rrumbullakëta në funksion të debatit publik, inicimit të ndryshimeve ligjore dhe nën ligjore dhe inicimit të risive dhe të veprimtarisë botuese. 

Çdo aktivitet i këtillë në mënyrë të shkruar artikulohet në formë të projektit - 

b) përgatit dhe publikon raport mujor, gjashtëmujor dhe vjetor për gjendjen e të drejtave dhe lirive të njeriut në Republikën e Maqedonisë;

c) me përpikëri dhe me vetëdije i përmbush obligimet e veta, por i realizon edhe të drejtat e veta të cilat rrjedhin nga anëtarësia në IHF, gjë e cila në mënyrë të shkruar do të rregullohet në Aneksin 1 të këtij Statuti; 

d) në çdo pikëpamje i ndihmon viktimat e shkeljes së të drejtave të njeriut, posaçërisht me zhvillimin e projekteve për ndihmë juridike dhe me zhvillimin e rrjetit të ashtuquajturit “avokatë të besueshëm”; dhe 

e) grumbullon, pranon dhe krijon mjete me të cilat do të mundësohen aktivitetet e Komitetit.


III. FINANCIMI I KOMITETIT

neni 16  Komiteti grumbullon mjete nga:

- kontribute vullnetare, donacione, dhurata dhe legate;

- Buxheti i Republikës, Buxhetet e njësive të vetëqeverisjes lokale dhe Buxheti i Qytetit të Shkupit;

- provizione nga organe, organizatat, bashkësitë dhe nga shërbime tjera;

- nga shoqata tregtare; dhe

- nga shërbime tjera.

neni 17  Shfrytëzimi dhe disponimi me mjetet e Komitetit që janë marrë në sajë të bazave nga neni paraprak bëhet në mënyrën e përcaktuar me këtë Statut dhe sipas normave tjera ligjore. 

neni 18  Për shfrytëzimin dhe disponimin me mjetet vendosin organet e Komitetit, në pajtim me kompetencat e përcaktuara me këtë Statut, të cilët ndërmarrin masa për shfrytëzimin ekonomikisht në përputhje me qëllimin dhe për pengimin dhe mënjanimin e paligjshmërive. 

neni 19  Komiteti miraton plan financiar vjetor për të hyrat dhe të dalat e Komitetit.

Plani financiar i përmban të hyrat të cilat përfitohen në sajë të nenit 17 të Statutit, si dhe të dalat për aktivitetin shoqëror, për rroga të të punësuarve, për shpenzime materiale për punën e Komitetit dhe shpenzime tjera në lidhje me punën. 

neni 20  Komiteti ka xhiro – llogari të vetën.


IV. DREJTIMI ME KOMITETIN

neni 21 Me drejton anëtarësia e organizuar e Komitetit në mënyrë të drejtpërdrejtë ose përmes përfaqësuesve të vet në organet.

neni 22  Organet e Komitetit janë:

1. Kuvendi;

2. Këshilli Ekzekutiv

3. Shërbimi profesional

4. Këshilli i jashtëm.

neni 23  Kuvendi është trupi më i lartë i Komitetit.

Kuvendin e përbëjnë të gjithë anëtarët e Komitetit, e më së paku më shumë se gjysma e numrit të tërësishëm të anëtarëve. 

Kuvendi mblidhet sipas nevojës, por më së paku një herë në vit.

neni 24  Seancat e  Kuvendit i thërret kryetari i Komitetit më vonë 7 ditë para terminit të paraparë, ndërsa seancën e rregullt, vjetore më vonë 14 ditë para terminit të përcaktuar në seancën paraprake të Kuvendit. 

Seancë e Kuvendit thirret edhe me propozimin e Këshillit Ekzekutiv të Komitetit ose me propozimin e 1/5 së numrit të tërësishëm të Kuvendit. 

Nëse kryetari i Komitetit në afat prej 14 ditë nga dita e propozimit të dhënë nuk thërret seancë, atëherë seancën e thërret Këshilli Ekzekutiv ose iniciatorët. 

Seancë e Kuvendit për punën e Këshillit Ekzekutiv mund të thirret edhe me propozimin e komisionit mbikëqyrës.

Mënyra e thirrjes së seancave të Kuvendit të Komitetit përcaktohet me Rregulloren.

neni 25  Kuvendi vendos në mënyrë të plotfuqishme poqese janë të pranishëm më shumë se gjysma e numrit të tërësishëm të përfaqësuesve (anëtarëve).

Kuvendi sipas rregullës vendimet i miraton me shumicë votash nga përfaqësuesit (anëtarët) e pranishëm. Kuvendi për çdo seancë veç e veç zgjedh kryesues. 

Vendimet e Kuvendit janë të obligueshme për të gjitha organet dhe anëtarët e Komitetit.

neni 26  Nën kompetencat e Kuvendit është siç vijon:

- e miraton Statutin e Komitetit dhe bën ndryshime dhe plotësime të të njëjtit,

- zgjedh dhe shkarkon anëtarë të Këshillit Ekzekutiv dhe të organeve tjera të Komitetit,

- miraton orientim programor për punën e Komitetit në periudhë prej 4 vitesh, të operacionalizuar në programet vjetore,

- e shqyrton dhe miraton raportin për punën e Këshillit Ekzekutiv midis dy kuvendeve,

- e shqyrton dhe miraton raportin për punën materialo – financiare të Komitetit midis dy kuvendeve,

- sjell plan financiar dhe miraton llogari përfundimtare të Komitetit,

- debaton për rezultatet e arritura në zhvillimin e Komitetit dhe jep orientime për zhvillimin e mëtejmë të Komitetit,

- vendos për rrumbullakësimin ose shkëputjen nga shoqatë tjetër dhe për anëtarësim në lidhje dhe në organizata ndërkombëtare,

- me shumicë prej dy të tretat e votave vendos për pushimin e punës së Komitetit,

- sjell vendime, konkluza, rekomandime për zgjidhjen e çështjeve në interes të Komitetit,

- kryen edhe punë tjera të cilat rrjedhin nga Statuti dhe ligjet.

neni 27  Në Kuvend vendoset me votim të hapur /publik/.

Çdo anëtar i Kuvendit ka të drejtë në një votë.

Kuvendi themelon dhe i zgjedh anëtarët e trupave të veta ndihmëse.

neni 28  Kuvendi  zgjedh Këshill Ekzekutiv në të cilin shumica e anëtarëve janë shtetas të Maqedonisë.

neni 29  Këshilli Ekzekutiv i Komitetit (më tej: Këshilli) është organ ekzekutiv i komitetit në të cilin çdo anëtar ka të drejta, obligime dhe përgjegjësi  të njëjta për punën dhe zhvillimin e Komitetit në pajtim me Statutin. Anëtari i Këshillit përjashtohet nga votimi vetëm për çështje që kanë të bëjnë me atë, me bashkëshortin/bashkëshkëshorten e tij ose me kushëririn e tij deri në brezin e dytë edhe për çështje të cilat kanë të bëjnë me ndonjë person juridik mbi të cilin ai ka kontroll ose interes ekonomik.

neni 30 Këshilli është organ punëdhënës i Komitetit ku çdo këshilltar ka të drejta, obligime dhe përgjegjësi të njëjta për punën dhe zhvillimin e Komitetit në pajtim me këtë Statut, dhe me te kryeson kryetari i Komitetit si i pari mes të barabartëve. Kryesuesi i Këshillit njëkohësisht është edhe Zëdhënës i Komitetit.

Këshilli nga radhët e veta  zgjedh Kryetar të Komitetit me mandat prej katër vitesh dhe mundësi për një rizgjedhje.

Çdo udhëheqës  projekti ka të drejtë të merr pjesë në mbledhjet e Këshillit.

Të gjithë këshilltarët për angazhimin e vet realizojnë pagesë në pajtim me mundësitë financiare të Komitetit dhe në pajtim me aktivitetet e tyre.

neni 31  Nën kompetencat e Këshillit është siç vijon:

- i zbaton detyrat statutare dhe programore të Komitetit, si dhe vendimet dhe konkluzat e Kuvendit;

- e miraton dhe realizon programin vjetor të punës;

- propozon ndryshime dhe plotësime të Statutit;

- e zbaton politikën, konkluzat dhe vendimet e miratuara nga Kuvendi;

- miraton rregullore përkatëse, pranon marrëveshje dhe kontrakton kontrata;

- konvokon seanca të Kuvendit dhe përgatit materiale;

- e menaxhon dhe përgjigjet për menaxhimin me pronën e Komitetit:

- sjell vendime për themelimin e komisioneve të përhershme dhe të përkohshme, komisioneve të projektimit dhe rrjeteve të bashkëpunëtorëve dhe e orienton punën e tyre;

- inicion dhe/ose i miraton projektet dhe i cakton udhëheqësit e projekteve;

- rregullisht e përcjell dhe e orienton realizimin e projekteve;

- organizon dhe merr pjesë aktive në organizimin e aksioneve dhe manifestimeve të ndryshme;

- sjell vendime për shpërblime dhe mirënjohje;

- vepron si punëdhënës në raport me shërbimin profesional;

- jep pëlqim për Rregulloren për organizimin e punëve dhe të detyrave punuese të shërbimit profesional të Komitetit;

- sjell vendime për parashtresa dhe ankesa;

- përgatit raport vjetor ose periodik për punën e vet.

- kryen edhe punë tjera të cilat rrjedhin nga Statuti i  Komitetit.

neni 32  Kryetari i Komitetit thirr mbledhje konsultative të Këshillit menjëherë pas mbajtjes së Kuvendit. Në këtë mbledhje të parë Këshilli e zgjedh nënkryetarin.

neni 33  Këshilli mban mbledhje çdo të enjte të dytë të muajit përveç se në korrik dhe në gusht. Në mbledhjen e janarit të Këshillit përcaktohet plani vjetor i mbledhjeve të Këshillit.

Së paku dy herë në vit Këshilli i shqyrton procedurat e vëzhgimit, i vlerëson dhe sipas mundësisë sjell udhëzime për aplikimin e tyre sa më cilësor me ç’rast udhëhiqet nga rekomandimet e organizatave ndërkombëtare të shquara në lëmin e të drejtave të njeriut.

Këshilli miraton Rregullore

neni 34  Këshilli Ekzekutiv për punën e vet përgjigjet para Kuvendit të Komitetit.

Mënyra e thirrjes së mbledhjes dhe çështjet tjera nga puna e Këshillit Ekzekutiv rregullohen me Rregulloren e punës.

neni 35  Kryetari e përfaqëson Komitetin në marrëdhëniet me shtetin dhe me botën e jashtme njëlloj si dhe  me organizatat dhe institucionet tjera qeveritare dhe joqeveritare. Ai është anëtar fuqiplotë si i Kuvendit, ashtu edhe i Këshillit. Ai përgjigjet për zbatimin e Statutit, vendimet dhe qëndrimet e Komitetit dhe të Këshillit dhe është shpjegues i autorizuar i qëndrimeve dhe të interesave të Komitetit. 

Ai përgjigjet për zbatimin e politikës së Komitetit dhe të Këshillit midis dy mbledhje të  Këshillit. Për të gjitha vendimet e miratuara në periudhat e këtilla e informon Këshillin i cili shprehet nëse vendimi i këtillë është i aplikueshëm edhe në situata të ardhshme.

Kryetari nuk ka funksion zgjedhor ose tjetër, e as nuk është anëtar i cilës do qoftë partie sepse kjo mund të sjell në konflikte me qëllimet e Komitetit si organizatë joqeveritare.

neni 36  Nënkryetari i Këshillit e zëvendëson kryetarin dhe i ushtron të gjitha punët e tija të parapara me këtë Statut në kohën e mungesës së tij të paralajmëruar ose të imponuar. Nënkryetari është i obliguar që pas thyerjes së kryetarit, ta informojë për të gjitha aktivitetet që në ndërkohë janë ndërmarrë.


V. SHЁRBIMI PROFESIONAL I KOMITETIT

neni 37  Për kryerjen e punëve administrativo – profesionale, ndihmëse dhe të ngjashme me ato me interes të përbashkët për realizimin e detyrave dhe të qëllimeve të Komitetit themelohet Shërbimi Profesional të Komitetit.

Funksioni kryesor i Shërbimit Profesional është ti përgatit mbledhjet e Këshillit dhe të Kuvendit; ti realizojë aktivitetet e projektuara në pajtim me udhëzimet e udhëheqësit të projektit, por të organizuara nga udhëheqësi i Shërbimit Profesional; ti përgatit projektet e të gjitha raporteve, si dhe ti përcjell gjendjet në planin e të drejtave dhe lirive të njeriut ne vend dhe  për të njëjtën bë baza ditore ta informojë kryetarin e Komitetit.

Asnjë anëtar i Shërbimit Profesional, përfshirë aty edhe udhëheqësin e tij – nuk mund të jetë anëtar i Këshillit e as anëtar i Komitetit me të drejtë vote në seancat e Kuvendit të Komitetit.

neni 38  Të drejtat dhe obligimet dhe përgjegjësitë për punën e të punësuarve  në Shërbimin përcaktohen me marrëveshje pune që është në pajtim me normat ligjore të Republikës së Maqedonisë, dhe atë e kontraktojnë personi i cili punësohet nga njëra anë, dhe kryetari i Komitetit dhe Drejtori Ekzekutiv nga ana tjetër.

neni 39  Mjetet për punë të shërbimit profesional përcaktohen me plan Financiar për çdo vit edhe atë: mjete për rroga, mjete për  shpenzime të përbashkëta, mjete për dedikim të posaçëm për kryerje normale të funksionit.

neni 40  Me shërbimin profesional të Komitetit udhëheq drejtori Ekzekutiv, i cili sipas mundësisë është i angazhuar profesionalisht.

Drejtorin Ekzekutiv e emëron dhe e shkarkon Këshilli Ekzekutiv, në pajtim me kushtet që janë përcaktuar me vendim të posaçëm.

Ngarkimin me detyra, si dhe realizimin e detyrave nga të punësuarit e përcjell dhe e vlerëson Drejtori Ekzekutiv, i cili, njëkohësisht, është kompetent edhe për paraqitjen e propozimeve për stimulim, për përparim dhe për inicimin e procedurës disiplinore, si dhe për sjelljen e vendimit për suspendimin e të punësuarve me kohëzgjatje deri në seancën e parë të ardhshme të Këshillit, e më së shumti deri në një muaj.

neni 41  Të drejta, obligime dhe kompetenca të Drejtorit Ekzekutiv:

- Drejtori Ekzekutiv është organ punëdhënës dhe i kryen të gjitha të drejtat dhe obligimet të cilat rrjedhin nga Ligji për marrëdhënie pune,

- Drejtori Ekzekutiv është bashkë – urdhër dhënës me kryetarin e Komitetit, përkatësisht bashkë – nënshkrues të llogarisë së Komitetit,

- Drejtori Ekzekutiv përgjigjet për zbatimin e planit Financiar dhe të Programit për punë të miratuar nga Bordi dhe Kuvendi i Komitetit,

- kujdeset për zbatimin në kohë të vendimeve dhe të konkluzioneve të miratuara nga Kuvendi dhe Këshilli Ekzekutiv,

- në qarkullimin juridik ndërmerr masa dhe veprime në emër dhe për llogari të Komitetit, kontrakton kontrata, marrëveshje në emër dhe për llogari të Komitetit në lëmin e çështjeve administrativo – teknike, ndërkaq në pajtim me autorizimin e marrë për nënshkrim nga ana e kryetarit të Komitetit, 

- kujdesen për aplikimin e drejtë të dispozitave ligjore nga lëmi i veprimtarive të cilat i kryen Komiteti, e poqese për këtë konsideron se një aktivitet i caktuar i Komitetit mund të bie ndesh me rregullativën, për këtë me shkrim e sinjalizon kryetarin e Komitetit, përkatësisht të Këshillit.

Në  zbatimin e detyrave, Drejtorit Ekzekutiv i ndihmon, ndërsa në mungesë të tij e zëvendëson menaxherin organizativ të shërbimit profesional i cili angazhohet varësisht nga numri dhe vëllimi i projekteve, përkatësisht programeve të komitetit.

neni 42  Këshillin e jashtëm e përbëjnë 6 – 8 jo anëtarë të Komitetit nga radhët e: gazetarëve, kuadrove universitare, administratorëve të lartë, organizatave tjera joqeveritare. Funksioni themelor i Këshillit është që ti shfaq komentet e veta, sugjerimet dhe mendimet për projekt – raportin vjetor, si dhe për punën dhe efektet e veprimit të Komitetit.

Këshilli e përcakton listën e rangimit të personave të cilëve do t’ju ofrohej ta përbëjnë Këshillin. 

VI. DISPOZITA KALIMTARE DHE PЁRFUNDIMTARE

neni 43  Komiteti do të pushojë së punuari poqese për këtë vendosin anëtarët e Komitetit, poqese numri i anëtarëve zvogëlohet nën numrin e përcaktuar për themelim, poqese paraqiten shkaqet e përcaktuara në nenin 52 të Ligjit.

Vendim për pushimin e ekzistimit të Komitetit Kuvendi me shumicë prej dy të tretat të anëtarëve të Komitetit.

neni 44  Të drejtë për shpjegim autentik të dispozitave të këtij Statuti ka Kuvendi, ndërsa midis dy Kuvendeve e ka Këshilli Ekzekutiv i Komitetit.

neni 45  Ndryshimet dhe plotësimet e këtij Statuti bëhen sipas të njëjtës procedurë si edhe miratimi i tij.

neni 46  Ky Statut ka gjithsej _52_nene dhe gjithsej një aneks dhe hyn në fuqi nga dita e miratimit, e me këtë pushon të vlejë Statuti i Komitetit të Helsinkit i 8 qershorit të vitit 2002.


KRYETAR I KOMITETIT

(V.V.)

ANEKSI 1

Në sajë të nenit 15, pika 2, alineja v) nga Statuti i Komitetit të Helsinkit  për të drejtat e njeriut i Republikës së Maqedonisë pre datës _______________ (më tej: Komiteti), e në pajtim me Statutin të Federatës Ndërkombëtare të Helsinkit për të drejtat e njeriut të datës 07.11.1998 (më tej: IHF), përcaktohen rregullat vijuese për

BASHKЁPUNIM ME

FEDERATЁN NDЁRKOMBЁTARE TЁ HELSINKIT PЁR TЁ DREJTAT E NJERIUT

#1  (3.2-v[1]) Komiteti, si anëtar i IHF, deri në datën e përcaktuar nga Komiteti Ekzekutiv i IHF do të përgatit dhe do ti dërgojë Sekretariatit të IHF dy raportet vijuese vjetore: 

a) Raport për gjendjen e të drejtave të njeriut në Republikën e Maqedonisë; dhe

b) Raport për punën e vet.

Raporti i parë do të botohet dhe/ose do tu shpërndahet në mënyrë integrale përfaqësuesve të opinionit të Maqedonisë, ndërsa raporti  i dytë do të jetë ose version identik ose i shkurtuar i raportit të cilin Këshilli është i obliguar ta përgatit në pajtim me nenin 26/1 – 4 nga ky statut dhe t’ia dërgojë për shqyrtim Kuvendit të vet.

#2  (4.1) Komiteti përmes përfaqësuesve të vet do të merr pjesë aktive në punimet e Asamblesë së përgjithshme të IHF, ndërsa përmes përfaqësuesve të vet edhe në trupat tjera të IHF.

#3  (4.2.2-4) Në mbledhjen e vet të rregullt në nëntor Komiteti do të vendos se kush do ta përfaqësojë në mbledhjen Vjetore të IHF për atë vit dhe do të vendos nëse ka çështje të cilat dëshiron të përfshihen në rendin e ditës të mbledhjes Vjetore të IHF. Raportimi për këto dy vendime Sekretariatit të IHF do ti dërgohet më vonë 20 ditë para datës së caktuar të mbajtjes së mbledhjes Vjetore.

#4  (5.1) Komiteti e obligon Kryetarin dhe Drejtorin Ekzekutiv që të mbajnë kontakte me Drejtorin Ekzekutiv dhe Sekretariatin e IHF për shkak të përmbushjes së obligimeve të rregullta që kanë të bëjnë me funksionimin e Komitetit. Kontaktet në emër të Komitetit Ekzekutiv të Komitetit me Këshillin Ekzekutiv të IHF do ti realizojë ekskluzivisht Kryetari ose anëtari i Këshillit i autorizuar nga ai. 

Kontaktet gojore shënohen ose për ato në mënyrë të tërësishme informohet Këshilli.

#5  (5.2) Kryetari i nderit i Komitetit ka autorizim dhe liri që të komunikoje me Kryetarin e Nderit të Asamblesë së përgjithshme të IHF kur do ta sheh këtë të arsyeshme, dhe në pajtim me vlerësimin vetanak do ta informojë Këshillin për përmbajtjen e kontaktit.

#6  (6.1) Komiteti do të aplikojë për mjete në kuadër të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë me të cilat do ta shlyente anëtarësinë në IHF dhe, eventualisht, do të merrte pjesë në tubimet ndërkombëtare siç është Takimi Vjetor për dimensionin human të OSBE-së.

#7  (6.3) Komiteti e përcakton kryetarin  e vet si arbitër i cili i qëndron në dispozicion Komitetit Ekzekutiv të IHF në rast të nevoje të paraparë me dispozitën  6.3-g nga Statuti i IHF. Raportimi për këtë dispozitë do të jepet bashkë me raportimin #3 të këtij Aneksi.

#8 Ky aneks ka gjithsej tetë pika dhe do të fillojë të aplikohet pas miratimit të tij nga ana e Kuvendit të Komitetit.

Twitter Facebook
Normal_banner-free-sq Normal___________alb Normal_banner-lgbti Normal_banner-ws-sq Normal_screenshot_2017-10-24_13.29.57